E marte, 19.03.2024, 11:29 AM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët - Fundi i tranzicionit të gjatë

E marte, 20.05.2008, 08:15 PM


SHQIPTARËT – FUNDI I TRANZICIONIT TË GJATË

Nga Xhevat Rexhaj

Thonë se historia përseritet, une nuk e di por mund të them se po e përjetoi, une si individë për herë të parë këtë ndjenë të mirë të përseritjes edhe pse dëshiroi që përseritja e historisë vërtet mos të jetë e vërtet gjithherë se athere do jetoi me friken se mos po kthehet e keqja prap. Sigurishtë se nuk ka përseritje sepse tani gjërat po vihen aty ku duhej të ishin me vite të tëra përpara. Ky shekull vërtet po na sjellë neve shqiptarëve gëzime të tilla që vërtet po na bëjnë shumë të lumtur por edhe krenarë njëheresh. Pse mos të jemi krenar kur e gjithë që po ndodh me ne dhe rreth nesh po lidhet me të ardhmen po lidhet me faktorizimin e Kombit më të gjallë dhe më vital në Evropë.

Presidenti Historik i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova pat thyer dhe shkatrruar njëfar Shoqate Shkrimtarësh në vitin 1987, ishte me shqiptarët i pari që futi virusin e shkatrrimit të krijesës Jugosllavi, i pari që krijoi Parti Politike Demokratike LDK, ishte i pari që haptas e dëshironte perëndimin e dëshironte Amerikën dhe Inglizin e Haxhi Zekës, e ktheu botën drejtë, iu dha leksion edhe demokracive të vjetra se edhe ne ishim pjestar të civilizimeve të hershme edhe para Papë Justinjanit, Gjergj Kastriotit , Pjetër Bogdanit, Naimit, Faik Konicës, Gjergj Fishtes, Nanë Terezës etj. Pra Dr. Rugova dhe populli shqiptarë i treguan Mikut tonë të madh SHBAsë dhe Fuqive Evropiane se kemi durim dhe për këtë edhe vuajmë, nese dikur na shpërblehet, dhe kësaj radhe ata e mbajtën premtimin sepse panë edhe vendosmërin dhe vizionin e qartë të shqiptarëve për të ardhmen dhe për rregullimin e drejtësisë i cili ishte i dhimbshëm me shekuj për ta, por triumfoi Aleanca e Drejtë.

Republika e Kosovës u bë realitet, ëndrrat po bëhen realitet, Shqiptarët po e sigurojnë vendin e tyre në rajon dhe në të ardhmen edhe më larg, në vendimmarrje, lirija e qarkullimit për në të gjitha trojet shqiptare është më e lirë se kurrë, tregtia ekonomia, kultura, sporti, lidhjet familjare etj po funkcionojnë si më së miri, vërtet kënaqësi për këtë moment që po e jetojmë. Momente të lumtura po na vijnë dhe do të na vijnë edhe në të ardhmen nëse vërtet kemi Njerëz të urtë dhe Atdhetar në vendimmarrje, në të gjitha Trojet tona. Për fat tonin një Njeri të vërtet dhe Shqiptarë e kemi në Krye të Shtetit Shqiptarë Prof. Dr. Sali Berishen, gjakun e pastër Shqiptarë. Njeriun që lenë pa tekst edhe një Asamble të Natos, një Parlament të Evropës një rajon të tërë që ende jeton me Mite të së kaluares. Ky Njeri vërtet po përjeton edhe vetë për fat të mirë frytet e angazhimit të tij me bashkëpunëtor dhe me Shqiptarët në përgjithësi, po përjeton vërtet Rilindjen reale të kombit Shqiptarë. E përjetoi dhe e solli Presidentin e SHBAsë George Bushin mu në Tiranë, e ndihmoi dhe e realizoi Pavarësimin formal të Republikës së Kosovës, dhe tani po fut Shtetin Shqiptarë në Shtëpin më të sigurtë në Botë, në NATO, vallë çfarë mrekullie dhe çfarë kënaqësie është jo vetëm për të por për tërë shqiptarët me mendje të kthjellët, thjeshtë i lumi ai dhe të lumtë ne shqiptarët në përgjithësi, thënë popullorqe.

Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryekuvendarja- Zonja Shqiptare- Jozefina Topalli tani më janë të barabartë në Shtëpinë e Madhe të Sigurisë në botë, këta do jenë gjithherë dhe kudo aty ku do të vendoset për shumçka e edhe për neve, sa kënaqësi, sa emocione duhet të kemi ne shqiptarët, ku ishim para 20 vjetësh ku mbërrijtem tani, Zoti i Madh dhe ne punuam shumë sepse fytyren e patëm kah Perëndimi dhe u afruam me ta, andaj edhe jemi tani faktikishtë me ta.

Prej datës 3.Prill 2008, Shqipëria dhe Shqiptarët përfundimishtë ndahen nga një e keqe e madhe, nga Komunizmi edhe nëse na kishte mbetur diku në skaje të trurit , kjo e keqe përfundimishtë duhet të varroset dhe të shporret nga mendjet aty këtu që mundë të ketë, tua lëmi armiqëve tanë që e kishin pjellë vetë, sepse tee fundit ne e kishim të blerë andaj nuk duhet ta mbajmë më shumë se ata që e kanë të vetin.

Ftesa e NATOS për Shqipërin për ne shqiptarët përbën fitimin më të madh tonin në Historin Shqiptare pas Njofjes Formale të Pavarësisë së Kosovës më dhe pas 17. Shkurtit 2008. Ne Shqiptarët pas Mijëra Vjetëve po kemi mundësi që vërtet Pranverën e Vitit 2008 ta përjetojmë me mbjellje të mbara, korrjet do të jenë të suksesshme dhe fitimi do të i takoi tërë kombit tonë.

Me këtë shkrim uroi Popullin Shqipëtar në përgjithësi, Presidentin, B. Topi, Kryeministrin, S. Berisha, Kryeparlamentaren J. Topali si dhe Kryetarët e të gjitha Partive Shqiptare për futjen e Shqipërisë në NATO, dhashtë Zoti e për Shtetin dhe Qytetarët angazhoheni pa ndërskamca.

Kam emocione dhe vërtet po ndihem i lumtur dhe me dinjoitet që jam Shqiptarë.

*Co - President i Shoqatës Mikste Zvicerrano- Shqiptare



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora