E enjte, 28.03.2024, 09:48 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shqiptarët shkojnë në Siri nëpërmjet OJQ turke IHH

E merkure, 14.08.2013, 06:22 PM


SHQIPTARËT SHKOJNË NË SIRI NËPËRMJET OJQ’SË TURKE IHH

Nga Express

Organizata humanitare turke IHH ka rekrutuar qindra shqiptarë të religjionit mysliman, dhe pastaj, pas stërvitjeve të përfunduara në Turqi, i ka dërguar ata në Siri, për të luftuar kundër qeverisë së Damaskut, citon agjencia iraniane Fars News një burim të saj.

"IHH’ja, e cila operon nën mbulojën e aktiviteteve bamirëse, dhe e cila vepron në koordinim të plotë me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, dhe me grupet ekstremiste vahabiste të Arabisë Saudite, deri më tani ka transferuar 769 shqiptarë për në Siri, për t’iu bashkuar të ashtuquajturës Ushtri e Sirisë së Lirë (FSA)”, citon Fars News një burim të sajin që deshi të mbetej anonim, nga fika se mund t’i rrezikohet jeta.

I njëjti burim, i cili këtë program e braktisi pas disa javësh të luftimeve në Siri, shtoi se, ata që u rekrutuan nga IHH “u transferuan nën Turqi përmes Tiranës, ku pastaj kiu nënshtruan një stërvitjeje ushtarake, që udhëhiqej nga disa oficerë të pensionuar amerikanë, të stacionuar në bazën ushtarake Reyhanli, në jug të provincës turke Hatay".

"Grupi i fundit i rekrutuar përbëhej nga 90 shqiptarë, të cilët në Stamboll arritën nga Tirana, nëpërmjet fluturimit të Turkish Air, numër 1078, më 30 qershor 2013”, shtoi tutje ai.

Kur u pyet lidhur me shkaqet e braktisjes së tij, burimi i Fars News theksoi se, "përkundër tentimeve të IHH’së për të rekrutuar njerëz për nevojat e FSA’së, afro 450 e këtyre shqiptarëve myslimanë e kanë braktisur FSA’në pas disa javëve në front, dhe i janë bashkuar grupeve të lidhura me Al-Qaeda’n, veçanërisht atij që njihet si al-Nusra Front". Kjo, për shkak se, grupet e lidhura me Al-Qaeda’n furnizohen shumë më mirë, gëzojnë përkrahje dhe kanë organizim më të mirë, dhe i prijnë luftës së kryengritësve në Siri, sqaroi ai.

 

Për më tepër:

http://english.farsnews.com/newstext.aspx?nn=13920523000421



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora