E premte, 29.03.2024, 07:35 AM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve

E hene, 19.05.2008, 09:00 PM


Albert Zholi

Me daten 19.05.2008, ne nja nga sallat e Hotel Tirana nga Instituti Kombëtar i Integrimit të jetimëve Shqiptarë,u mbajt nje Konference shtypi (nen kujdesin e Posta Shqiptare), me teme:

20 MAJI

Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve

“ME NE, SHOQËRIA EDHE MË E MIRË…”

Kjo datë, është inicuar 4 vjet më parë nga Instituti Kombëtar i Integrimit të jetimëve Shqiptarë, si “Dita Kombëtare në ndihmë të jetimëve”, e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me Ligjin nr. 9233, datë 13.05.2004.

Kjo iniciativë e IKIJSH-së,  është shtrirë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, në Parlamentin e Kosovës.

Është menduar që  më datën 20 Maj, 2008, ditën e Martë, paradite,  do të organizohet  nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë një veprimtari e gjërë sensibilizuese  me 150  fëmijë të jetim të policëve të rënë në detyrë, fëmijë  jetim rom dhe të gjakmarrjes, fëmijë të mbetur jetim nga fatkeqësia e tragjedisë  së Gërdecit,  nga qëndra të ndryshme rezidenciale,  shtetërore dhe  joqeveritare, fëmijë jetim  në komunitet, etj.

Atë ditë, fëmijët do të jenë të veshur me uniformën tradicionale, bluza dhe kapele të bardha, me slloganin “Me Ne Shoqëria edhe më e Mirë….”.

Është menduar që nga këta 150  fëmijë jetimë, 20 prej tyre,  qysh në orën 10 të paradites, do të jenë të ftuarit e Presidentit të Republikës z. Bamir Topi,  ku në  harkun kohor të 20 minutave, ata do të dialogojnë me kreun e shtetit, për të gjitha problemet që ata kanë. 

Presienti,  do  të dëgjoj me vëmendje nga goja e femijeve  të gjithë problematikën  sociale që ata kanë,  duke u premtuar  fëmijëve si prind,   se shteti   ka angazhimin serioz dhe maksimal që këta fëmijë të rriten me një përkujdesje si të gjithë bashkëmoshatërët e tjerë,  të edukohen dhe të jenë pjesë integrale dhe reale e shoqërisë.

Pas takimit me Presidentin, të 20 fëmijët do të dalin nga Presidenca, të shoqëruar nga Presienti.

Përjashta i pret karvani me 20 mikrobuza të bardhë  shëtitës të 20 Majit, ku ndodhen edhe fëmijët e tjerë.

Këta fëmijë, do të  shoqërohen  nga 15 gra – Deputete në Kuvendin e Shqipërisë, ku fillon shëtitja e autokolonave me mikrobuza të bardhë e shoqëruar nga 4 motocikleta të gardës së Republikës me destinacion Martenitetin e Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë”.

Autokolona me 20 mikrobuza të  bardhë, në Ballinat dhe pjesët  e dukshme të tyre kanë banderolat me slloganet e Ditës së 20 Majit. Ato do të ecin  ngadalë përgjatë bulevardit të Tiranës, nën veshtrimin e kalimtarëve dhe qytetarëve të Tiranës, deri sa autokolona  me 20 minibuzë  të mbërrijë në Maternitetin e Tiranës, ku sërish fëmijët të shoqëruar nga Gratë – Deputete,  do të ftohen nga  z. Halim Kosova në Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Ata do  të vizitojnë  nënat  që janë shtruar në  këtë maternitet, të cilat presin të lindin, apo edhe ato që kanë lindur, duke u dhuruar secilës prej tyre buqeta me lule, duke percjell mesazhe njerëzore dhe shumë  emocione.

Pas kësaj, fëmijët nën shoqërinë e Deputeteve përqëndrohen në oborrin e maternitetit, dhe  aty fillon mbjellja e 20 Bredhave, që do të pagëzohen   atë ditë si “Bredhat e 20 Majit”, si një simbolikë, që këto bredha do  t’u kujtojnë të gjitha nënave ndër vite në këtë maternitet,  se fëmijët janë krijesat më të bukura të shoqërisë njerëzore, ata nuk duhet të braktisen në ç’farëdo rrethane qofshin këto nëna.

Mesazhi është i qartë:

Kjo kategori e shoqërise shqiptare apelon:

Kështu siç kujdesemi ne për mjedisin,  për t’a patur atë të bukur, funksional dhe të gjelbëruar, ashtu edhe shoqëria duhet të kujdeset për ne, duke na patur në qendër të vëmendjes.

Pasi realizohet mbjellja e 20 Bredhave, z. Halim Kosova dhe z. Ilir Çumani zbulojnë  pllakën e memorialit, me këtë mbishkrim:

Bredhat e 20 Majit

Jetimet  e Shqipërisë  Apelojne:

“Të Dashura Nëna!

Mos i braktisni fëmijët…

Ata ju japin motivin për t’a gëzuar jetën…”

Pas kësaj,  fëmijët sërish hipin nëpër mikrobuzat e bardhë që presin para maternitetit, së bashku me deputetet – Nëna nisen për të mbërritur në mjediset e sallës së madhe të Hotel “Rogner”, ku është përgatitur një drekë e madhe festive për nder të fëmijëve jetimë. Do të jetë  një ditë e veçantë dhe me shumë surpriza.

Marrin pjesë në këtë drekë festive 150 fëmijë jetimë nga qëndra të ndryshme rezidenciale,  shtetërore dhe  joqeveritare, fëmijë jetimë  në komunitet, fëmijë  jetimë rom dhe të gjakmarrjes, fëmijë të policëve të rënë në detyrë, të cilët,  në ditën e tyre do të kenë të ftuar në mes tyre artistë, përfaqësues të trupit dipllomatik, krerët  e besimeve fetare, Fortlumturia e Tij,  Kryepiskopi Anastas Janullatus, Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi Botëror,  Baba Reshat Bardhi, dhe Imzot Rrok Mirdita, bisnesmenë, përfaqësues nga Shoqëria Civile, nga Arti dhe Kultura.

Në një mjedis argëtues dhe emocionant,  fëmijët do të jenë të  shoqëruar në këtë drekë edhe nga disa kryebashkiakë të  qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, ku do të përcjellin shumë mesazhe, me premtimin për një të ardhme dhe kujdes më të madh ndaj  atyre fëmijëve që janë të privuar nga  kujdesi  dhe ngrohtësia familjare, nga mungesa e prindërve të tyre.

Në kuadrin e decentralizimit, të kalimit të kompetencave  nga pushteti qëndror tek pushteti lokal,  më 20 Maj, “Ditën Kombëtare në Ndihmë të  Jetimëve”, do të ftohen  në Tiranë, në këtë dreke të Madhe Festive këta kryetare kumunash dhe Bashkisë, më qëllimin e vetëm për të marrë prej tyre një premtim: Për një vëmendje më të madhë ndaj këtyre fëmijëve.

15 Gra – Deputete, pjesëmarrëse në këtë veprimtari, do të ofrojnë për këta fëmijë imazhin e bukur të nënave të munguara…Duke u vënë për një çast në rolin e “kamariereve”, do të përcjellin natyrshëm marëdhënien njerëzore të     nënave që servirin pjatat e gatimit dhe  së bashku  do të drekojnë me këta fëmijë….

Dreka fillon në ora 12.00, dhe zgjat  deri në ora 14.00.

Në këtë drekë të madhe festive, do të ketë shumë surpriza, emocione dhe mesazhe që do të dalin në mënyrë krej origjinale nga vetë fëmijët dhe artistët.

Për të nxitur iniciativën për kontribute  në ndihmë të fëmijëve jetimë në komunitet, do të shpallet për herë të parë konkursi  i 20 Majit, për Kryebashkiakun më të mirë të vitit  që ka kontribuar më shumë  në fushën sociale për fëmijët jetimë…

Veprimtaria  do të pasqyrohet gjerësisht në media, dhe do të finalizohet  me një emision të posaçëm special televiziv në TVSH kushtuar 20 Majit, një emisionin i drejtëpërdrejtë dhe i mirëfilltë social që mban titullin “T’kam Zemër…”,  me drejtuesen e njohur televizive znj. Rudina Magjistari.

Në këtë emision special, do të jenë të ftuar po atë ditë në mbrëmje, ora 20.00, të 20 fëmijët se bashku me Miss-et që do të  marrin pjesë  në takimin me  Presidentin e Republikes, ish- drejtuesit më të mirë të Shtëpive të fëmijëve në vite…. 

Ata do të sjellin në Studion e emisionit emocionet e tyre….

V.O


Do të ketë shumë detaje të tjera që do ta pasurojnë tematikën e kësaj dite të veçantë, detaje këto që do të jenë pjesë ë strukturës  së skenarit dhe regjisë televizive të kësaj  veprimtarie.

Është menduar që në këtë ditë  të vecantë, do të ftohet edhe  5 fëmijë jetimë nga Kosova, nga  familja  e Adem Jasharit.

Titulli i Projektit:

“ME NE, Shoqëria edhe më e MIRË…”

20 Maj,  2008

 Përmbajtje:

Prezantimi i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
 
Eksperienca në projekte të suksesshme
 
Prezantim  i projektit

Qëllimi i projektit
Përshkrim i projektit.
Qëllimi i Projektit:

Dy kategoritë më të brishta të shoqërisë shqiptare, fëmijët jetimë dhe Gratë - Deputete,  janë pjesa më e brishtë, më e prekshme, të cilët  apelojnë.
Ne kujdesemi për mjedisin dhe gjithë ata që na rrethojnë. Kujdesemi që mjedisi të jetë i gjelbëruar e me më shumë dashuri dhe kërkojmë që edhe shoqëria të kujdeset për në, duke na patur në qendër të vëmendjes.
Promovim të vlerave njerëzore,   të dashurisë për të gjithë atë pjesë të brishtë të shoqërisë që kërkon mbështeje e vëmendje.
 
Përshkrim i projektit:

Elementët e projektit
Stafi i projektit
Vendi ku do zhvillohet projekti
Kohëzgjatja e projektit

Elementët:

Projekti është ndërtuar si:
Bashkëbisedim me personalitete të vendit (politikë, art e kulturë)
Udhëtim në kujtesën e atyre që sot janë mite të fëmijëve jetimë.
Drekë bamirësie, me prezencen e personazheve e personaliteteve të shoqërisë shqiptare.
Program artistik.
Marrin pjesë 150 fëmijë jetimë, Gra – Deputete,  10 vajza të bukura të Miss Shqipërisë, të cilat kanë konkuruar ne vite.
Personazhe VIP, jetimë, media, art kulturë, politikanë…
Personazhe kontribues në integrimin e jetimëve në fusha të ndryshme të jetës.

Përshkrimi i Projektit:

Stafi:

Projekti, drejtohet nga Instituti Kombëtar i Integrimit te Jetimëve Shqiptarë.
Nga një staf profesional,  njohur dhe i specializuar, për problemet sociale  dhe organizative.
Personalitetet e artit dhe kultures do të shpalosin kujtesën dhe vëmendjen e tyre duke u ngjitur në skenë me krijimtarinë e tyre artistike apo fjalën, për të provuar se jetimët shqiptarë janë pjesa e shoqërisë me të drejta të plota, se mbështeten për t’u integruar në shoqëri e japin kontributin e tyre që kjo botë të jetë më e mirë.

Përshkrimi i Projektit:

Vendi:

Presidenca, takim me Presidentin.
Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”
Drekë tematike e festive, shkëmbim eksperiencash e përcjellje mesazhesh në “Rogner”
Apel për itegrimin e jetimëve dhe bukurisë në shoqërinë shqiptare
Koncert me këngëtarë dhe  muzikë live, mesazhe paqeje e dashurie
 
Përshkrimi i materializimit viziv i projektit

Koha e realizimit të një dokumentari të plotë, për këtë projekt të rëndësishëm do të shtrihet në të treja fazat e projektit, deri në finalizimin 20 majit,  2008 (këtu do të jenë në dispozicion 2 operatorë lëvizës dhe një montazhier)
Regjistrimi i drekës dhe spektaklit në Hotel “Rogner” që do të  realizohet me autobuzin e TVSH-së.
Dita e transmetimit përcaktohet në bashkëpunim me televizionin dhe me ideatorët e projektit. 
Kohëzgjatja e dokumetarit 30 minuta.
Kohëzgjatja e spektaklit spektaklit  dhe Drekës festive :  rreth 5 orë
 
Përshkrimi i etapave të projektit.

Faza e parë.  Ka të bëjë me etapën parapërgatitore të projektit, përzgjedhjen e personazheve pjesëmarrës, kontaktet me personalitete më të larta shtëtërore që do të presin protagonistët, ndërtimi i urave lidhëse mes elementëve të 20 majit, Ditës kur fëmijët jetimë apelojnë,  i kujtojnë shoqërisë të dijë të dojë e të repektojë njeriun në nevojë.
 
Faza e dytë: Ka në qendër të saj elementë të publicitetit në formën e shkrimeve mediatike, posterave, një buletini, ku do jetë e shkruar apo e dukshme logo e mbështetësve të këtij projekti.
 
Faza e tretë: Ka të bëjë me finalizimin e këtij projekti, ku 20  automjete udhëtarësh, furgonë të  bardhë me logot dhe veshjen e paracaktuar nga organizatorët, do të udhëtojnë nëpër Bulevardin kryesor të kryeqytetit Shqiptar, me destinacion nga Presidenca, në maternitet, e më pas në Hotel “Rogner”, duke përcjellë për të gjithë mesazhet e projektit.
 
Vazhdimi…

Për sa i përket materializimit televiziv të kësaj ideje të jashtëzakonshme,  Kompania “Deliart” mendon se do të ndajmë projektin në dy mënyra.

1-Realizimi i një dokumentari të plotë ku do të jenë të gjitha etapat e zhvillimit të projektit, duke futur brenda tij edhe pak retrospektive për Institutin Kombëtar të Integrimit të jetimëve Shqiptarë.

2-Ndërtimi strukturor i spektaklit,  drekë, përcjellje mesazhesh e apelim, në  “Rogner”.

Ç’farë do të përmbajë dokumentari?

Retrospektivë, brishtësia e shpirtit të një fëmije të lënë mënjanë, udhëtimin drejt shpresës dhe për të qenë në qendër të vëmendjes së shoqërisë, takimin me Presidentin e Republikës së bashku me vajzat Misse. Janë fëmijë jetimë që dinë të përballojnë e të apelojnë, që dinë të japin mesazhe të qarta dashurie,   që  dijnë të dhurojnë buzëqeshje për fëmijët që vijnë në jetë, që ndihmojnë komunitetin të jetë funksional dhe i gjelbert; që apelojnë për integrimin e tyre si një pjesë e rëndësishme e shoqërisë shqiptare.

Ata dinë të dhurojnë shumë  dashuri e vëmendje, dinë të duan e të jenë të fortë për t’u përballur me jetën, butësisht e në paqe, ndaj me ta në qendër, shoqëria do të jetë edhe më e mirë…. Ata kanë nevojë për vëmendje dhe ndihmë, që  të realizojnë pa shumë vështirësi ëndrrat e tyre,  sepse ata janë si gjithë të tjerët…

Çfarë do të përmbajë pjesa e spektaklit.

Do të ketë në plan të parë vendosjen në mënyrë sa më të ndjeshme, ndër tavolinat e konturuara bukur, fëmijët dhe personazhet si dhe ish - Misset. Ndër këto tavolina do të jenë të ulur edhe të ftuarit që do të ngjiten në skenë. Në plan të parë vërtet do të jetë përciellja e mesazheve tëë rëndësishme, por duke e sjellë në mënyrë sa më të natyrshme spektaklin dhe përcjelljen e mesazheve, pikërisht për këtë do të jenë dy prezantues.
Fëmijët dhe prezantuesit dalin në skenën e improvizuar, dhe pasi falënderojnë pjesëmarrësit këndojnë së bashku (në se ka një këngë të përgatitur me zëra feminor)
I gjithë aktiviteti të jetë si një shkëmbim kujtimesh, eksperiencash, madje edhe emocionesh të ditës së 20 majit.
Nga tavolinat ku janë ulur personazhet që kanë kontribuar,  të japin kujtimet e tyre dhe prezantuesit, të  lidhin kujtimin me një këngë apo me një poezi përshëndetëse.
Nuk duhet të mungojë edhe elementi masiv i cili shumë këndshëm mund të ndërtohet me prezencen e balerinëve të brezave, nga më të vegjëlit,  deri tek ata që sot vazhdojnë akademinë e arteve.
Mjaft e rëndësishme është edhe ideja që të mos këmbëngulet në skenar se jetimët dhe misset janë të brishtë, sepse kjo do të bënte të ndajmë nga e përgjithshmja e rrjedhës së jetës.
Në këtë Ditë të veçantë, fëmijët do të shpallin kryebashkiakun që ka kontribuar më shumë në fushën sociale, fëmijët do  të shpallin personazhin politik më të impenjuar në fushën e integrimit të tyre, fëmijët, do  të shpallin artistin më të preferuar e që ju ka qëndruar pranë….(elemetë të cilët duhen diskutuar)
Një kolazh me poezi që kanë në qendër të tyre dashurinë dhe paqen,  të cilat mund të vijnë me zerin dhe interpretimin e Drita Pelingut, Roza Anagnostit, Margarita Xhepes, Luiza Xhuvanit…
Fëmije që do t’ju japin këshilla, politikanëve, artistëve, nënave të ardheshme për më shumë dashuri e paqe.
Padiskutim,  nuk mund të mungojnë emrat e artistëve e gazetarëve të njohur.
V.O

Për mbështetësit e veprimtarisë, do të ketë pasqyrim me anën e publicitetit në disa media elektronike, si “TVSH“, “Top-Chanell“, Tv. “Klan“, “Vizion Plus“,  si dhe gjatë veprimtarisë që do të zhvillohet ne Hotel Rogner, ku do të transmetohet në mënyrë të drejtë -  përdrejtë nga TVSH.

Zedhenesi i Shtypit
Albert Zholi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora