E marte, 27.10.2020, 06:42 PM (GMT)

Aktualitet

Angli, kriteret për të emigruar dhe fituar një vend pune

E marte, 24.04.2007, 07:00 PM


Sipas specialistit të zyrës së emigracionit në Ministrinë e Punës, Hatibi, shpallet sistemi i pikëzimit për emigrantët
Personat që duan të emigrojnë në Angli dhe duan një punë të kualifikuar, duhet të dëshmojnë se plotësojnë disa kritere. Madje Mbretëria e Bashkuar, me anë të Programit të Migrantit Tepër të Kualifikuar (HSPM) tashmë do të përdorë një sistem vlerësimi, sipas pikëve të paracaktuara dhe vetëm në bazë të këtij vlerësimi emigrantët do të pranohen në Angli. Pjesë e këtij programi do të jenë jo për punëtorët e thjeshtë të fermave apo të fabrikave, por për personat që kanë profesione me kualifikime, si mjekë, inxhinierë, mësues, por jashtë këtij programi nuk do të lihen as studentët të cilët kërkojnë të punojnë. Këtë e pohon specialisti i zyrës së emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, i cili pohon se nga informacioni që kanë nga pala angleze, struktura do të ndahet në 5 kolona, sipas niveleve të ndryshme të aftësive të zotëruara nga kandidati emigrant dhe do të fillojë që në vitin 2008. "Nëse emigrantët që vijnë në Angli, me anë të këtij programi nuk do të kenë nevojë për një ofertë vendi pune, pasi vendin e punës do ta përfitojnë pikërisht me anë të Programit të Migrantit Tepër të Kualifikuar",- thotë Durim Hatibi.

Kriteret për moshën dhe arsimin

Të gjitha ata që duan të jenë pjesë e programit të Migrantit Tepër të Kualifikuar duhet të plotësojnë disa kritere. Kështu, Durim Hatibi shpjegon se i huaji që dëshiron të sigurojë një vend pune në Angli, duhet të grumbullojë si minimum 75 pikë, si shumatore në pesë fusha. Këto 5 fusha, kanë të bëjnë së pari me moshën, pasuar me kualifikime arsimore, me nivelin e diplomave marrë në MB, ose niveli i kualifikimeve profesionale. Ndërsa të ardhurat e siguruara të mëparshme, sipas Hatibit, janë një fushë tjetër që do të përdoret si kriter por pa lënë mënjanë edhe përvojën e punës në Angli, që mund të ketë patur ndonjë emigrant. Duke u mbështetur në kriterin e moshës, përfitues do të jenë vetëm personat që janë nën 32-vjeç dhe maksimumin e pikëve për moshën do ta kenë 27-vjeçarët ose më poshtë, të cilët do marrin 20 pikë. Ndërsa 28-29-vjeçarët do të përfitojnë 10 pikë dha akoma më pak 30-31-vjeçarët, të cilët nuk do të mund të përfitojnë më shumë se 5 pikë për moshën. Ndërsa sa i takon kualifikimeve për emigrantët, specialisti Durim Hatibi shpjegon se do të përfitojnë deri në 50 pikë, në bazë të shkallës së kualifikimit që kanë. Kështu, kur emigranti ka gradën "Bachelor's" përfiton 30 pikë ,ndërsa me gradën "Master" përfiton 35 pikë. Grada "Doktoraturë" përfiton 50 pikë që është maksimumi, ndërsa zotëruesit e gradës MBA, në një prej 50 shkollave të përzgjeura, sipas Durim Hatibit, do të marrin automatikisht 75 pikë.

Kritere për të ardhurat dhe gjuhën

Kriter për t'u pranuar në Mbretërinë e Bashkuar, për ata persona që kërkojnë një punë të kualifikuar, do të jenë edhe të ardhurat e realizuara në të shkuarën, që do të vlerësohen me 45 pikë (maksimum). "Personi që kërkon të punojë në Angli, do të fitojë pikë në varësi të të ardhurave të tij në çdo periudhë 12-mujore, brenda 15-muajve të fundit, ose nëse janë student, 15 muaj përpara se të bëhej student",- thotë Hatibi, duke shpjeguar se për të pasqyruar ndryshimet e nivelit të të ardhurave në të gjithë botën, niveli i kërkuar për t'u kualifikuar është në varësi të vendit ku jeton kërkuesi. Të ardhurat e padeklaruara tek autoritetet përkatëse, sipas tij, nuk do të pranohen, sa kohë që përllogariten të ardhurat. Ndërkohë, bëhet e ditur se me 5 pikë (maksimumi do të vlerësohen edhe personat që kanë patur përvojë pune në Angli). Emigranti, sipas Hatibit, merr pikë sipas kategorisë së të ardhurave dhe këto të ardhura të jenë realizuan për periudhën e shkuar në Angli. Kjo vlen edhe për studentët që kanë studiuar dhe kanë marr gradën "Bachelor's", apo edhe më të lartë, në arsimim me kohë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar, apo në një institucion arsimor jashtë, por me bazë në Angli, të paktën pas një viti akademik. Ndërsa sa i takon gjuhës angleze, emigranti, sipas specialistëve, duhet të ketë një gradë "Bachelor's" të marrë në gjuhën angleze (jo gradë Master, apo PHD). Nëse i mungon kjo personi që dëshiron të emigrojë në Angli, duhet të zotërojë një kualifikim të Sistemit të Testimit Ndërkombëtar të Gjuhës Angleze ("English Language Testing Sistem" të paktën në grupin 6 dhe në një kohë më pak se dy vjet të shkuara).

Emigrantët, 5 kategoritë përfituese sipas profesioneve

Në themel të Programit të Migratorit Tepër të Kualifikuar, që do të fillojë të zbatohet që në vitin 2008, qëndron zëvendësimi i më shumë se 80 "rrugëve" të ndryshme për të shkuar në Angli, me një strukturë të ndarë në pesë kolona, sipas niveleve të ndryshme të aftësive të zotëruara nga kandidati migrant. Kështu u shpreh specialisti i zyrës së emigracionit, Durim Hatibi, duke shpjeguar se kolona e parë do të jetë efektive në fillim të 2008 dhe do të përfshijë emigrantët tepër të kualifikuar, mes tyre, shkencëtarë, mjekë dhe sipërmarrës.Një vit më pas, në vitin 2009, sipas tij, do të pasojë si efektive kolona e dytë, çka mbulon punëtorë të kualifikuar, si infermierë, mësues, inxhinierë, por që kanë një ofertë pune në ato fusha ku ka mangësi të këtyre aftësive.

"Kolona e tretë do të mbulojë punëtorë jo shumë të kualifikuar, si ato që vijnë me kontratë njëherëshe dhe personel të industrisë së "catering" (shërbime hotelore, restoranti, turizmi etj.)",- thotë Hatibi, duke shtuar se emigrantët e kategorisë së mësipërme duhet që të kenë një punëdhënës, që do t'i garantojë punën dhe punësimin. Ndërsa kolona e pestë, sipas tij, përbëhet nga studentët dhe do të pasojë në fillimin e vitit 2009. Kështu, këto studentë të kësaj kategorie, janë ato që do të paguajnë tarifat për mbulimin e studimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, Hatibi bëri të ditur se fillimin e vitit të ardhshëm do të futet një sistem sponsorizimi nga punëdhënës apo institucione arsimore, duke siguruar zbatimin e rregullave të imigrimit.

Ja procedurat që duhet të ndiqen për bërë kërkesën

Personat që kërkojnë të emigrojnë në Angli nëpërmjet Programit të Migrantit Tepër të Kualifikuar, kanë mundësinë të njihen edhe me procedurat që duhet të ndjekin për të plotësuar kërkesën për të qenë pjesë e këtij programi. Kështu, specialisti i zyrës së emigracionit, Durim Hatibi, shpjegon se në varësi të rrethanave që pasojnë miratimin për t'u përfshirë në këtë program, kandidatët do të duhet të paraqesin kërkesë për vizë-hyrjeje në Ambasadën Britanike më të afërt, apo Komisionin e Lartë. "Kërkesat do t'i përcillen personelit të një njësie qendrore imigrimi, me bazë në Shefild".

Kërkuesit e suksesshëm do të lejohen të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar për dy vjet dhe pas kësaj mund të shtyhet leja e qëndrimit në një maksimum tre vjet, kur duhet të paraqiten prova të punësimit në vazhdim",- thotë Hatibi, duke shtuar se pas pesë vitesh, si emigrant tepër i kualifikuar, mund të paraqesin kërkesë për leje qëndrimi të vazhdueshme. Ndërsa sa i takon personave që tashmë janë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të ketë kalime apo zhvendosje për t'u përfshirë në Programin e Migrantit Tepër të Kualifikuar, me kusht që të bëjnë pjesë në kategoritë migratore, që shpien në mundësinë e marrjes së lejes së qëndrimit të vazhdueshme. " Nga kjo për shembull mund të përfitojnë studentë të diplomuar, apo persona me doktoraturë, me kusht që të plotësojnë disa kritere",- thotë Hatibi. Sipas tij, kriteri i parë është që të kenë leje qëndrim të ligjshme në Angli, dhe të mos jenë subjekte të veprimeve ligjore. Gjithashtu, ata nuk duhet të kenë një apelim në proces. Ndërsa në rastin e studentëve të diplomuarve, apo personave me doktoraturë, duhet që të mos kenë qenë të sponsorizuar nga qeveritë e tyre.

Fushat ku emigranti duhet të mbledhë pikë

-Pikë për moshën, nëse je nën 32-vjeç

- Pikë kualifikime arsimore

- Pikë niveli i diplomave marrë në MB, niveli i kualifikimeve profesionale

- Pikë të ardhurat e siguruara, të mëparshme

- Pikë për gjuhën angleze dhe përvojën në Mbretërinë e Bashkuar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora