E shtune, 20.04.2024, 04:46 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kosovatex-i, inkurajim për biznesion vendor

E hene, 12.08.2013, 08:03 PM


Z.Lazim Destani me bashkëpunëtorët viziton repartet prodhuese të Kosovatex-it

Prezenca e vet zotit Destani në ambientet e Kosovatexit ishte një stimul për gjithë të punësuarit, të cilët shprehën gatishmëri që të jenë edhe më të lidhur me këtë fabrikë, e cila ishte e para që riktheu famën e industrisë së tekstilit në Kosovë, në njërën anë, dhe ishte hapi më serioz i një iniciative private për të inkurajuar edhe investitorët tjerë vendor, në anën tjetër

Rrëfimi i suksesshëm për një gjigant industrial, siç është Kosovatexi, nuk e ka zanafillën vetëm në vullnetin e mirë të familjes Destani për të kontribuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë, por edhe për të depërtuar pak më thellë në hallet e të (pa)punësuarve. Mendësia e krijuar me vite se vetëm investitorët e huaj mund ta shpiejnë përparimin ekonomik të Kosovës dhe se vetëm ata mund të sigurojnë vende të reja pune, është demantuar nga një familje e suksesshme dhe fisnike nga Tetova, e cila bëri që mbi gërmadhat e një fabrike që po jepte shpirt të instalonte një filozofi krejtësisht të re menaxhimi dhe prodhimi.

Ata që kanë patur rastin të vizitojnë këtë fabrikë, kanë mundur të binden se bëhet fjalë për një imazh krejtësisht të ri, kurse efektet e investimit dhe prodhimit do të mund të preken nga afër. Kjo, edhe falë kujdesit të vazhdueshëm të vetë pronarëve të Kosovatexit, të cilët frymojnë me hallet dhe përceptimet e problematikave të të punësurave. Për këtë qëllim, ditë më parë, ka mjaftuar një vizitë e shkurtër e presidentit të kompanisë Ecolog, Lazim Destanit, në fabrikën e Kosovatex-it që t’ua rikthejë të punësuarve shpresën se ky gjigand industrial do të vazhdojë të punojë me ritëm edhe më të fortë. Thashethemet për gjoja ngecjen e kësaj fabrike, janë demantuar kategorikisht nga zoti Destani, i cili i siguroi të punësuarit dhe stafin menaxherial se Kosovatexi jo vetëm që nuk do të mbyllet, por do të zhvillojë me sukses prodhimin, si dhe do të dijë ta ruajë prestigjin e modelit të avancuar, duke hapëruar dinjitetshëm bashkë me tridhjetë e katër kompanitë e grupacinit të familjes Destani.

Prezenca e vet zotit Destani në ambientet e Kosovatexit ishte një stimul për gjithë të punësuarit, të cilët shprehën gatishmëri që të jenë edhe më të lidhur me këtë fabrikë, e cila ishte e para që riktheu famën e industrisë së tekstilit në Kosovë, në njërën anë dhe ishte hapi më serioz i një iniciative private për të inkurajuar edhe investitorët tjerë vendor, në anën tjetër.

Se vërtetë bëhet fjalë për një lëvizje të guximshme afariste dhe ekonomike, flet vetë fuqia investuese e këtij grupacioni, i cili deri më tani në Kosovatex  ka derdhur mbi shtatë milion euro investime kapitale, duke e bërë atë një ndër ndërmarrjet më të sofistikuara jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë. Me rreth treqind punëtorët e saj, më tendencë që ky numër të shtohet gradualisht në të ardhmen, Kosovatexi njihet si fabrikë serioze ku duhet veçuar njësinë e kontrollit të kualitet që vjen nga Gjermania dhe që në mënyrë të vazhdueshme mbikëqyr procesin e prodhimit dhe bënë optimizimin e tyre për të rritur cilësinë. E ideuar që prodhimet e saja i ka të orientuara kryesisht për eksport, Kosovatexi synon të bëhet qendër e industrisë tekstile në Ballkan, kurse e veçanta e kësaj qëndron në faktin se xhinset që prodhohen këtu mbajnë etiketën Made in Kosova, një tregues mjaft afirmativ për shtetin më të ri të botës, por edhe një krenari për shqiptarët.

Vizita e numrit një të Ecologut, z. Lazim Destanit rezultoi edhe në kryerjen e disa ndryshimeve në favor të të punësuarve. Se familja Destani e ka në qendër të vëmendjes punëtorin dhe hallet e tij, kjo u dëshmua edhe me gjestin simbolik të tij, i cili ndau prej buxhetit personal nga 100 euro për të gjithë të punësurit, duke ua uruar me këtë rast edhe festën e Fitër Bajramit.

Se kjo vizitë nuk kaloi edhe pa përshtypje konkrete të të punsuarve, dëshmojnë fjalët e njërit nga të punësuarit në Kosovatex, Vasfi Sejdiu, i cili mes tjerash theksoi se “Jam shumë i kënaqur që bosi ynë, z. Lazim Destani, me një kujdes gati prindor depërtoi në zemrat tona, duke na motivuar për një angazhim edhe më të madh në të ardhmen. Shpresoj se kjo vizitë do të na shërbejë edhe si obligim për të mbajtur gjallë atmosferën e punës në fabrikën tonë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të arsyetojmë dhe të çojmë përpara porositë e z. Destanit”.

Pra, atmosfera e ngrohtë në Kosovatex bashkë me fjalët shpresëdhënese të z. Destanit kanë krijuar parakushte që kjo qendër prodhuese të bëhet model i përparimit jo vetëm industrial, por edhe socialo-ekonomik në Kosovë dhe rajon. Kjo eshtë edhe përgjigje ndaj gjithë atyre të cilët si duket e kanë vështirë të mësohen, ndonëse një ditë do të binden, me praktikat e sukseshme të menaxhimit dhe afarizmit, shenja këto dalluese të një grupacioni me renome ndërkombëtare, siç është ky i familjes DESTANI.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora