E marte, 23.07.2019, 08:37 AM (GMT+1)

Aktualitet » Bota

Viktor Mërkuri: Shtetet e Bashkuara në “Alarm”

E hene, 12.08.2013, 08:48 PM


Shtetet e Bashkuara në “Alarm”

Nga Viktor Mërkuri

Në alarm të kuq vazhdojnë të jenë  Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përballuar çdo sulm ndaj caqeve amerikane nga al Kaeda. Uashingtoni ka vendosur të tërheqë njëzet misione diplomatike amerikane për shkak të mesazheve kërcënuese nga drejtuesit e Al Kaidës, deklaroi dje Qeveria e SHBA, zyrtarët dhe anëtarët e Kongresit.

Michael Macaulay, kryetar i Komitetit për Siguri të Brendshme të Dhomës së Përfaqësuesve, foli për "kërcënimet më të besueshme dhe reale të bëra që nga periudha e 11 shtatorit. Duket se po presim sulm" tha rrjeti televiziv CBS.

"Egziston rrjedhje e madhe informacionesh për kërcënime dhe ne duhet të reagojnë në to” shpjegoi gjenerali Martin Dempsey në ABC I cili është dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura të SHBA. Kërcënimet për fillimin e sulmeve të al-Kaidës kanë në shënjestër në tërësin e tyre interesa perëndimore, paralajmëroi ai, duke shtuar se këto kërcënime janë më të saktat dhe reale deri më tani që kanë ardhur në vëmendje të tij. Objektivi i saktë nuk dihet, por "synimi është i qartë. Objekti është një sulm ndaj interesave perëndimore, jo vetëm amerikane, " tha ai këtë javë.

“Alarm” ndërkombëtare nga Interpoli per Al Kaedën.

SHBA njoftoi dje mbylljen e së paku 25 ambasadave dhe konsullatave në Lindjen e Mesme dhe Azi. Ndjekur nga  misionet diplomatike franceze, gjermane dhe britanike në Jemen.

Sipas Peter King, një anëtar i Komitetit për Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, informacioni i referohet "përgatitjes" kundrejt sulmeve të jashtëzakonshëm, ndërkohë që ka data të caktuara për këto sulme. "Ne besojmë se kjo do të ndodhë ndoshta në Lindjen e Mesme ose rreth ambasadave, por asgjë nuk është e sigurt," shtoi ai.

"Ajo që kemi dëgjuar është informacion në lidhje me synimet e tyre dhe të personave të caktuar që thurrin, siç ishte rasti para 11 shtatorit," deklaroi në NBC Tsamplis Saxmpi, një anëtar i Komisionit të Zbulimit të Senatit amerikan. "Por ne nuk e dimë nëse kto sulme do të kruhen me kamikazi vetëvrasës apo makinë të mbushura me ekspolziv," tha ai.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT