E enjte, 25.04.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Nuk festoj Bajramin - protestoj!

E diele, 11.08.2013, 08:11 PM


EDHE KËTË BAJRAM NUK FESTOJ-PROTESTOJ!

 

NGA AGIM GASHI

Të nderuar njerëz të atdheut,

Një shenjë proteste dhe dhimbje shpirtërore për të varfërit, për urinë e atdheut tim, për hajnitë e korrupcionin, për shitjen e atdheut, për infiltrimin edhe në Bashjkësi Islame sektashët e fiseve të stepave të Afrikës e Gadishullit Arabik, për bastarllimin e fesë me grupe ekstremiste, për deklaratat e hoxhollarve të shitur që ua fshinë trurin gjeneratave më vitale të kombit për ti mbush ata urrejtje ndaj popullit e atdheut...pushim pak se po më zihet fryma duke i numruar të kqijat tona.

Pra nuk festoj.Pra, protestoj! Edhe pse  unë kam mundësi ta blej një pul të ngrirë tek shitorja „Aldi“, por nuk do ta blej sepse dikush se ka as krypen ta qes në sofer. Garniturat politike shtetrore e partiake, gogësijnë nga mishrat e qengjit, peshkut e llojeve tjera më të shtrenjëta, nga verërat me çmime astronomike, me llokume, hurma e pemë egzotike etj, sofrat e të cilave kuterbojnë erna të kqija hajnie, korrupcioni e bile disa sofra e kan edhe eren e gjakut.

Nënat e baballarët tanë shqiptar, ruajnë momentet e kryemjes së darkave e ahengjeve të tilla, për ti vizituar kantat e bërllogut,për ti ushqyer kalamajt e shkretë që ta pëlcasin zemren me vajin e tyre nga uria.

Si të festoj kur ska buk, ska ujë, ska ilaqe, ska qetsi, ska ardhmëri, ska ligje, ska punë, ska para....

Si të festoj kur ka shumë krim, ka shumë hajni, ka shumë korrupcion, ka shumë gënjeshtra, ka shumë varfëri, ka shumë pa ligjshmëri, ka shumë kurvëri, drogë...ka shumë ikje nga atdheu...e çka ska të keqe aty?

Pra, si të festoj ? Më thuani o njer të dashur, si të festoj kur mbi gjysma e popullit tim skan buzqeshje me vite të tëra? Sot në atdheun tim buzqeshin vetëm hajnat, karaxhozët, partiashët, qeveritarërt, OJQ-të të lidhura me poshtetin, qesh sot kush ka arritë me vjedhje të pasurohet.

Kush e ka menduar nga gjenerata ime se në atdheun tonë ka më shumë tradhëtar se shqiptar?

Atëher? se ka menduar askush sepse ishim të gjithë për një e një për të gjithë.

Sot populli im është bërë i tëri kunder vetëvetes dhe i tëri për vetërobërimin. Këtu vështirë të ndryshohet kjo gjendje.

Bajramin që shkoi, na ndanë edhe në teritore, andaj nuk festova. Kisha mjaft bashkmendimtar që mu bashkangjiten dhe më përkrahen. Kjo protestë le të shkoj edhe te Zoti të cilit i lutem që në popullin tim mos të ketë më ndarës e përçarës të tillë që ia plotsojnë dëshirën armikut shekullor. Pak u janë dukë coptimet e tokave tona, pak po ju duken tkurrjet e atdheut, pak ju duket gjaku i derdhur me shekuj për bashkim kombëtar, që tani të na ndajnë edhe në festa. Kësaj radhe ndarja është tek populli i sofrave mbretrore dhe i atyre të kantave të bërllogut.

Shqiptari i kantave të berllogut. Dikujt i vie gërdi por ta dini se njerzit më të paster janë mu kjo pjesë e shëndosh e kombit.Këta nuk janë të krimbur!

Asnjë arsyetim nuk mund ta justifikon faktin se ky popull që luftoi, derdhi gjakun, u dogj e u sakrifikue, meriton një sofer më të begatshme e jo sofer kantash.

Asnjë hoxhë e asnjë politicient nuk ndau asnjë tohë nga kafshata e vetë të ju ndihmon varfnjakëve.Këta janë plot fjalë boshe e plot vepra të plaçkitjes e vjedhjes së popullit.

Haram u qofshin e mos u ngifshi as për ditë bajrami o ju që vjedhet popullin dhe atdheun.

AMIN!

Agim Gashi

08.08.13 Düren



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora