E merkure, 24.04.2024, 12:33 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: A ja vlen te vriten shqiptarët në Siri?

E diele, 11.08.2013, 07:49 PM


A ja vlen te vriten  shqiptarët myslimanë në Siri?

Nga Pirro Prifti

Lufta në Siri po kthehet gjithmonë e më tepër në një luftë sektare fetare ku syni-të e Al Qaedës nëpërmjet grupit Jabha al Nusra po përpiqen të cfarosin shia-t dhe kurdët e Sirisë me pretekstin se po luftojnë rregjimin e Presidentit Bashar.

Sikurse dihet, në  aleancat e cuditshme ku qëllimi justifikon mjetin,  po shihen edhe në luftën civile në Siri se armiqtë perëndimorë të Al Qaedas kanë bërë aleancë me njëri tjetrin -kundër shia-ve të Sirisë  që përkrahen nga aleati stratgjik Russia dhe Irani . Njëlloi si në kohën e luftës së ftohtë, asgjë s`ka ndryshuar, sepse perëndimi përkrah ndryshimin politik në vëndet arabe, për të vënë rregjime të reja anti-ruse dhe anti-kineze me qëllim që të kenë hapësira të reja ekonomike duke zëvëndësuar partnerët e vjetër rusë, kurse rusët luftojnë për të mbajtur dominimet ekonomiko-politike në këto zona duke pranuar realitetet e reja dhe duke përkrahur rregjimet e vjetra.

Siria një vënd i fortë ushtarak por me një president në moshë të re dhe energjik, është i vetmi vënd që po i reziston ndryshimeve të imponuara nga amerikanët, ndoshta nga që Presidenti Bashar është më i ri pra dhe më energjik se kryetarët e vjetër të shteteve arabe ku revolucionet e pranverës arabe kryen ndryshimin.

Mesa duket planet e SHBA u përkrahën në këto vënde islamike të besimit synii nga grupet e moderuara islamike, për arësye sepse ndryshimet e ndodhura, praktikisht vendosën në krye pikërisht këto grupe dhe parti islamike të moderuara të cilat as nuk e kishin menduar më parë se do të hipnin në fuqi duke patur parasysh se extremistët islamike e humbën fuqinë e tyre ushtarako-financiare në përplasjen e ashpër me SHBA dhe NATO.

Por kur erdhi puna për të shkaktuar dhe nxitur ndryshimet në vëndet islamike të sektit Shia, këtu politikat amerikano –europian perëndimore hasën në një rezistencë të ashpër.

Dy shtetet më të forta shia, Irani dhe Siria, njëri shtet me rregjim islamik  dhe tjetri me rregjim laik në dukje,  po i  rezistojnë ashpër ndryshimit të imponuar artificialisht nga perëndimi.

Nëse Irani me zgjedhjen e Presidentit të ri të moderuar Hassan Rouhani, mesa duket po i shpëton ndryshimeve demokratike alla amerikance, Siria si vënd më i vogël dhe me një kufi variabël me Izraelin armik të betuar, dhe me Turqinë synii-e e cila gjithashtu drejtohet nga një parti islamike syni e moderuar por me probleme të mëdha me kombësinë kurde të shpërndarë në tre shtetet (Truqi-Siri-Irak), dhe nga ana tjetër nga një vënd copë-copë si Iraku,  i cili ende pas ndërhyrjes amerikane është në një luftë civile dhe fetare,- po dërrmohet në një luftë civile që praktikisht është transformuar në një luftë fetare shia-syni, e nxitur ashpër nga  aktorët e jashtëm europiano-perëndimorë (më pak SHBA).

Kjo luftë e nisur me pretekstin e zgjedhjeve jo të rregullta nga opozicioni sirian anti- Bashar al Assad, në fillim me demonstrata e protesta dhe pastaj e acaruar artificialisht nga europianët perëndimorë dhe Izraeli (i cili e ka patur shumë problem Bashar al Assad për shkak të  këmbënguljen e tij në mbajtjen e Libanit Jugor të pushtuar , për pranimin e kampeve palestineze afër kufirit me izraelin, për aktivizimin e organizatës militare shia Hezbollah, për aleancën e ngushtë ekonomiko-ushtarake me Rusinë e cila ka dhe një bazë në një ishull sirian në Mesdhe, ) precipitoi në një luftë civile të pamerituar e cila deri tashti ka shkaktuar mbi 100.000 të vdekur, 1.2 milion të larguar nga vëndi pikërisht edhe për faj të Presidentit të ashpër e kokëfortë Assad por edhe pë faj të opozitës siriane e cila lejoj luftëtarët e huaj të Al Qaedës të hyjnë në Siri. Vonnesa e Konferencës ndërkombëtare  të paqes që duhej të mbahej tani në gusht, po  e rëndon gjëndjen edhe më tepër.

Problemi kryesor për në shqiptarët është sa i pakuptueshëm aq dhe i rrezikshëm: c`duan shqiptarët myslimanë të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë,- në Siri?

A mos ata shkojnë për të ndihmuar arnautët e vjetër shqiptarë që jetojnë në Damask dhe që janë mbi 100.000 njerëz por tashmë të arsimuar dhe që shumë nga ata janë në postë drejtuese në Siri?

A mos këta shqiptarë myslimanë shkojnë në Siri si luftëtarë internacionalistë (si dikur shqiptarët në Spanjë) për të mposhtur diktaturën e Bashar al Assadit?

Apo mos këta shqiptarë shkojnë ashtu sic e kemi zakon si `mish për top`, thjesht si mercenarë për të fituar ndonjë lek?

Pra, shkojnë për të mbrojtur idealet apo për para?

Sipas analizës time edhe në shkrimin ` Siria – ose përplasja SHBA me Rusinë për dominim`, të

dt. 22.09.2012, problemet  kryesore të shkuarjes vullnetarë të shqiptarëve myslimanë në Siri (dhe më parë dhe në Afganistan, si protagonist në disa ngjarje të ashtuquajtura terroriste në Gjermani dhe SHBA të disa viteve më parë) mund të jenë;

-prania e organizatave vehabiste proarabe të cilat financojnë fusha të ndryshme në Kosovë në shqiptarët e Maqedonisë, ndoshta dhe në Shqipëri (sepse është vrarë dhe një shqiptar mysliman nga Shqipëria),

-prania e injorancës dhe e varfërisë në popullatën rinore të komunitetit e respektuar mysliman shqiptar kosovar dhe maqedonas,

-prania e fanatikëve dhe ekstremistëve islamike në trojet tona të cilë vazhdojnë të punojnë në heshtje,

- nxitja ndoshta edhe nga individë të europës perëndimore në Kosove e Maqedoni për të shkuar këta njerëz në Siri dhe Afganistan qoftë për para, qoftë për të rënë për ideale fetare duke shfrytëzuar injorancën,

Këtë e faktojnë edhe këto lajmë të mëposhtëme të cilat na japin një informacion të panjohur për publikun shqiptar por dhe për rëndësinë e ceshtjes.

Interesi për  shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e jep dhe një lajm nga www.rt.com (stacion televiziv rus) i dt. 26 prill 2013, i cili kaloi pa ndonjë koment në Shqipëri, kur ky stacion televiziv informonte se….` një delegacion i opozitës siriane i drejtuar nga Ammar Abdulhamid (një dissident sirian), qëndroi përkohësisht në Prishtinë në rrugën e saj për në SHBA, për të mbajtur bisedime dhe për marrë eksperiencë nga UCK…..` - kështu raprton agjensia Associated press-citon www.rt.com.

Por muajt dhe ditët e fundit, portali  informativ shqiptar i Maqedonisë  `Almacos` thotë: ….`se është vrarë një shqiptar nga Shkupi në luftë kundër pushtetit të Presidentit Assad në Siri. Ai është hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi, që është vrarë gjatë luftimeve në Siri. ‘Almakos’ mëson se hoxha është vrarë nga komuniteti kurd në Siri. Abdullahu ka qenë hoxhë edhe në Bremen të Gjermanisë. Po ashtu ai ka marrë pjesë në luftën e 2001-shit në fshatin Mateç, si dhe në luftërat e Kosovës dhe atë të Bosnjës.( http://lajme24ore.net/lajme/exclusive-vritet-nje-hoxhe-shqiptar-ne-lufte-kunder-assad-it-ne-siri-video/).  Ne maj te ketij viti eshte vrare nje shqiptar tjeter nga Gostivari me emrin Rasim i cili bente pjese ne grupin Jabha Al Nusra; sidoqoftë 60 pjestare te ketij grupi u vrane sot nga forcat siriane te Al Basharit ne nje zone afer Damaskut.

Agjencia franceze AFP, në një reportazh të sajin, thotë se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me rebelët në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al- Asad.“Shumë prej tyre kthehen në qese trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë bashkuar me rebelët në luftë. Migena Maliqaj, një shqiptare, nuk ka dëgjuar gjë nga i shoqi, Halili, që prej nëntorit, kur ai i tha se do largohej nga shtëpia, në Prush të Tiranës, për të gjetur punë në Turqi.

Me sa duket prania e injorancës dhe varfërisë  po demton Kosoven dhe Maqedonine, krahas te mires qe ka ne shtimin e popullsise, injoranca vazhdon te demtoje shqiptaret myslimane te ketyre trojeve sepse ashtu te indoktrinuar me fanatizëm po humbasin jeten per kauza te deshtuara.

Komentet e shiqptarëve të shtresave të ndryshme të popullsisë na japin pak a shumë  të vërtetën se përse po luftojnë këta njerëz të thjeshtë:

Mira  --  7 Gusht, 2013 në 10:33 am. Kosovarët dhe maqedonasit janë mbrojtësit më të flaktë të xhihadit, shqiptarë vetëm dy kokrra dëgjuam të vriteshin..!

Nuk është shqetësues fakti i jeniçerëve…., kombi i Albanistanit e ka në gjak luftën!

@asban. Kur ke një shumicë 60% muslimanë, të cilët drejtohen nga lidera siç janë Sali Berisha, Bamir Topi, Kreshnik Spahiu ( i cili agjëron..),ç’do gjë është e mundur…!
Bukuria ose mjeshtëria e kësaj manovre ose qëllimi është se ata do bënin Shqipërinë e madhe por dhe asgjesimin e pjesës “jo muslimane”…., duke mbajtur pushtetin “verior”..!Për A.K.-në (Al Kaida), e dinë të gjithë që ajo parti ishte paterica e Saliut.
http://ëëë.youtube.com/ëatch?v=bG2Gev87VGo

tit qerosi  --  7 Gusht, 2013 në 1:38 pm

mund te ken shku per lek gjynofqaret !

Mendoj se problemi mbetet serioz, pavarësisht se qeveritë përkatëse të të tre vëndeve kanë heshtur për këtë fenomen, duke shkaktuar sipas mendimit tim tre efekte  negative:

-sepse BE dhe SHBA ndoshta heshturazi e përkrahin këtë `solidaritet` fetar të shqiptarëve të cilët janë myslimanë dhe si të tillë duhet të ndihmojnë myslimanët?! (kuptoni se praktikisht në Siri po bëhet luftë fetare të të dy sekteve kryesore), por kjo shkon në dobi të Serbisë dhe Maqedonisë të cilët justifikojnë veprimet e kaluara kundër shqiptarëve me petekstin që janë ekstremistë dhe fanatikë myslimanë,

-sepse Turqia e përkrah heshturazi `solidaritetin` e shqiptarëve sepse sipas lajmeve shqiptarët po luftojnë kundër kurdve-armiq të Turqisë (pra prapë si jenicerë për të luftuar për Sulltan Erdoganin kundër armiqve të perandorisë),

-sepse indiferentizmi dhe harresa për tu habitur e shqiptarëve ndaj këtij fenomeni po shkakton dhe po përsërit gabimet e të kalurës së hidhur, ku shqiptarët nuk reagojnë ndaj problemeve qofshin ato sociale qofshin ato ekonomike.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora