E marte, 23.04.2024, 10:02 PM (GMT+1)

Sport » Futbolli Botëror

Inter, kampion i Italise

E hene, 19.05.2008, 09:46 PM


Ibrahimoviç “pikturon” titullin!

Interi kampion Italie, Parma në Serinë B! Një verdikt tepër i rreptë ky për emilianët, por i merituar për zikaltërit, të cilët kanë fituar në ndeshjen e fundit të sezonit, atë vendimtare, në çastin e së vërtetës, sepse një barazim apo humbje do t’i jepte Romës titullin, ndaj dhe Mançini i beson më të mirëve, por kjo nuk mjafton në pjesën e parë dhe publiku i pakët interist në “Tardini” thërret emrin e Zlatan Ibrahimoviçit, i cili futet në pjesën e dytë dhe ngjitet në “altar” si protagonist i padiskutuar, duke shënuar një “dopietë” dhe duke i dhënë titullin e 16?të zikaltërve. Pra, në flamurin interist duhet të ketë edhe pak ngjyra suedeze, sepse njeriu më i kritikuar dhe i dyshuar i sezonit, për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme, është kthyer në ditën e duhur, në çastin vendimtar, duke realizuar një magji. Ndërkohë, Parma i thotë “lamtumirë” Serisë A dhe kthehet në B pas 18 vitesh qëndrim në kategorinë elitare të futbollit italian, pas disa trofejsh në Itali dhe në Europë. Për kronikën, verdikti ka parë edhe Katanian të shpëtuar, ndërsa Empoli nuk ka arritur të qëndrojë lart, por i është bashkuar Parmës. Roma direkt në Champions, ndërsa Juventusi në turin paraeliminator, ashtu si Fiorentina. Milan, Sampdoria dhe Udineze në UEFA, me Napolin në Intertoto.

Morati shfryn: Fituam kundër gjithë Italisë

Në qiellin e shtatë, ashtu si Interi, ashtu si tifozët zikaltër, edhe presidenti Masimo Morati, i cili nuk përmbahet, por “shfryn” dhe sulmon kritikët, polemikët dhe rivalët: “Eshtë një fitore që i dedikoj armiqve dhe rivalëve të Interit, të cilët gjatë gjithë sezonit janë munduar që të krijojnë shumë tensione rreth nesh. Pra, është një sukses mëse i merituar dhe djemtë kanë dhënë maksimumin, madje duke sakrifikuar dhe duke shfaqur shpirt gare. Ishim vetëm kundër gjithë Italisë, e cila shpresonte që të mos merrnim këtë titull, por që t’i shkonte Romës. Kjo na bën edhe më krenar për madhështinë e këtij klubi dhe për prestigjin. A kishim frikë se mos dështonim? Jo aspak, sepse djemtë ishin të vendosur dhe në pjesën e dytë e dëshmuam se qëndronim më lart dhe ishim më të uritur... Ibrahimoviç? Ai ësht` njeriu simbol, për këtë nuk kam asnjë dyshim”. Në fund, presidenti zikaltër foli edhe për Roberto Mançinin, duke siguruar: “Roberto ka bërë një punë të shkëlqyer në këto katër vjet dhe nuk ka arsye për t’u larguar. Jam i bindur se do të qëndrojë”.
 
Mançini: Ky sukses i dedikohet interistëve

Kur gjyqtari ka vërshëllyer fundin e takimit, ai është rrethuar nga skuadra, tifozët, stafi dhe të gjithë të pranishmit në fushë, të cilët i përkisnin ngjyrave zikaltër. Roberto Mançini, strategu dhe “timonieri” i Interit në këtë sezon të jashtëzakonshëm, edhe pse ambjenti ndoshta nuk ka besuar në aftësitë e tij. I intervistuar nga “Sky”, në përfundim të ndeshjes me Parmën, me fitoren e milanezëve, tekniku ka thënë me ironi: “Ky titull i dedikohet eskluzivisht interistëve dhe askujt tjetër, sepse të gjithë janë munduar që të hedhin baltë mbi punën dhe djersën tonë... E dija se do të kishte qenë e vështirë, por isha i bindur se qëndronim më lart”. Pra, polemikat do të vazhdojnë, edhe pse Seria A përfundoi. 

Roma dorëzohet, Katania në A!

Kampion Italie, por vetëm për një orë e pak minuta. Kaq kohë ka kaluar nga goli i Vuçiniçit te ai i Ibrahimoviçit. Më pas Roma, me iluzionin titull të shuar përfundimisht, kur rrjeta e Parmës është shkundur sërish nga topi i goditur prej suedezit zikaltër, barazohet nga Katania në 1?1, me rrjetën e rëndësishme të Martinezit, i cili i dhuron kështu shpëtimin nga rënia në Serinë B ekipit siçilian, në një atmosferë të ndezur në “Massimino”. Por, kjo është një goditje për Empolin, që fiton me Livornon 2?1, por që nuk arrin të qëndrojë në A, pikërisht falë tolerimit verdhekuq. Pra, në fund të takimit, lumturia e vendasve të drejtuar nga Zenga bashkohet me hidhërimin dhe dëshpërimin e djemve të Spaletit, të cilëve i mbetet Kupa e Italisë, finalja e të cilës do të jetë me Interin, kampion i Italisë. Sidoqoftë, sezoni i kryeqytetasve, me luhatje, eliminim nga Champions kundër Mançesterit, por edhe me pishmanet e pikëve të flakura më kot, mund të konsiderohet si i jashtëzakonshëm. Fundja, 82 pikë në Serinë A nuk janë pak, por nuk kanë mjaftuar për të arritur zikaltërit. 

Osvaldo dërgon Fiorentinën në Champions!

Fiorentina në Champions League. Pas dy tentativash, vitin e shkuar dhe para dy sezonesh, vjollcët më në fund arrijnë një objektiv tepër të rëndësishëm, duke fituar të drejtën për të luajtur me ekipet më të forta të Europës, mes më të mëdhenjve. Eshtë Osvaldo “heroi” i të dielës vjollcë, sepse goli i argjentinasit i dhuron fitoren me Torinon dhe e bën të pavlefshëm suksesin e Milanit me Udinezen.

Prandeli: Ky është fryti i punës tonë!

“Ishte një kualifikim i vuajtur, por i merituar në Champions League: kemi qëndruar mes tre të parëve për gati gjithë kampionatin dhe meritonim ta mbyllnim në këtë mënyrë. E kishim bërë këtë edhe vitet e shkuara dhe më pas, për shumë motive, nuk arritëm ta zhvillonim. Për fatin e mirë Osvaldo shënoi dhe gjithçka u zgjidh, sepse ndryshe, të gjithë do të kishin folur për një tjetër sezon të dështuar. Ky është fyti i punës së të gjithëve”, tha Prandeli.
 
Milani “përfundon” në UEFA!

“Dhurata” nga Torino nuk ka ardhur dhe Milani e sheh veten në kupën UEFA, sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë kanë fituar 4?1 ndaj Udinezes, por ky trepikësh nuk ka mjaftuar, sepse Fiorentina ka arritur që të mundë “demat” në “Olimpico” dhe të marrë kështu “biletën” e Europës së Madhe, duke u renditur në vend të katërt. Sa për kronikën e sfidës së zhvilluar në “San Siro”, kanë qenë friulianët ata që kanë kaluar në avantazh me Meston, por në pjesën e dytë reagimi i “Djallit” nuk ka munguar dhe Pato, Inzagi, Kafu dhe Sedorf kanë përmbysur disavantazhin. Për Serxhinjon dhe Kafunë ka ardhur “lamtumira”, me dy brazilianët që janë duatrokitur nga i gjithë publiku. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora