E premte, 19.04.2024, 09:54 PM (GMT+1)

Mendime

Adem Bardhi: Turqia kombi ''mik'' i shqiptarëve

E diele, 04.08.2013, 12:14 PM


TURQIA KOMBI "MIK" I SHQIPTARËVE! JA FAKTET!!!

Nga Adem Bardhi

Ka masakruar më shumë se 500.000 Shqiptarë! Ka shkatërruar Shqipërinë Etnike! Shqiptarët u detyruan të emigronin jashtë për të shpëtuar. Futen me dhunë kulturën turko-arabe! Shkatërruan muzeumet, qytet, kishat antike, madje edhe varret e të parëve tanë. Ndaluan dhe MALLKUAN gjuhën SHQIPE! Vranë mësuesit Shqiptarë! Ndaluan alfabetin Shqip! Morën nga duartë e nënave me mijëra e mijëra fëmijë, vranë, dhunuan dhe përdhunuan gratë, motrat dhe nënat Shqiptare. Na mbajtën në robëri për 500 vjet! Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi dhe Greqija kishin autonomi, Shqiptarët JO! Serbët dhe Grekët ishin të privilegjuar, Shqiptarët jo! Malësinë, Ulqinin dhe pjesën tjetër të territorit Shqiptar që gjendet sot në Mal të Zi ia fali shteti jonë "mik" Turko-Osman.

Pastaj lirinë e fituam sërish me gjakun tonë! Skënderbeu i sulmoi zullumqarët e Stambollit për 25 vjet me rradhë! Por ai vdiq! Vuajtja vazhdoi sërish! Turqia mbas imponimit të fesë, mundohet t’i përçajë Shqiptarët! Por NUK ja arritën! Shqiptarët u bashkuan. Stuhija filloi në Kosovë në vitin 1910, dhe vazhdoi në Deçiq të Malësisë, të prirë nga Ded Gjo Luli, të cilët i dëbuan turqit një herë e përgjithmonë, duke vazhuar më tutje, në Shqiperi Jugore, në Korçë, Lushnjë etj. etj. Viti 1912: shpallet PAVARËSIA!  Mbas 100 viteve! Sot duan të na bëjnë dhe një "nder" tjetër, të na ZHDUKIN HISTORINË dhe të na bëjnë "VËLLEZËR". Për faj të tyre u rrezikua historia dhe origjina jonë Ilire! Sepse u munduan të na e ÇRRËNJOSIN IDENTITETIN KOMBËTAR!!!

Kanë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe Malin e Zi. Bëjnë biznese shumë më të mëdha se sa në Shqipëri dhe Kosovë! Ndoshta kam harruar ndonjë nder tjetër, por këto janë disa nga nderet qe na bënë dhe po na bëjnë. Turku esht larguar fizikisht, por është akoma në mendje dhe zemër te disave që janë të shpërlarë nga truri... JU KERKOJ  NDJESË SEPSE NUK KAM MUNDUR T’I PARAQES QË TË GJITHA, POR JAM MUNDUAR ATO THELBËSORET T’I SHËNOJ!

TURQIT GJITHMONË KANË QËNË (AR)MIQËT TANË!

(Nga Faceboku, zgjodhi për ribotim, Alban Voka)

https://www.facebook.com/KunderAsimilimitTeShqipetareve



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora