E marte, 23.04.2024, 09:41 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Shumë familje vushtrriase pastrehë

E diele, 28.07.2013, 04:43 PM


Shumë familje vushtrriase pastrehë të vendosura në ndërtesën për ballë kalas në Vushtrri në  panik.

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Këto familje këtu u vendosen nga nevoja për ta gjet shpëtimin e fëmijëve të vet nga dëbora era dhe shiu,pasi që okupatori Serb gjatë luftës ua kishte djegur shtëpitë e banimit për regjionet e Vushtrrisë nga vinë këto familje.

Familjet në fjalë prej që janë të vendosura këtu askush nuk u përkujdes për mirëqenien e tyre sociale e materiale por herë here elektor Kosova ua ndërprente edhe rrymën e i lente me dit të tera në terr edhe mungesa e ujit duke ua veshtersuar edhe më shumë jetën në banesat e kësaj ndërtese të cilat ishin të pa meremetuara e banorët i shoqëronte pluhuri i betonit dhe të ftohtit e hekurit.

Familjeve në fjalë në vend që tu ndihmohet në mënyrë programore nga kuvendi komunal me qellim që tua lehtësoj dhembjen dhe jetën filluan të qarkulloj rreth këtyre familjeve lloj lloj vlerësimesh dhe epitetesh të pa këndshme që vërtet njeriu i pa informuar mirë këtyre familjeve kish për tua dhanë epitetin e uzurpuesve.

Pra shumë grupeve dhe grupacioneve të thirrura në  rend rregull dhe pushtet që kjo thirrje po ju shërben për të përfituar materialisht familjet e pa strehë i kanë qit në lodër dhe fare pa ju interesuar fati i tyre,flitet se këto familje së shpejti do të përzuren nga banesat në ketë ndertës. Pas lufte neper shumë vende të Kosovës kemi par disa here skena rrëqethëse kur shumë familje,shqiptare me dhunë nxirreshin nga banesat me fëmijë të vegjël pa zgjedh kohë as stinë ,kurse familjeve të Serbeve e malazezve edhe kotecet e derrave shtallat e bagëtive,dhe paisjen me orendi të shtëpive,si dhe paushalli i energjisë elektrike për familje Serbe 26 e kurse për ato shqiptare 65 e. Çka është kjo lojë çka është ky segrgacion nga ana e pushtetit që ka vu në lojë të pa strehët dhe për familje shqiptare nuk është duke i interesuar askujt u qitshin në rrugë si leckat pa i interesuar askujt se çka do të ndodh me to.

Skenat e tilla kam pas menduar se me çlirimin e Kosovës kanë marr fund dhe do ti rrokemi punës rendit dhe ligjit e drejtësisë e mbi këto baza të trajtohet secila familje kosovare të cilën Serbia e la të pa strehë .Por fatkeqësisht kështu nuk ndodhi e në komunën e Vushtrrisë,ende  me dhjetar familje ëndërrojnë për banesa të pa përshtatshme për banim në pa mundësi që ti rindërtojnë shtëpitë e veta e të kthehen atje ku e kanë vendin e punën. Familjeve të vendosura në ndërtesën për ballë klasë në Vushtrri po ju ipet ultimatum nga AKP me Habitatin që këto familje të bëjnë çka të duan dhe ta lirojnë ndërtesën se si po duket i ka ra në mend dikujt që mbi fatkeqësinë e këtyre banorëve të përfitoj materialisht e sa për ta bile as që interesohet kush se kah do t’ ja mbajnë.

Kjo çka është duke ndodh me neve dhe funksionimin e sistemit shoqëror në shtetin e Kosovës duhet të na brengos të gjithëve sepse secili njeri është i mbrojtur sipas ligjit e askush nuk ka drejt ta hedh dikë në rrugë e të ja shkatërroj familjen sepse familja është e shejt dhe si e tillë kërkon mbrojtje shoqërore atëherë kur vërtetohet që nuk mundet me i përballuar vështersit e ndryshme që ja sjell koha.

Plani i Ahtisarit e ka definuar pronarin e pronës në Kosovë secila pronë që gjendet brenda territorit të republikës së Kosovës është pronë e saj,prandaj sipas logjikes juridike edhe pronat që nuk u dihet pronari e që gjinden në territore,të komunave janë prona të komunës e askujt tjetër. Prandaj emërimi i një agjensioni siç është AKP-ja me menaxhuar me prona e mej shit ato që nuk u dihet pronari dhe shitja e tyre nga ana e saj po jep mundësi manipulimi me pasurit e Kosovës e ajo pasuri po shkon në duar të atyre që nesër me i pyet dikush kah ky kapital nuk din me treguar .Prandaj detyrë e prioritet është e kuvendit komunal në Vushtrri që me refugjat të luftës të cilët u vendosen në banesat në ndërtesën për ballë kalas në Vushtrri,mos të bëhet lojë me ta por tu zgjidhet problemi i banimit e më pastaj banesat në atë ndertes ti përdor sipas nevoje që kanë qytetarët kurse AKP-ëja duart sa më larg nga këto prona sepse vet historiku i saj ka lan kujtime,të zymta te qytetarët e punëtoria e Kosovës ku javë shiti fabrikat e tash po donë ti shet edhe ndërtesat e banimit e ti len qytetarët në rrugë e që lënja e tyre në rrugë vjen në kundërshtim me  të drejtat humane dhe demokratike të shoqërive të civilizuara.

Me datën 26.07.2013 Vushtrri

Ismet Uka - ish punëtor i Trepçës tani pensionist .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora