E premte, 29.03.2024, 02:28 PM (GMT)

Kulturë

Drita Lushi: Autoportret

E premte, 26.07.2013, 07:59 PM


DRITA LUSHI

Jeta ështe si një shportë e mbushur me vite, kujtime, ngjarje, gëzime, hidhërime ku i ndiejmë “shijen” çdo gjendjeje dhe ndjenje, gjatë rrugëtimit nëpër të.

Asnjëherë nuk e dimë se kur shporta do të mbushet plot nga vitet,por të gjithë herë pas here, duhet të shohim se ku kemi ecur.

Une perkulem me respekt para Jetës Sime, sepse është Ajo, që Zoti më ka dhuruar, dhe i falem asaj për çdo gjë që më afron.

Ne jo gjithmonë mundemi ta ndryshojme  rrjedhën e jetës,e s’mund të krijojme një  jetë “kukull” me tipare të përsosura.

Ndoshta jeta ime pa make-up mund te mos jetë e bukur, por une e dua se është e imja.

E nëse shkrojta këto vargje bio, - e bëra se ndihem më shumë Njeri se poete, se kështu kaq e thjeshtë ka qenë dhe do jetë vazhdimi i jetës sime.

Drita Lushi.

 

AUTOPORTRET

-poezi-

 

Jeta ime sythet çeli në pranverë,

atëherë,

kur e urta gjyshe,

Dritë – emrin më dha,

ndërsa ime më,

mes lotësh gëzimi,

bijë, bija ime- më tha

 

Isha fëmijë i parë,

lindur në  maj,

kur aroma e trëndafilave

përkëdhelte

ëndrrat e një sythi të porsaçelë.

 

Isha fëmija i parë,

ëndrra,

që im atë dhe nëna,

thurur kishin

në dashurinë e tyre.

 

Në ditënetët e mia,

si një varg argjendi,

ditën më ngrohte dielli,

natën më freskonte hëna;

me  pekule

më rriste mua nëna.

 

Të parën fjalë

një ditë belbëzova:

– baba! – thashë;

Zemra e tij mal,

si një zog me krahë.

 

Dhe ja, një tjetër ditë,

hodha hapin e parë:

Në sytë e nënës

ndritën margaritarë.

 

Pastaj gërmen mësova

ta qëndis mbi letër;

Nuk ish shpikje,  jo!

Shkruaja - zhgarravisja

si çdo fëmijë tjetër.

 

Rritesha ndër vite

gjithë dashuri,

që im’ mé m’dhuronte,

fjala e tim eti

udhën më ndriçonte.

 

Rrugëtimi në vite,

nuk  qé veç asfalt,

herë shteg i thepisur,

e herë rrugë me baltë,

këmbët herë më skuqeshin,

herë nxiheshin ato,

po unë kurrë s’u ndala,

jeta m’thosh: - Vazhdo!

 

Tani që pas

dyzet vjet kam lënë,

“bijëz” isha dje,

e sot jam bërë nënë,

gjysmën e shpirtit

viteve u kam vënë.

 

Baba tani

thërrasin veç kujtimet,

dor’ e rreshkur e gjyshës

më s’më përkëdhel,

zëri i saj i ëmbël,

në gjithësi i tretur.

 

Dyzet vite shkuan,

gati gjysmë e jetës,

udha prap e gjatë,

ëndrrat  në jetë ,

përsëri do mbjell,

dashurinë që m’ dhanë

bijës do t’ia përcjell.

 

@ Drita Lushi -2012

Kjo poezi, mbyll vëllimin poetik “ENDËRR...”



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora