E shtune, 20.04.2024, 05:04 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Na, vrasësit e lirisë së Kosovës

E enjte, 25.07.2013, 08:07 PM


NA, VRASËSIT E PAVARËSISË  DHE LIRISË SË KOSOVËS

Nga Xhevat Rexhaj

Të filloi me një fjalë si i themi ne , fjalë popullore; “ më vështirë është ta ruash të fituarën sesa ta fitosh atë…“

Me mburrje e me emocione ende jetojmë ne shqiptarët, sesi kinse e mundëm shkaun dhe fituam pavarësin, sesi ne ishim më të fortë , dhe më trima sesa armiku se ne e bëmë të pamundurën të mundur e fjalë të tjera të mëdhaja që në kohët e sotme janë vërtet si bora para diellit, kur prekim këtë përditshmëri që jetojmë në gjithë hapësirën tonë shqiptare e në veqanti në Kosovë.

Pa dashur të anashkaloi vërtet sakrificat, mundimet, angazhimet, dijen, forcën, miqësin me aleatët, dhe të tjera fenomene që megjithatë na e mundësuan që sot ne të kemi nji shtet të lirë edhe pse ende në pelena, dhe në ecje majës së thikës, ne duhet edhe të ndalemi tani më me sy qel dhe me mendje të kthjellët e të i trokasim mendjese sonë si shqiptarë, se çfarë dreqi po ndodh me këtë shtet për të cilin u mundua shqiptaria me shekuj që ta ketë të realizuar dhe të prekshëm. Vitet e fundit të 90 ve sollën lirinë,  me ikjen e pushtuesit serb nga Kosova ,dhe fillimin e nji fillimi të ri për shqiptarët që të ngritnin godinën e quajtur shtet me të gjitha të mirat që ne si qytetar dhe popull i kishim paramendeu se do i bënim realitet pasi të çlirohemi nga anmiku pushtues sllav!  Fatkeqësishte qysh në ditët e para të lirisë, ky vend, pra kjo Kosovë filloi të pushtohej rishtazi nga nji, apo nga armiqët e tjerë, por tani më me emra shqiptarësh, me tituj e gradash luftëtarësh, me të tillë që thirreshin në bagazhin e tyre të rrezistencës paqësore e që kishin gërrye sa kishin mundur duke ra në kundërshti  me vizionin dhe rrugën e trasuar nga Presidenti Rugova i cili e kishte projektue nji shtet të mirëqenjës dhe të zhvillimit eklonomik e politik për të gjitha gjeneratat e reja, pra shkurt qysh me fillimin e shekullit te ri pra te vitit 2 000 Kosova thuaja se ishte pushtuar, dhe uzurpuar nga nji mafi e fortë dhe shumë e organizuar qysh me plane edhe gjate luftes, vetëm e vetëm që në emër të saj të futnin nënë kthetrat të tyre të tëre korpusin e të mirave shoqerore dhe shtetërore që kishte Kosova. Në disa vite në vazhdim në Kosovë u vranë hiq më pak se afër 800 shqiptarë, tani më jo nga ushtarët dhe policët serb, por nga nji dorë e zezë që natën vriste e ditën ngushëllonte viktimat, u vranë emra të fortë të përvetshëm të veprimtarëve të shquar shqiptarë që ishin të njohur për urtesin , dhe atdhedashurine e tyre si bashkëpunëtor të mëdhenjë të Presidentit dhe pavarësisë së vet Kosovës. Me këtë filloi  të mbisundoi bindja në shoqërinë e Kosovës se më mire është të shukatet sesa të flitet, dhe me këtë u krijua situata ku qytetarët edhe nëse ishin vet dëshmitare të ndonji krimi të mos guxonin as të lajmeronin rastin, e lëre më të ishin edhe si dëshmitare, pra kështu filloi edhe fundi i një sundimi të ligjit në këtë shtet ku tani më të gjitha institucionet ishin te vet ne shqiptarëve, e jo me te serbeve, por ja që keshtu bandat dhe mafia politike e ekomomike e futi shoqërin ksosovare në tunelin e mjerimit dhe frikës, dhe kjo frikë është evidente edhe sot e kësaj dite.... Nga banditizëm i tillë klanor që  silleshin e sillen edhe sot si politikaj, në Koosvë na u fut edhe nji anmik i përbetuar i identiteit shqiptare, pra me pastrime parash u futën qarqet talebaneze, dhe eksteremi i islamit duke mjegulluar edhe më shumë qiellin mbi Kosovënd he shqiptarët, dhe duhet thënë haptas se me futjen e këtyre rrymave Kosaovës i shtohet potenciali që mjersihte në të ardhmën të shëndrrohet në nji shoqëri ekstreme islamike duke injoruar identitetin e të qenurit shqiptar. Po pse po vritet edhe më tutje kjo pavarësi e fituar me mundime, vuajtje dhe sakrifica shumë brezash?

Fatkeqeisshte tani më po e kristalizojmë me veprimet tona vet thenjen e Serbise, se shqiptarët nuk jane te zotët të mbajne shtet, ( mjerishte kjo u pa edhe ne Shqiperi që afër 20 vite ende atje mbisundon urrejtja ne mes dy taborreve të partive e shoqerise shqiptare), kjo mjerishtë mundet edhe të faktohet me vet gjendjen që kemi sidomos në Kosovë.

Të shkojmë me rendë:

Në vitet e para të çlirimit populli i ngratë ishte i dhënë shumë pas renovimeve, pas ndërtimeve, pas kërkimeve për tu kapur me jetën e përditshmë, dhe kesisoji profiterëve të ndryshëm që thireshin në luftë iu la hapësir e madhe që të shtrinin angazhimet e tyre kriminale, dhe uzurpuese në të gjitha fushat e jetës, UNMIK ishte nji mekanizëm i brishtë dhe dihet shumë mirë se shumë nga funkcionar të UNMIK ut ishin bashkepjesmarrës në korrupcion, dhe sidomos krim ekonomik, dhe me keto perfitime ata as që u munduan të krijonin nji rende ku do të sundonte ligji, perkundrazi ata , pra UNMIK lejoi që banditet dhe mafia të ketë duar të lira në veprimet e tyre. Në kohë të shkurtër edhe fillojnë formimet e partive të dala kinse nga lufta, dhe shi për çudi menjihere mu në këto parti u futen më së shumti të tillë që asnjihere, dhe asnji ditë nuk kishin qenë në fronte lufte, por u futën disa spiuj, shantazhues, dhe besa ish bashkepunëtor të Serbisë me dekada të kaluara, dhe kjo u bë si rezultata që të tillët me familjet dhe rrethin e tyre të suillnin vota për partite e dala kinse nga lufta. Partit e tilla filluan egersishëm luftën kundër partisë së madhe që ishte LDK-së, duhet thënë haptas se menjihere filloi lufta e shtrigave me shantazhime, kercënime, rrahje  e deri te disa likuidime fizike ndaj kundershtarëve që duhej të ishin politik, por jo ato parti kishin në programet e tyre vetëm gjuhën e urrjetjes, etiketimeve dhe kercëniemeve që ta dobësonin kundershtarin politik, e që shpesh  ata ( PDK+AAK) ,LDK në dhe LDK istet i etiketonin si tradhetare??? Në realitete këto dy parti mu në strukturat dhe kierarkin e tyre vendosen spiuj e ish bashkëpunetor të Serbise duke i kercënuar se nese nuk bashkohen me partite e tyre do ta hajnë dajakun e më shumë se edhe dajakun. Këto dy parti edhe pse të ndara e uzurpuan gjysmën e Prishtinës, shkurt menjihere Prishtina filloi të shendrrohej në nji qytet të të ardhurve nga Drenica dhe disa pjese të Dukagjinit si rezultat se shefat e tyre e kishin uzurpue tani më edhe vet qendrën e Prishtinës, duke marrë dy ndërtesat më të mëdha në qender të qytetit si baza të tyre partiake, apo shkurt si baza të tyre mafize për hartimet e planeve për krime, korrupcion, kriminalitet, dhe hajni të ndryshme, dhe këto dy objekte edhe sot e kësaj dite jane te uzurpuara, dhe nuk paguhet asgjë për to ngase janë objekte të partive të “luftës”, marri dhe krim i llojit të vet që vetëm në Kosovë mundet të gjindet diç e tillë. Për hir të vërtetësisë, duhet cekur se vllaznillëku i ketyre dy partive perfundoi disi ne vitet 2004 -2005 kur njera parti pranoi te ishte ne koalicion me Presidentin Rugova e me LDK.ne, dhe nga aty filloi ndarja e tyre, e që mjerishte ketij viti ka filluar te rivllaznohet perseri ideja e tyre. Që të mos jem subjektiv në gjithë këto marifete dhe kriminalizim të shoqerisë së Kosovës nji fajësi të madhe e merr edhe vet subjekti që dikur ishte vërtet me moral dhe virtyte të forta demokratike  e edhe me qasje perendimore, e ajo është LDK-ja.

-LDK-ja, dikur vërtet dinjitet i shqiptarëve e tani qe prej 2006 mjerim dhe katrahurë!

Pas vdekjës së Presidentit Rugova, brenda LDKse dolën në shesh ngarendjet , dhe turri i atyre matrapazëve të shumtë që me vite kishin flirtuar me bandat e caktuara , sidomos  ato të PDK-së, dhe keshtu në luftën për pushtet disa nga LDK ja me qëllim e filluan fillimin e shkatërrimit të kesaj partie, e që me këtë edhe më shumë do i kriojohej hapësirë partis rivale që të i kishte duart e lira në pazarllëqe të caktuara karshi vet pozitës së Kosoves, dhe besa edhe për të privatizuar tani më në mënyre ligjore të gjitha pasuritë dhe pronat e shtetit duke bërë shpërlarje parash e  duke krijuar biznese të fëlliqura kinse me firma të huaja. LDK-ja që prej vitit 2006 tani më ka meritat e veta për vrasjen e pavarësise¨, tani më e deri në ditët e sotme LDK ja mbetet vetëm nji satelit i partise së dajakut PDK-së, LDK –ja, mban dhe do e mbaj përgjegjësin për shukatjen e saj karshi anomalive, dhe pisllëqeve që bënë pushteti i Hashimit karshi vet ardhmërisë së  Kosovës, LDK-ja me apo pa vetedije qysh në kohën e koalocionit të panatyrshëm Sejdiu-Thaqi e deri me sot mbanë përgjegjësi për katandisjen e rendit dhe ligjit, për kriminalitetin e lartë  politiko-ekonomik në vend, ngase me heshtjen e shpesh edhe me votimet e disa ligjeve në Kuvend ajo po ia zgjat jetën degradimit të Kosoves duke ruajtur të paprekur nji qeveri kriminale, dhe shitëse të interesave të vet shtetit karshi Serbisë.  Duhet thënë haptas se LDK ja prej thyerjes së saj si rezultat Sejdiu-Daci, e deri me sot me votimet e fundit në Kuvend e sidomos të ligjit për amnisti fatkeqesishte është nji bashkëfajtore e vogël për katandosjen e vendit si rezultaat i pushtetit absolut të PDK-së, dhe të bandave milioneresh e që sot e kontrollojnë Kosovën. LDK-ja nuk është dashur që të merrte mbi supet e veta punët që nuk ishin në sfondin e saj, por duhej te ia lije në dorë Hashimit ,dhe klikës së tij, megjithate gabimet dhe fajët e LDK-së karshi pushtetit janë disi shumë më të vogla, por ja edhe në këtë mënyrë vet LDK ja mbetet e regjistruar si dëmtuese e pavarësise së fituar me sakrifica të shumta e sidomos të miliona shqiptareve që ishin vet LDK ja në vizionin rugovian.  Megjithatë duhet thënë pa lajka se edhe sot e kësaj dite LDK ja është vlerë krahasuar me PDK-AAK e sidomos VV.

-PDK-ja, apo partia e multi milionereve, e “analistave”, e veprimtareve të OJQ ve, e atyre që dikur ishin drugara të Serbisë, dhe e pak luftëtarëve të vertet! Partia e të akuzuarëve dhe  denuarëve në Kosovën e lirë por që ikun nga drejtesia?

Nëse mundet tani më ta quajmë parti, dhe duhet të jet kujdesi kur shkruhet për këtë parti ngase deri para pak muajsh ishte nji parti majtiste, shkurt bolshevike –enveriste, hrushoviste e maoiste, çka për mendimin tim e njëjtë mbetet edhe sot edhe pse kinse tani janë kthye djathats , dhe ia kane dhënë vetes epitetin dhe emnin parti e të djtahtëve-nji rrenë e kulluar ashtu siç dijnë të bëjnë vetëm këta që mikun më të mire e kishin dajakun dhe hajnin me krimin. Pas kinse nji qeverie të përkohshme, qeveri e panjohur nga populli por si mbulese për të rrahur, keqtrajtuar e kërcënuar njerëz të caktuar, për të uzurpuar, për të plaqkitur, për të vjedhur, e të tjera krime ekonomike e politike, prijesit e qeverise së perkohshme aso kohe formuan nji parti me emrin PDK, dhe vet emërtimi si parti demokratike ishte nji sinjal se këtu kemi të bëjmë me disa mburraveca që tani e tutje do jenë nën mbriojtjen e ligjit, dhe sitemit si njerez të subjektit piolitik, dhe me këtë do e kenë mundësin të përligjin hajnin, pasurimin, shantazhimet dhe uzurpimet e  bëra të tyre, dhe kështu edhe ndodhi dhe po ndodh edhe sot e gjithë ditën. I pari i kësaj partie e ka shëndrrua vendin në nji diktature të llojit sui generis, ku njeriu mundet të kritikoi, të protestoi e të bëj të tjera Forma kritikuese ndaj tij dhe aparatit të tij, e ky mos të ju hakmerret me burgosjen e tyre, por në anën tjeter ka ne duar gjithë pushtetin e sotëm, dhe me të drejte sot Institucionet e shtetei mundet lirshëm të quhen; Presidenca e  Hashimit, Qeveria e Hashimit, Gjykatat e Hashimit, Kushtetuta e Hashimit, Prokuroria e Hashimit, Univerziteti i Hashimit, shendetësia e Hashimit, kufinjët e doganat e Hashimit, pompat e Hashimit, livadhet e Hashimit, malet e Hashimit,  delet e Hashimit dhe në fundë Kosova e Hashimit. Në realitet e gjitha kjo tingëllon si diç banale apo edhe te i them humoristike, por nëse jemi real, dhe prekim përditshmërin kështu edhe eshtë situata në Kosovë. Kjo parti e mbane nën ethe të tëre shoqeron e Kosoves, punesohen apo largohen njerez nga puna vetem si vullnet  i argatëve të Hashimit, sot në Kosovë veprojne me qindra organizata kriminale e terroriste sidomos nga vendet e lindjese turko-arabe duke instaluar edhe parti islamike ne Koosven e shqiptarise!, sot me lejen dhe paratë e shperlara të njerëzve të Hashimit Kosova rrezikon të shënderrohet në poligon të vehabizmit e talebanizmit, ose shkurt bin ladenizmit, ngase vetëm për pushtet Hashimi me banden e tij pranon, parti të islamikëve dhe së bashku me ta parti të shkieve në koalociopn, me këtë tregohet trekëndeshi që funkcionon shumë mire; islamikët.shkiet dhe kinse partia e “luftës”, vërtet diç e pazakontë për nji shoqeri dhe shtet normal, por pasi që Kosovën e kanë shëndërrue në shtet anormal keso gjërash edhe funkcionojnë. Qeveria e sotme e tri grupimeve të lartëshenuara janë edhe vet gangrena e ardhmerise, po si mundet nji parti që thirret në vlera lufte të bashkëqevrisë me islamikë që duan ta mbulojnë shqiptarinë me shamija, dhe me ferexhe, dhe me parti serbesh të tipit të R. Trajkoviqit, apo ndoshta në brum këto të trija edhe janë nji bashkëdyzim vërtet normal që të trija së bashku qëllim e kanë katandosjen e Kosoves , dhe pasurimin  tyre personal. PDK-ja si parti pushtetare, është vërtet vrasësja më e madhe e shtetit dhe ardhmerisë, kjo parti instaloi në Kosovë sistemin e krimit, ngase nga kjo parti dyshohen dhe akuzohen më shumë se 100 njerëz me influencë nga rradhët e saja, për krime të shumta, për abuzime, korrupcion, vjedhje, zhvatje buxheti, shperlarje parashë, kriminalitet ekonomik dhe politik e deri te vrasjet e njerezve, pra vrasjet e shqiptareve e jo armiqeve serb.  Partia në pushtet sot është vet strufullogu i kriminelëve, dhe vetevetiu njeriu i mendjese së shëndosh vie në përfundim se pse ikin nga Kosova me mijera shqiptare, familje të tëra, të rinjë dhe të moshuar këto ditë, ikin ngase janë duke prekur, dhe përjetuar se si kjo qeveri e vret ardhmërin, pra e vret pavaresin që e pritëm të gjithë si diç që do hapte horizontet e përparimit, dhe mireqenjës shoqërore. Partia në pushtet sot shpërlan para, duke angazhuar avokatë për bashibuzukët e saj në një anë dhe në anën tjetër shpërlarja e parave të vjedhura bëhet edhe nëpermes kinse investitorëve sidomos nga Turqia duke e shëndrruar fatkeqeisishte edhe vet Kosovën në nji koloni të re turke që do ketë pasoja edhe për vet identitetin tonë shqiptarë. Duhet thënë haptas se partia në pushtet pra PDK, do mbetet e shënuar në analet tona si partija që shoqerin kosovare e shëndrroi në nji kazan të krimit, korrupcionit, hajnisë dhe shkurt nji degradimi total të kohës, kjo parti ka instaluar edhe nji fenomen, e ai është i pranishëm sidomos te gjeneratat e reja se vetëm me hajni dhe krim mundet të fitohet paraja, nji kancer që do i përcjelli gjeneratat në vazhdimesi, e pra kjo mbetet partia numer nji që vret dita ditës pavarësine  Kosovës. Në fundë duhet thënë hapur se me marrëveshjet me Daqiqin i pari i PDK se e ka ndare Kosoven, nese jo tash pas asnji dekade kjo do ndodh, ngase ashtu jane vet marreveshjet e shenuara.

AAK ja, nji parti dikur edhe kjo e dajakut e sot as me dajak e as me dije...

Si parti e tretë në Kosovë edhe kjo parti doli si rezultat i kalkulimeve me atë se në bazë të luftës do të mbijetohet edhe individi, apo individët që në kohën e pas luftës u përfolën si shumë të dyshimtë për shumë vepra. Duhet thënë haptas se kishte fjalë në mesin e popullit se në këtë subjekt fshiheshin edhe disa hajna ordiner, reketues, kërcënues dhe uzurpues të shumë pasurive të shtetit e sidomos në anën e Dukagjinit. Që keto të kishin disi edhe vëmendje më të madhe u kujdesen dikur kinse “ bashkëluftëtaret” e partisë së PDK-së më në krye A. Grabovcin e të tjerë që etiketuan, akuzuan, dhe besa treguan me gishte se në AAK ka banditë, reketues, milioner e deri te bashkëveprues në krime e korrupcion me serbet dhe Serbin! Këto dolën në siperfaqe kur dy partite dhe liderët e tyre kishin marrëdhenje vërtet armiqësore dhe lëshonin akuza të papara kundër njeri tjetrit, dhe kjo bëhej para opinionit dhe organeve të ligjit, por edhe me këtë vërehej se ligji për këto dy parti mbetet si një pikë uji në oqean, pra ligji dhe drejtësia për këta nuk egziston fare, se nuk ka si të mos thuhet ndryshe kur akuzat ishin publike dhe për vet fytyrat publike. Nga e gjithë kjo del se edhe kjo parti që edhe sot nga nji parti e re me emrin VV ja etikletohet si parti e reketimeve, dhe plaqkitjës së pasurise shtetërore, ishte dhe është nji vrasëse e pavaresise, nga kjo parti sot ka shumë pak kritika karshi kundershtarit, dhe akuzuesit të para disa vitesh, kjo parti pra AAK –ja është në reralitete nji parti koalocioniste me PDK-ne dhe kjo është e prekshme dhe e dukshme sidomos me pjesmarrjën e tyre në bisedime për autonomin e veriut te Kosoves, dhe ligjit për amnisti, me të cilin edhe vet këta individ  nga kjo parti përfituan, ngase u amnistuan veprat e tyre të ndryshme kriminale. Në realitet  AAK ja ishte dhe mbetet nji parti që ende nuk ka rezultate dhe nuk ka qasje reale karshi vet shtetit dhe shoqerise, ngase ne kete parti mungon diaj dhe intelekti e profesionalizmi, ka varferi ne mendje, por që dëmë i kanë shkaktue Kosoves ashte shumë evidente, dhe e pafalshme, andaj edhe këta janë në nji apo tjetër mënyrë vrasës së pavaresise¨së Kosoves, kur veq është e pavarur.

-VETËVENDOSJA, ose partia e palaqove, ose edhe partia e dashnisë së shamijave islame, që prej bashkimit kombëtar tani më ra në bashkimin me islamin dhe futjën e mësimit fetar në shkolla, që realisht është tragjedi e kohës!

Skena politike kosovare ishte e mësuar me veprimet e kësaj lëvizjeje dikur pa qenë subejt i regjistruar piolitik. Kjo lëvizje si turravrap kishte mbërthyer shoqerin kosovare në nji mëdyshje se athue çfarë po duan këta të rinjë, të udhëhequr nga nji ish lider studentesh ,dhe nji i burgosur ne vitin 1999 me emrin Albin Kurti, me të vërtet ishte nji interesim edhe i të huajve se a mos vall po lindë ndonji subjekt partiak që do merret me ardhmerinë e mire të Kosoves, por nuk shkoi shumë kohë, dhe vet shoqeria kosoavare vërejti se këtu kishim të bënim me nji grup zhurmaxhinjesh që kinse si lajtmotiv kishin bashkimin e kombit, ne kohët kur ne ende sishim bërë shtet i pavarur me njohje formale, dhe nga ketu shpejte u vërejet se qështja e bashkimit për ta ishte vetëm nji pelhurë syve opinionit për qëllimet e tyre të vërteta,e që ishin, dhe janë nji diktature enveriste te kohes se re, ngase keta te VV se nuk njohin as Presidentin Rugova, as votën e lire, as shtetin e kushtetutën e Kosoves, por keta duan te jen nji bazë për anarki në Kosove. Kohët e fundit këta treguan se vërtet me sjelljet, dhe disa ecje të tyre këta sikur të vinin në pushtet do ta shënderronin  Kosovën në nji shtet me sheriatin islamik, këtë e ka deklaruar ne nji mënyrë terthorazi lideri i saj, duke kërkuar shamija dhe mësim islam në Kosovë ku shqipëtarët më se paku kanë nevoi për këto anomali e prapambeturi, keshtu lirshëm mundë të thuhet se kjo parti tani është nji miniatur e së keqës që dëmton Kosovën, dhe vret pavarësin e saj ndoshta edhe më keq se këto dy të cilat instaluan hajnin dhe krimin në Kosove, sepse krim është edhe të kërkosh ta kthesh kombin shqiptare nën kthetrat turko-arabe...

Pavarësia e Kosovës nuk vritet me plumba tani kur është e lirë, pavaresia e Kosovës nuk shëmtohet  me njerëz normal që e duan vendin, por pavaresia vritet nga politikanët e rremë që përmes makinacioneve, dhe krimeve të nduarnduarta  kanë ardhur në pushtet, Kosova shëmtohet nëse i vihen shamija dhe ferexhe, Kosova lëndohet nëse 80% e popullsisë jeton keq e 20% e qeverritarëve kanë pastruese, kanë kujdestare fëmijesh, kane villa luksoze me xhipa për fëmijët e tyre, kanë xhipa të shtrenjet për vete, kanë pasuri milionshe. Kosova sot po vritet mu nga ata që rrejshëm e kanë fut vehten e tyre me dhunë,  dhe me para ne libra historie, Kosovën e vrasin dita ditës këta banditë që kanë kostume me kravata, që tërë ditën rrejnë dhe zgerdhihen me fjalët, ligji, drejtesia, përparimi, mirëqenja, zhvillimi. Kosovën e vrasin edhe disa mjete informimi që janë përplotë me emrat e këtyre banditëve që e kanë shëndrrue shtetin në pronë private, por mjerishtë duhet thënë edhe këtë; nënshtrimi i popullit, pra shoqerisë kosovare karshi këtyre bandave politike e partiake  është gjithashtu nji vrasje pas shpine pavarësise se shtetit. Dikur edhe me mundësin të vriteshim, delnim dhe kundërshtonim dhunën dhe aparatin policoro-ushtarakl të Serbise ,dhe prej vitit 1990 jetuam nënë pushtim  e vrasje, por nuk e pranuam pushtetin serb, deri sa edhe zhvilluam luftë për të cilën të gjitthë kemi dhënë kontributet tona, por si të shpjegohet që sot ky popull ditë e natë kritikon, vuan, përjeton të keqënm  dhe jeton me varfërin dhe kriminalitetin e korrupcionin e qeveritarëve të vet, e në anën tjetër nuk e lëviz as nji milimeter që të kundershtoi edhe me forcë këto shëmti, apo keshtu e deshën keta pushtetaret ta kenë shtetin, ku qytetaria do jetoi me friken më keq se në kohë Serbie, keshtu vritet ardhmeria dhe vet pavaresia, duke lejuar që ne qetësi dhe para syve e veshëve të qytetareve te Kosoves të shkoi edhe veriu i Kosoves, 15% të territorit të saj...

Athua ashtë e vërtet se na shqiptarët jemi nana e sui generisave.....



(Vota: 8 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora