E merkure, 24.04.2024, 12:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Fryma e mohimit

E merkure, 24.07.2013, 09:33 PM


Fryma e mohimit dhe duartrokitjet e injorantëve

Poashtu së fundi ka patur një lëvizje në këtë fushë të çmendurisë,ajo e “analistëve” dhe “ individëve “ të ndryshëm që kanë marrë rolin e gjyqtarëve dhe të treguesve të anëve se si do të duhej të ishte apo se si do të duhej bërë lufta në Kosovë.

Këta janë pjesë e këtyre shkaqeve të çmendurisë ,sepse nuk ka të drejtë asnjë analistë apo individë të flas pa fakte dhe të bëhet gjykatës aq më tepër të njollos vlerat e një popullit për çlrimin e tij.

Nga Gjon KEKA

Vetëm aty ku mungojn alternativat tjera krizat zënë vend,dhe nga krizat mund bëhet një humnerë nëse nuk ka arsye vepruese të shoqërisë syçel ,të shtetit me mjete demokratike dhe me nje transormim rrënjësor të të gjithëve.Një krizë e tillë shihet gjithandej sepse tani janë shfaqur hapur fytyrat e shumta të kësaj krize ,si ajo e identitetit politik, kombëtar ,religjioz dhe socio-ekonomik.Instikti i ka mëësuar popujt që nëse nuk gjejn rrugë për të dal nga kriza atëherë e vetmja rrugë që nuk do ta donte askush por që ndodh.Sepse është ai instikt që ndjen se një vullkan shpërthyes është i mundshëm,apo një pastrim nga brenda për të dal ndoshta tërësisht të pastër ose edhe në një gjendje të vetkuptueshmërisë dhe vetnjohjes,ose edhe jo në asnjërën nga këto ,megjithatë mbetet të shihen proceset në vijim.

Do të përpiqem të rendis disa probleme që po pengojn hapat,apo edhe sëmundje që janë pjell e këtyre krizave ,ndërsa lexuesit po i lë vetë në pozitën e tij që të gjykoj drejt dhe jo me syze ideologjike-politike-pushtetare,apo partiake këtë çështje dhe probleme që kalon vendi.

Degjenerimi

Degjenerimi i një populli të tërë është mishërim i degjenerimit të individit. Pra është ky imazh i degjenerimit që shfaqet kudo dhe tregon shenjën sëmundjes së rëndë si në administratën qeveritare, kulturën, arsimin, religjionin etj.Degjenerimi mund të jetë edhe fryt i një qeverisje të keqe ,por mund të jetë edhe fryt i farave religjioze ideologjike-politike të ardhura nga jashtë për të dëmtuar shoqërinë dhe infektuar atë me mentalitetin e tyre bjerrës dhe rrënues për identitetin dhe qenjen kombëtare.

Kështu që nëse politika e një shteti, qoftë me ose pa vullnetin e saj ecet drejt shpopullimit të vendit,dhe degjenerimit të qytetarit, sepse reduktimi i popullsisë shkakton uljen e fuqisë së brendshme dhe vullnetit të qytetarëve për të jetuar me dinjitet dhe luajtur rolin që i takon brenda shoqërisë.Nëse shteti nuk arrin të kuptoj nyjet e artit të qeverisje për të kuptuar në njërën anë mbipopullimin dhe në anën tjetër mundësin ose pamundësin për të realizuar vetveten dhe qytetarin ,atëherë kemi të bëjmë me atë se shtetarët merren me teori të çmendura të cilat duke mos njohur këto nyje prodhojn mashtrime botërore, urinë, varfërin, sëmundjet e ndryshme sociale,vetevrasjet, etj gjë që të cilat vijnë nga mjerimi dhe degjenerimi këto të cilat janë shkatërrimtarre për fuqinë e shoqërisëdhe vendit në përgjithësi.

Ndërsa në anën tjetër çdo politikë që drejton njerëzit të emigrojnë, është për të ardhur keq dhe është pasojë e degjenerimit. Sepse popullata duke qenë e varfër për fat të keq , përbuzet nga individë të cilët janë materialisht më të lartë, duke mos u përkujdesur për ta atëherë kjo tregon se për ta ata janë konsideruar si të pavlefshëm apo të tjetërsuar.Dhe ky nuk ka emër tjetër pos kulmi i kalbëzimit moral.

Duke ditur se fuqia e shoqërisë vjen nga shumëllojshmëria e profesioneve atëherë është e nevojshme t'i krijohet hapësira për profesionet e tyre,një mungesë e tillë sjell popullin në pykëpyetje sociale dhe ekzisteniale.Prandaj është e nevojshme që herë pas herë kur shihet që akrepat po lëvizin drejt mjerimit dhe degjenerimit të bëhen lëvizje të thella sociale të cila shpëtojn qytetarin dhe popullin në këtë devijim me pasoja katastrofale për vendin dhe shoqërinë.

Si rezultat i këtyre dobësive dhe ndikimeve të dëmshme fusha e degjerimi mund të jetë si morale ashtu edhe fizike ,kjo për faktin se së pari shkatërrohet aftësia, tradita e mirë e shoqërisë ,kultura burimore ,intelektuale ,pastaj e karakterit që bëhet i lëkundshëm sipas erërave, prishja e shpejt e shoqërisë, ndjenjat tjera morale mbeten në kushte tepër primitive dhe baza e gjithë kësaj orientohet në gjëra të gabuara ,gjëra që rrënojn urën e mirëqenjes së popullit dhe te qenjes shpirtërore-kombëtare dhe identitare.

Duke ditur se janë qytetarët ata që përbëjn shtetin atëherë eksperimenti më ta është rreziku më i lartë i themeleve të shoqërisë dhe vetë shtetit e qeverisjes ,sepse ose ka një keqkuptim të qeverisjes ose ka në thelb mosinteresim për qytetarin dhe mirëqenjen e tij dhe të ardhmen.Prandaj nga kjo shtetarët duhet të merren seriozisht me çështjen e qytetarëve të tyre,pra popullit t'i qëndroj afër dhe të punoj e shërbej atyre sepse ishin pikërisht ai popull që me votën e tyre i dha mundësin atyre të ngjiten në majën e pushtetit.Në lidhje me këtë unë do të citoj një fjalë nga një kronikë anglezë e vitit 1793 ku thoshte në lidhje me gabimet e qeverisjes se , mëkatet e qeverisë janë edhe mëkatet e kombit"

Poashtu ata duhet ditur se demokracia ka shkallët e ngritjes në maje të pushtetit por jo edhe shkallët për zbritje të lehtë nga maja nëse nuk janë përmbushur premtimet dhe nuk i është shërbyer me përgjegjësi të lartë popullit dhe interesave nacionale. Kështu që nuk ka asnjë arsye më qëndru prapa daulles politike apo partiake.Hipokrizia mban në fytytrën e saj pabesinë dhe dhelpërinë..Por gjithnjë ligji moral ka shpartallua gjitha privilegjet politike të kujtdo dhe nga do që janë bërë ato ,por edhe të klaneve dhe grupeve të caktuara të lidhura me politikën .

Eshtë parë shpesh se padrejtësia e partive politike dhe pushtetarëve është keqkuptim i tyre ndaj natyrës së shoqërisë ,sepse shoqëria nuk duhet të jetë shoqëri apo popull vetëm i votës, i simpatisë ,e nënshtrimit të vullnetit të tyre ,shoqëri e harresës së plotë për tërë mandatin qeverisës etj ,por një shoqëri e lidhur ngusht me jetën aktive të shtetit dhe anasjelltas.

Me veprime që prishin vitalitetin e shoqërisë tregohet tepër qartë se si duket ne nuk duam një demokraci të pastër, por një demokraci të njollosur që luajm me emrin e saj.

Jo ,jo demokracia është parim ,është emër që vjen menjëherë pas emrit të një shteti ,pra shteti demokratik ,i jep vlerën domethënëse një shteti ,sepse ajo mbështet në lirinë ,përgjegjësin dhe barazinë,kjo është natyra e saj. Ndërkaq në kuadër të kësaj duhet përmendur edhe eksitimin politik si një nga llojet e degjenerimit që mbyll arsyen dhe i zë frymën lirisë ,vullnetit të lirë të njeriut. Duhet nënvizuar se eksitimi politik paralizon arsyen dhe vetëkontrollin e shoqërisë dhe individëve dhe sjell konfuzioni të ideve.

Çmenduria

Shpesh kanë qenë disa nga ngjarjet politike ,ideologjike dhe frymërave të huaja, pastaj të pushtimeve barbare si ai otoman dhe sllav që janë treguar si shkaqet e çmendurisë.Pastaj edhe lëvizjet e gabuara të shtetit dhe shoqërisë janë treguar si shkak i çmendurisë dhe konfuzionit mendor ,social dhe kulturor etj.

Poashtu edhe ideologjitë religjioze radikale islamike janë pjesë e kësaj çmendurie,sepse kanë sjell një frymë të mohimit, të njollosjes dhe të demonizmit në shoqërinë shqiptare ,shoqëri kjo që ishte e paprekur nga këto ideologji rrënuese që minojn themelet e një shoqëri demokratike dhe moderne.Sepse rezultat i kësaj çmenduire është edhe ajo se individët imoral dhe pa identitet të kësaj ideologji sulltaniste predikojn për parimet morale dhe inovacionet apo edhe mënyrën e jetës së njeriut ,dhe ky predikim ideologjikë është një helm për shoqërinë ,dhe murtaj për popullin.Siç dihet më herët predikimi i komunizmit ka qenë i qortueshëm si një nga pikat e etiologjisë së sëmundjes mendore e ideologjike ,poashtu edhe ky lloj predikimi ideologjik i islamizmit politik është i qortueshëm dhe ndëshkueshëm në botën demokratike ,sepse ky predikim ideologjik islamik ka pjellë terrorizimin duke marrë me mijëra jetë njerëzish dhe duke dal hapur kundër vlerave dhe qytetërimit perëndimor.

Në Kosovë kjo çmendur ka zënë vend në disa individ që shpërndaj ideologjinë e tyre politike dhe mbjellin mohimin ,urrejtjen dhe njollosin të gjitha vlerat dhe thesaret e kombit tonë shqiptar europian.

Poashtu së fundi ka patur një lëvizje në këtë fushë të çmendurisë,ajo e “analistëve” dhe “ individëve “ të ndryshëm që kanë marrë rolin e gjyqtarëve dhe të treguesve të anëve se si do të duhej të ishte apo se si do të duhej bërë lufta në Kosovë.

Këta janë pjesë e këtyre shkaqeve të çmendurisë ,sepse nuk ka të drejtë asnjë analistë apo individë të flas pa fakte dhe të bëhet gjykatës aq më tepër të njollos vlerat e një popullit për çlrimin e tij.

Unë jam për atë që liria e mendimit të mbrohet ,madje do të përdori atë thënien e famshme ,se “unë e urrej mendimin tënd ,por unë do ta mbroj atë deri në vdekje”,por jo injorancën, sepse liria e mendimit ka edhe përgjegjësin me vete ,përgjegjësi është të flasësh me fakte, të keshë mendimin ndryshe por jo mendim ndryshe me kurthe ideologjike, apo leksione retorike boshe që çojn ujë në mullirin e injorancës dhe injorantëve.Nga kjo shihet qartë se në kuadër të kësaj kemi në njërën anë disa nga njerëzit e ligj të shtetit dhe në anën tjetër xhelozët e lirisë dhe shtetit demokratik.

Konkluzion

Me pak fjalë mendja e popullit mbetet e shëndetshme vetëm atëher kur të ketë sjellje të mira kombëtare,edukim të shëndosh ,arsimim ,ruajtje të identitetit dhe thesarve të brendshme dhe të jashte të kombit dhe vlerave të tij qytetëruese,si dhe të qenjes kombëtare nga frymërat ideologjike-politike rënuese sulltaniste.

Prandaj Kosova ka nevojë mbi të gjithja për transformime rrënjësore, për ringjallje të brendshme ,për paqe ,për shërimin e brendshëm të plagëve dhe se ora e shërimit është shumë më e rëndësishme sesa paratë e premtuara apo investuara nga Turqia dhe vendet aziatike.

Stuhitë dhe erërat ideologjike-politike nuk duhet të lëkundin nga parimet mendjet më të fuqishme të kombit shqiptar europian,as t'i largojn nga guximi dhe aftësia për të bërë vetën shkëmbinjë për rrethë shtetit dhe vlerës së kombit shqiptar europian,prandaj mendjet e mëdha të kombit nuk duhet t'i kënaqin orekset e injorantëve dhe injorancës në tërësi ,sepse të urtët nuk kanë patur kurrë nevoj për duartrokitjen e injorantëve.Në kuadër të kësaj po përmendi një thënie të famshme të një nga figurat e rëndësishme të revolucionit francëz Marie-Jeanne Roland e cila në një tribunë të mbajtur në nëntor të vitit 1793 thotë,”"Oh, liri, sa krime janë bërë në emrin tënd!”.

Megjithkëtë shëndeti i vetëm i shtetit është liria, dhe se shteti gjithshtu nuk duhet qëndroj asnjëher në mes të parimeve demokratike dhe tronditjeve të këtyre parimeve ,por të mbështet vetëm në parimet e demokracisë.Poashtu duhet kuptuar se elementi demokratik ndryshon nga fakti demokratik ,për atë janë parimet shtylla këto që mbajnë shoqërinë dhe aktive duke treguar kështu faktin e vërtetë demokratik në jetën e shoqërisë së gjallë demokratike.Prandaj nisur nga kjo që u tha më lartë mund të themi se një shtet i urtësisë dhe i ruajtjes së vlerave na duhet neve si popull, dhe kjo është tepër e rëndësishme për shëndetin dhe të ardhmen e vendit dhe rikthimit të tij në familjen e lashtë europiane.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora