E premte, 19.04.2024, 10:36 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

LB: PDK e LDK po tallen me Prishtinën

E diele, 21.07.2013, 08:43 AM


Ditëve të fundit Qeveria e Kosovës ka iniciuar krijimin e komunave të reja në Kosovë. Këto nisma, duke ardhur në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, kanë hapur debate të cilat janë duke kulmuar me propozimin e Kryeministrit, z.Hashim Thaçi për themelimin e komunës së Kodrës së Trimave dhe reagimet kundër këtij propozimi të të parit të Prishtinës dhe të LDK-së, z.Isa Mustafa.

Lëvizja për Bashkim konsideron se të dy partitë PDK dhe LDK janë fajtoret kryesore për gjendjen e rëndë të kryeqytetit të Kosovës dhe se edhe debati i këtyre ditëve është në shërbim të luftës joparimore për pushtet që po zhvillojnë këto dy subjekte politike në dëm të interesave të qytetarëve të Prishtinës. Këto dy subjekte janë duke e shfrytëzuar këtë debat si arsyetim për të fshehur sabotimin që ia kanë bërë zhvillimit normal të kryeqytetit tonë, duke e shfrytëzuar atë për interesat e tyre partiake dhe personale.

Si pasojë e këtij kalkulimi politik, Prishtina ka mbetur pa ligjin për kryeqytetin, obligim ky kushtetues dhe ligjor që është dashur të realizohet që nga viti 2008.

PDK dhe qeveria aktuale qe dy mandate ka bllokuar miratimin e Ligjit për Kryeqytetin, përderisa LDK, si partia e dytë në vend, ka treguar paaftësi politike duke mos arritur që këtë ligj ta imponojë në Kuvendin e Kosovës edhe pse në mandatin e parë ka qenë vetë pjesë e qeverisjes qendrore me PDK-në, në mandatin e dytë ka qenë forca e dytë parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe e ka pasur pushtetin në Prishtinë.

Në këtë situatë LB konstaton se Kuvendi i Kosovës, partitë në qeveri dhe ato opozitare, me përfshirjen edhe të shoqërisë civile dhe të qytetarëve, do të duhej të debatonin për modelin e organizimit të Prishtinës si kryeqytet dhe si përfundim i këtij debati gjithëpërfshirës Kuvendi i Kosovës do të ta miratonte Ligjin për Kryeqytetin, ku do të përcaktohej edhe ndarja apo jo e qytetit në komuna.

Debati për krijimin e komunave të tjera nga Prishtina apo edhe krijimi i tyre ad hoc, ndërsa në të njëjtën kohë kryeqyteti të vazhdojë të ketë kompetenca më të vogla se Parteshi e Kllokoti, vetëm sa do t’i dëmtojë interesat e qytetarëve të Prishtinës, por edhe vetë interesat e shtetit të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim

Prishtinë, 18.7.2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora