E enjte, 18.04.2024, 04:22 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: ...Ose te hapen dosjet

E diele, 21.07.2013, 09:45 AM


…OSE TË HAPEN DOSJET,

…OSE MOS TË HAPEN DOSJET,

…OSE TË RRINË HAPUR !

Fejton

NGA NEBI DRAGOTI

Ha, ha, ha!Vetëm fjalë.Filozofi e cekët, si ajo puna e peshkut në zall kjo, jo se “kur nuk ke punë, luan derën”, por kjo është më tej, se bëhet zhurmë për të turbulluar ujërat që të mos shihet thellësia.Dhe politika shqiptare ka qejf të notojë në pellgje moçalishtesh, ku dëgjohet kënga e bretkocave dhe zukatja e insekteve parazitare.Hajde, ki durim dhe numëroje sa herë  ka filluar kjo lojë kungulleshkash.Në Parlament lozet dhe që bëhet lojë kuptohet, se dihet, xhanëm,  politika vetë shkruan dhe vetë vulos.Në dilema të tilla, në favorin e vet  e “katranos” problemin në fjalë.Prandaj …ndodh kështu, se edhe budallai që është budalla, (se ka dhe që hiqen si të tillë) nuk e dëmton veten.Kësaj i thonë kot, kot fare “rrih ujin në havan” ose:

Bjeri fyellit me një vrimë,

shtëllunga tymi tirr e tirr(…)

Fija zgjatet, s’ka mbarim:

dam e dum, e dam e dim…

Teksti dhe melodia e këngës u vjen për shtat,  të bën për të qeshur, sepse vërtet  është për të qeshur, sepse marrshin triumfal askush nuk ua ndal.Bëjnë atë që duan dhe s’i pengon njeri, sepse tek një poçe venë e ..

…dam e dum, e dam e dim,

lesh ka e lesh tirr…

Sa politika bëhet lesh,

vetë qahet e vetë qesh…

Hëëë, e kanë gabim duke menduar si drejtues, por…janë sot e s’janë nesër.Pra, s’ia dinë  se ku e ka bishtin dardha!E, megjithatë, edhe Nastradini bën komentet e veta:”Ua di unë hilet, ua di.Dosjet e shkreta për dikë edhe janë zhgarravitur.Madje, pa hile, ka edhe dosje të zhdukura, ku nuk u gjendet asnjë fjalë, sepse çelsat herë i merr njëra palë e herë pala tjetër, sipas rrotës së rrotacionit që kërkëllin..Kësaj i thonë tra-la-la e tra-la-la, ndize vallen, se të ka hije!Dhe mundohu e gjeja kryet  lëmshit  të dosjeve.Është si puna e atij floririt të Kërrabës që avulloi e u kap ai fshatari me gomar që edhe u dënua.Kaq.Shyqyr që nuk u ka shkuar në mendje, se do t’më dënonin  edhe mua si bashkëpuntor në këtë vjedhje spektakolare.Jemi në kohë çudirash.Çfarë nuk presim?Ah, dosjet e përfolura aq shumë! Unë jam i mendimit ashtu siç je edhe ti:dosjet të hapen!” “E pse mos të hapen?vazhdoj unë.Askujt nuk do t’i hyjë gjemb në këmbë.Asnjë nuk do të pushkatohet, asnjë nuk do të varet në litar…asnjë nuk do të lejë karriken.-Ha-ha-ha! qesh Nastradini me të madhe me këtë sarkazëm therëse.Po kështu është dhe pikë.Atëherë pse frikësohemi nga dosjet?Ato s’janë gogol, as kuçedër.Letra, letra të shkruara janë “të uruarat”e përgojuara.Pastaj në këto dosje shqiptarë janë:shokë, shoqe, miq, krushqi të vjetra e të reja, kushrinjë të parë e të dytë, farefis të liderëve politikë etj.Kanë kaq shumë krahë dhe rrënjë të gërshetuara sa s’ka më.Kjo është domethënia e atyre që bërtasin:”Mos të hapen dosjet!”E prapseprap, dilema do të vazhdojë se edhe kur të hapen, do të ketë debate parlamentare me plot zhargone fjalësh:”Fajet i ka patur regjimi i shkuar totalitar”.Eh, ç’na ka gjetur me dosjet?Na është hapur punë e madhe sa kurrë ndonjëherë.Na janë hapur plagë në shpirt.Të hapen dosjet, të mos hapen dosjet.Ishalla të mos hapen vrima në ujë, se u bë uji shoshë me vrima nga politika jonë…që nuk e pranon që fajin e ka vetë.Madje, madje, hasëll, hasëll, si i thonë shprehjes…nuk mbaron puna e këtyre të “flamosurave”.Dërdëllitet vetëm për ato, që janë shkruar dje , në diktaturë.Po sot a shkruhen dosje?Qofshin thashetheme…se ka fjalë sikur shiten pjesë territoriale të vendit .  Dhe asnjë nuk po vihet përpara drejtësisë!Apo s’kemi dretësi ne!...Që të mos dëmtohet Atdheu…siç është bërë me Shën Naumin…me transparencë le të shkruhen dosjet edhe sot…Ishalla ia dalim mbanë duke ecur me hapin triumfal nën ritmet e marrshit:

…dam e dum, e dam e dim,

lesh është bërë, lesh tirr…

Dosjet hapur të rrinë!

Të rrinë hapur dosjet dhe ligjet të godasin hapur dhe ashpër!Është shkelur Kushtetuta, janë cënuar kufijtë e Shqipërisë nga karafillakë drejtues të paaftë e të papërgjegjshëm, që lozin e plotësojnë tekat e veta, duke kujtuar se ky vend është plaçkë tregu që shitet.Shqipëria është e shqiptarëve!Personave të tillë, veç privimit të lirisë, t’u konfiskohet edhe pasuria e vënë me vjedhje.Ah, ”të lindet një njeri!” sipas grishjes migjeniane.                   



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora