E premte, 29.03.2024, 01:29 PM (GMT)

Sport » Sporti

Ramiz Dërmaku: Intervistë me boksieren Valmira Mahmuti

E premte, 19.07.2013, 06:59 PM


PREZENTOJMË   SPORTISTËT  E  RINJË     DIASPORË

DËSHIRA  IME  ËSHTË       MARRË  PJESË     LOJËRAT   OLIMPIKE, DHE     BOKSOJ   PËR   SHTETIN   E  KOSOVËS

Intervistoi Ramiz DËRMAKU

Bokserja Valmira Mahmuti,  fitoi  titullin“ Deutsche Meisterschaft“në kategorinë Welter 66 – kg. Bokserja Valmira Mahmuti nga fshati Rahovicë - Komuna e Ferizait, ka lindur me 7. 12.1997, në qytezën Tetnang të Gjermanisë, Republika e Badenwürttembergut. Kjo vajzë e urtë dhe e zgjuar është një talente e boksit.

Një të diele unë isha duke shetitur në qytezën Langenargen, buzë liqenit të Bodensse, dhe para meje vraponin dy të rinjë. Para se të ofrohen pranë meje,  vajza.., kërkon nga djali (që më vonë ne do t‘ua  mësojë emrat ; Valmira e Kushtrim Mahmuti, vëlla e motër). Valmira me një gjysëm zëri,  i thotë vëllaut, të pushojmë pakëz se jamë lodhur, dhe kërkesës së Valmirës ju përgjegjë pozitivishtë- djali-. Unë nga dëshira, për të mësuar diçka më tepër u ndala dhe pasi shkëmbyem disa fjalë përshëndetëse, i pyeta se të kujt jeni .., dhe nga jeni ?

Valmira ishte e lodhur dhe  e rraskapitur nga vrapimi i gjatë, morri frymë thellë dhe u përgjegjë . Ne jemi fëmijtë e Fatmir  Mahmutit nga  fshati Rahovic- Komuna e Ferizait, e këtu jetojmë në qytezën Langenargen. Unë i pyeta ? Po, pse po vraponi ne këtë vapë…? ! Po  ndërhyri Valmira, ne jemi antarë  aktiv të klubit të boksit LANGENARGEN  nga qyteza  Langenargen. Dëshira ime e madhe për ti  prezentuar këta dy të rinjë në gazetën tonë kombëtare “BOTA SOT“, dhe portalin“ZEMRA SHQIPTARE“ më shtyri që unë të takohem me ta. Unë me babain e tyre Fatmirin, njiheshim edhe më parë, por për befasi, ai kurrë nuk më kishte rrëfyer për djalin e vajzën se merren me sport- Boksë dhe se kanë arritur rezultate te mëdha.  Për disa çaste sikur mbeta i befasuar.., dhe i bëja pyetje vetit.., se si është e mundur që Fatmiri, kurrë nuk më ka treguar se djali dhe vajza e tij, merren me sport- Boksë ? !. Zonjushë i thua babait tëndë le t’më thërret në telefon. Fatmiri,  më ftoi në telefonë. Pasi shkëmbyem ca fjalë përshëndetëse e pyeta ? !  Fatmir .., pse kurrë s’më ke treguar se djali dhe vajza juaj merren me sport-boksë , dhe kanë arritur rezultate të mëdha. Po, z. Ramiz.., (dhe u skuq në fytyrë) mua më vinte keqë, që unë t’ju thërrasë për fëmijët e mijë.., Po z. Fatmir unë të dielën tjetër do të jemi mysafirë tek ju, të ju vizitojë JU dhe sportistët e rinjë. Ai kërkesën time  e pranoi me kënaqësi.

Dhe ne për ta mbajtur premtimin e dhënë të dielën në ora 13°°, shkova tek Fatmiri në banesën e tij. Para se të arrija afër banesës, Fatmiri më priste, ai  me një buzëqeshje e shtrëngim duarshë u përshëndetëm vëllazërishtë dhe hymë mbrenda. Deri  sa  ne me Fatmirin, shkëmbyem disa fjalë përshëndetëse bashkëshortja  e tij solli kafet e pjekura në xhevze. Po, e pyeta ku i ke sportistët ? Pasë një pushimi të shkurtër unë i tregova qëllimin e vizitës sime. Ai sikur ngurronte të fliste.., tha po ata janë në ushtrime.., dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi. Dhe vërtetë pasë ca minutave ata erdhën të lodhur e të rraskapitur nga vrapimi dhe ushtrimet. Në shenjë respekti unë bisedën e fillova me Valmiren. E ftova dhe i thashë.., ulu  pranë meje ajo në fillim kishte emocione, por me kalimin e kohës sikur u qetësua tani i rradhiste fjalët  si fletët e një romani, tregonte për sukseset e arritura deri më tani. Ata të dy njëzëri deklaruan; Është heret akoma të shkruhet për ne, ne jemi në fillim të karierës, nuk kemi arritur akoma atë që duhet arritur, por ju falenderohemi për vizitën tuaj dhe ne jemi të privilegjuar dhe të nderuar që na vizitoni dhe shkruani për ne. Kjo vizitë e juaja për ne është një shtytje, drejtë fitotreve.

Ramiz Dërmaku: Zonjusha Valmira, na tregoni kur keni filluar të merreni me sport ?. Valmira: Po unë që nga mosha  10,11 - vjeçare kamë filluar të merrem me sport, dy vite kamë lozur Hendboll dhe isha lojtarja më e mirë.  Mirëpo aty nuk mund ta gjeja vehten sepse , loja dhe sukseset nuk vareshin nga unë por edhe nga lojtarët tjerë, kështu që unë  nuk arrija ti tregojë aftësitë e mia. Shkaku tjetër që më shtyri që unë të ndahem përgjithmonë nga hendbolli ishte se shoqja ime Blerina Nikollovci u largua nga klubi i hendbollit, edhe unë vendosa që të largohem nga Hendbolli.

Ramiz Dërmaku: Po çka jui shtyri që ju ti përkushtoheni Boksit ?

Valmira: Po, ta themë të vërtetën, unë deri sa luaja hendboll, nuk shihej talenti im, sepse nëse shoqet e mia nuk ishin të përgatitura; nuk i mbanin ushtrimet rregullishtë, nuk kishin forcë, kondicion  normalishtë që mungonin edhe sukseset. Vëllau im më i madhë Kushtrimi i cili mbi dy vite kishte filluar ushtrimet e rregullta në klubin e Boksit- Langenargen, ishte njëri ndër bokserët e mirë në klub. Ne me famjilje i përcillnim “luftërat“ e vëllaut tim Kushtrimit. Dhe çdo takim kur Kushtrimi “luftonte“ mbrenda litarëve-në ring unë  isha e koncentruar me të gjitha forcat që ta përcillja duelin. Kur vëllau im Kushtrimi fitonte, nga publiku dëgjoheshin thirrjet .., Kushtrim, Kushtrim.., mua më mbusheshin sytë lotë nga gëzimi. Dhe një ditë i thashë vëllaut timë Kushtrimit, pyete trajnerin tuaj , Thomas Schuler  dhe “Tito“ Furtado, se a mund të regjistrohem edhe unë në klubin e boksit - Langenargen. Trajneri i kishte thënë Kushtrimit, PO. Në fillim të muajit marsë unë i kamë filluar ushtrimet intenzive në klubin e boksit Langenargen. Në boks, rezultatet e sukseset nuk varen nga të tjerët por vetëm nga ushtrimet, përgatitjet, stërvitjet, vrapimet, etj etj, normalishtë që ato nuk mungonin tek unë.

Ramiz Dërmaku: Çka ndodhi pastaj me ju ?

Valmira: Një vitë unë bëra ushtrime intenzive , deri sa i mësova gjërat më elementare të boksit.  Po tri herë në javë nga 3 orë i mbanim ushtrimet në sallë me trajnerin. Pastaj çdo ditë vraponim nga dy orë ,mbi 15 - km, dhe kur ktheheshim nga vrapimi ashtu të lodhur e të rraskapitur fillonim ushtrimet me vëllaun.

Ramiz Dërmaku: Zonjusha, Valmire a ju kujtohet takimi i parë dhe me kend ?

Valmire: Po më kujtohet ajo ditë dhe ai momentë kur për herë të parë hyra në ringë duke u ndarë nga vëllau dhe trajneri, dëgjova .., Valmire .., fitore. Ajo çka më ka mbetur në kujtesë, është se në rundin e parë në minutin e fundit kundërshtarja ime Wanesa Wajbel, u gjendë në një gjendje  të vështërë nga një kroshe me dorën e djathtë. Në ruandin e dytë disi isha më e lirë dhe sulmoja pa ndërprerje, tani s’kisha emocione, nga poshtë vëllau Fatmiri më këshillonte. Rundin e tretë e fillova me të rëna të shpejta dhe diku aty nga mesi i rundit të 3-të,  Wanesa u gjend e shtrirë në dysheme.Pasi fitova  unë u shpalla bokserja më e mirë ( 66 kg )në Republikën e Badenwürttembergut.

Ramiz Dërmaku: Ne kemi informacione se ju jeni nxënëse shumë e mirë, në anën tjetër ju posë punës në shtëpi (ndihmë nënës) për çdo ditë vraponi nga 15 deri 2o km, dmth 3 orë rregullishtë merreni me sport ? ku po gjeni kohë të mësoni ?

Valmira: Po falë përkrahjes së madhe që kamë nga prindërit, dhe vëllau, unë kamë arritur deri këtu, por shpresoj se ne të ardhmen do të arrij akoma më shumë. Deri sa fliste  Valmira babai i saj Fatmiri e dëgjonte dhe i qeshej fytyra: Unë do të bëjë çdo gjë do ta shkrij atomin e fundit që fëmijëve të mijë tua plotësojë  kushtet ne mënyrë që këta të arrijnë rezultate edhe më të mëdha. Sepse sukseset e tyre janë kënaqësi për bashkëshorten time dhe mua.

Ramiz Dërmaku: Ju me 22-23 qershor 2013 në Straubing keni fituar titullin : Deutsche Meisterschaften ?

Valmire: Po kjo është e vërtetë se me datën 22 dhe 23 qershor të vitit 2013 në qytetin Leonberg , Republika e Badenwürttembergut-Gjermani, kamë fituar titullin; Deutsche Meisterschaften. Po para se të hyja në ring, isha e emocionuar, mirëpo, kur ra gongu unë u vërsula drejtë kundërshtares dhe pasë një numri të madhë të të rameve  të forta në kokë , kundërshtarjaime tani më skishte forcë për të më sulmuar. Unë duke e parë se në çfarë gjendje ndodhej ajo, mora një sulmë dhe pasë dy apo tri të rameve në kokë ajo u ndodh e shtrir në dysheme. Pra, arrita që të fitojë titullin Leonberg , Republika e Badenwürttembergut-Gjermani, kamë fituar titullin; Deutsche Meisterschafte e bokseres më të mirë në Gjermani- në 66 kg.

Ramiz Dërmaku : Po sa meqe i keni zhvilluar deri tani dhe sa fitore i keni ?

Valmira: Deri më tani unë i kamë zhvilluar 8 meqe – i kamë  7- fitore, një – 1-  humbje. Ramiz Dërmaku: Në dhomën tuaj po shohë shumë: kupa, diploma, mirënjohje, medalje. Ndersa në notesin  ajo ruante me dashuri shumë shkrime nga shtypi ditor, javor dhe ai lokal gjerman.  Çka do të thotë kjo Valmire?

Valmire: Të gjitha këto kupa, mirënjohje, diploma, shkrime ( Süd Kurier , Schwebische Zeitung)  reportazhe në televizione me renome në Gjermani, janë një dëshmi e fortë që tregojnë për sukseset e mia. Në anën tjetër të gjitha këto mua më japin kurajo e vullnet qe ne të ardhmen të arrij edhe më shumë suksese.

Ramiz Dërmaku: Po sa meq ek zhvilluar vëllau juaj dhe sa fitore ?

Valmire: Po ,Kushtrimi deri tani ka zhvilluar 18 - meqe dhe ka 16 - fitore, një humbje dhe një barazim.

Ramiz Dërmaku: Cila është dëshira juaj  ?

Valmire. Deshira ime është që një ditë t’i mbroj ngjyrat e shtetit timë pra Republikës së Kosovës dhe të marrë pjesë në lojërat olimpike.

Valmire: Po dua të falenderohem ty dhe redaksisë së gazetës kombëtare“BOTA SOT“, si dhe Portalit informativ “ZEMRA SHQIPTARE“ të cilat me ëndje i lexojë.

Edhe unë në emrin tim personal dhe të gazetëskombëtare“Bota sot“ dhe portalit informativ “Zemra Shqiptare“ i dëshiruam suksese edhe më të mëdha.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora