Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Kriminelet, Nexhmije Pagarusha dhe ‘’pis-miletet’’!

| E diele, 18.05.2008, 02:16 PM |


Kriminelet, Nexhmije Pagarusha dhe ‘’pis-miletet’’!

Nga Ilir Dardani

Shfrytezuesit e minoreneve

Asnjehere s’do me dhimbsej plumbi, sado shtrenjte te me kushtonte! Ligesia mashkull shfrytezon minorenet e pafajshem dhe te pambrojtur shqiptare! Femijet ne pergjithesi dhe ata jetime ne vecanti shfrytezohen nga monstra, te cilat ekzistojne nga mungesa e plumbit, litarit, masakrimit!

Ju drejtohet te gjithe krimineleve, qenjeve me te ndyra te shoqerise:
Para se te paguani me jete (sic kane paguar shume nga ju, te cilet kane ftuar krimbat ne ‘’party’’ per t’i ‘’derrkucosur’’ me mishin e tyre ne moshen qe s’duhet te vdesesh), bejini lavazh trurit dhe distancohuni nga krimi, nga shkaterrimi i jetes se tjetrit. Nese s’te pelqen ajo qe ti ben, te te behet ty, mos e bej sepse heret a vone koken tende do hash dhe vetem urine (te holle e te trashe) do kesh te koka. Jeta eshte krijuar me mangesi, por ti s’duhet ta shkelesh tjetrin per te ndryshuar jeten tende sepse para ferrit te vdekjes, do perjetosh edhe ferrin e jetes.

Lexoj neper gazeta shume here per maskarenjte, qe duke pare qe femijet nuk kane mbeshtetje, qe s’kane njeri qe ju del per zot, shfrytezojne rastin, abuzojne seksualisht, i hedhin ne rruge si prostituta,  i perdorin per te lypur etj.

Nese je nje qenje ore-vrare dhe kerkon qe te shfrytezosh femijet (apo edhe te rriturit) per t’u pasuruar, hiqe nga mendja kete ide te cmendur sepse c’do sekond do e kesh varrin prane deri sa te vije momenti i duhur, kur humb ekuilibrin dhe bie!

Sikur te kisha mundesi (leke) do te hapja dy fondacione, njerin ne ndihme te njerzve ne nevoje, kryesisht per te miturit dhe te moshuarit, ndersa tjetrin per zhdukjen e monstrave, jo duke paguar gjyqe dhe buke falas por do paguaja me kenaqesi nga 2 metra vend per secilin dhe nga mungesa e banjove publike, shfrytezoja rastin dhe ndihmoja qytetaret per te kryer nevojat personale! A i urrej kriminelet? - Natyrisht perbindshem!!! Do me dhimbsej krimineli apo guri? – Normalisht Guri. C’bej une kur degjoj se vdiq nje kriminel? – Festoj!

Nexhmije Pagarusha
Nexhmije Pagarusha dhe ‘’pis-miletet’’!

Nje nder kengetaret me te medha, legjenda e gjalle e kenges shqiptare nuk ka nje CD! Po lexoja nje interviste dhene per gazeten ‘’Panorama’’, me rastin e 75 vjetorit te lindjes se bilbilit te kenges dhe ne fund te intervistes shprehet: ''Jam e vetmja këngëtare e Kosovës që nuk kam një album timin. E kam peng që nuk mund të realizojë incizimin e dy CD-ve ose të një emisioni kolazh me këngët e mia.''!!!  Arti sot eshte antiart dhe si rezultat kemi lloj-lloj zhulci qe kendon. Komercialet sundojne padrejtesisht ne tregun tone muzikor dhe kjo vjen sepse njerzit ne pergjithesi dhe shqiptaret ne vecanti posedojne tallash ne tru dhe myk ne vesh! Pagarusha erdhi ne muziken shqiptare, per ta bere veten legjende, elite e kenges sone, por mjeranet sponsorizojne per kengetaret vdekjeprures tallava, hajdutet e ahengjeve greko-serbo-turko-arabo-mjekra! Vetem nje ‘’pis-milet’’ mund te degjoje ‘’pis-miletin’’. A jane shqiptaret ‘’pis-milet’’? – Padyshim po, ne nje mase te gjere!
E dashur Nexhmije, ata qe dine te vleresojne, ata qe e duan muziken shqiptare, zerin e rralle, qetesine e shpirtit, ne koleksionin e tyre do e kene gjithmone kengen tende, kurse ata ‘’pis-miletet’’ le te rrine sic jane, pis, sepse s’ka shampo qe i pastron dhe nuk ja vlen te sakrifikosh mrekulline e kenges tende.

ilirdardani@hotmail.com