E shtune, 20.04.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Sali Berisha dhe Kosova

E enjte, 18.07.2013, 07:54 PM


SALI BERISHA DHE KOSOVA

Nga Halit Bogaj

Humbja e Sali Berishës në zgjedhjet e fundit në Shqipëri dhe shkuarja e tij nga skena politike është një ngjarje e papritur për shqiptarët e Kosovës.

Së pari,  Sali Berisha ishte ai i cili e mposhti një regjim totalitar stalinist që ua kishte pirë gjakun gati gjysmë shekulli shqiptarëve  .Pra si të tillë, Berisha dhe lëvizja studentore ishin gjigantë të  paparë që shpërthyen një ditë edhe në Shqipëri,  si në vendet e bllokut komunist.Me fjalë të tjera, paraqitja e Berishës me Partinë e tij demokratike ishte një ogur i bardhë edhe për ne,  ngase Shqipëria atëherë e tutje do të përpiqej dhe mundohej të fliste  në një zë me Kosovën

Së dyti, ajo që u bë më e nevojshme se gjithëçka tjetër, e sidomos për vendin tonë, ishte Autostrada, si kryevepra më madhështore e ndërtuar për ta lidhur Kosovën me Shqipërinë, një ëndërr e kahmotshme e Presidentit tonë historik Ibrahim Rugova e cila me krenari të madhe e mban emrin e tij,  Sot nëpër atë rrugë kalojnë qindramijra udhëtarë, sudomos nga Kosova, Maqedonia etj.por edhe  popujt të tjerë që duan ta vizitojnë Shqipërinë për t’i përjetuar bukuritë e saj të rralla natyrore dhe detin e bukur, të pastër dhe të ngrohtë

Së treti, Berisha e donte pa hile Kosovën edhe mikun e tij të dashur Rugovën, me të cilin ishin takuar disa herë .Dhe kudo që shkonte lëvizte nga një gurë për ta ngritur edhe më lartë çështjen e Kosovës.Por, ashtu siç na donte ai,  e donim edhe ne, prandaj edhe humbja e tij e fundit na habiti shumë sepse nuk e kishim menduar një diçka të tillë, aq më tepër pas të gjitha atyre zhvillimeve aq të mëdha që ia ka bërë Shqipërisë..

Së katërti,  Sali Berisha , që nga dita e ardhjes së tij në pushtet, gati në mënyrë pompoze, arriti të krijonte marrëdhënie madhështore me Turqinë e cila /krahas shteteve të tjeratë NATO-s/ do t’i gjendet shumë afër Kosovës për pranimin e Pavarësisë së saj.Me fjalë të tjera Berisha ndikoi pozitivisht edhe në lidhjet vëllazërore turko-kosovare, siç është shprehur disa herë kryeminstri turk me rastin e vizitave të tij në Kosovë.Shikuar në këtë aspekt, është mirë të kthehemi prapa dhe t’i kujtojmë edhe angazhimet e parreshtura të Turqisë tek shtetet e tjera islamike për ta njohur Pavarësinë e Kosovës,  kur e dime se pjesa dërmuese e tyre, thuajse  në mënyrë të verbër, kishin qenë më tepër të lidhura me Beogradin se sa me Kosovën/ta kujtojmë vetëm maniakun Gadaf, për ta kuptuar se çfarë hajri do të mund të kishim prej tij!!!



(Vota: 7 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora