E shtune, 20.04.2024, 01:17 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ismet Azizi: A po përtrihet Rruga e mëndafshit!?

E enjte, 18.07.2013, 07:30 PM


A po përtrihet Rruga e mëndafshit !?

Nga Ismet Azizi

Rruga e mëndafshit është emri për një rrjet rrugor të karavaneve,  qëllimi kryesor i të cilëve  ishte që të lidhin Mesdheun me  Azinë Lindore. Këtë term i pari e ka përdorur  gjeografi gjerman Ferdinand von Richthofen, i cili jetoi  në shekullin e IX , edhe pse  bizantinët më parë  e kishin përdorur një emërtim të ngjashëm[1].

Dokumentet historike dëshmojnë për faktin e rëndësishëm se emri Rruga e mëndafshit nuk është përmendur në asnjë nga librat e rëndësishëm historik dhe gjeografik islam, si Hodudul'Alam apo Matalehul'Shams, por megjithatë aktualisht në shumë rajone të botës kjo rrugë njihet me emrin Rruga e mëndafshit. Në pamje të parë arsyeja e emërimit me këtë emër ishte tregtia për dhjetëra shekuj në këtë rrugë e mëndafshit si malli më i famshëm, më i lehtë dhe më i çmuar. Në të kaluarën kjo rrugë kishte edhe emra të tjerë si rruga Advie, apo rruga Shahi[2].Këtë term filluan ta përdorin si në Perëndim po ashtu edhe në Kinë dhe Japoni.

Një trase e rrugës tregëtare  të Rrugës së  mëndafshit ekziston si një autostradë që lidh Pakistanin me Krahinën Autonome të  Sinkiang Uighur në Kinë.

Nëpër Rrugën e mëndafshit , e gjatë diqka   më pak se 7000 kilometra, nuk kan qarkulluar vetëm mallrat , erëzat, mëndafshi, por edhe religjionet dhe kulturat. Pra, kështu në Kinë dhe Japoni arriti Budizmi  dhe u bë feja mbizotëruese. Jo vetëm budizmi, por edhe krishterimi përgjat të njejtës rrugë arriti në Pekin, ndërsa përgjat kësaj rruge tek arabët, e mandej prej tyre më vonë edhe në Evropë, arritën njohuritë për letrën  dhe barutin.

Edhe pse nëpër këtë rrugë u transportuan mallra të ndryshme, mëndafshi ishte në plan të parë. Ai u bë simbol i lidhjes në mes të Lindjes dhe Perëndimit, krijuesi i miteve dhe legjendave të ndryshme [3].

Megjithatë,  viteve të  fundit ka rëndësi të madhe aventureske, sepse  Kina ka vërejtë se kjo pjesë ka potencialin të madh turistik , dhe përgjat kësaj rruge ka restauru  ndërtesa dhe monumente të ndryshme kulturore . Rrugtimi  përgjat "gjurmëve    Marko Polos"  tërheqë shumë turistë në këtë zonë, i cili sjell fitime dhe stabilitet  vendit.

Vitin e kaluar, vendet aziatike kanë nisur një projekt për të ringjallur rrjetin më të gjatë rrugor    Rrugës së Mëndafshit, e cila lidhte vendet Mesdhetare me Azinë Lindore. Përfaqësuesit e vendeve të Azisë Qendrore në konferencë u pajtuan se duhet ndërtuar korridore  të ndryshme me qëllim  të ringjalljes  së rrjetit të gjatë  rrugor , i cili ekzistonte dikurë.

Për ndryshe Kina gjithmonë kishte për qëllim përtrirjen e kësaj rruge. Qysh në vitet e 70 –ta të shekullit të kaluar bëri një aleancë me qeverinë shqiptare. Pasi Shqipëria prishi mardhënjet me Kinën, Kina zhvilloi mardhënje ekonomike e politike me ish-Jugosllavinë e Rumaninë.   Tani një fuqi ekonomike e ushtarake, Kina është ende e interesuar në Evropën Juglindore. Por strategjia e saj tani po zhvendoset për të përhapur ndikim nëpërmjet tregtisë në rritje e aleancave politike embrionale, duke ushqyer marrëdhënie më të ngushta me qeveritë e bizneset anembanë rajonit dhe duke patur gjuhën kineze që të mësohet në shkollat e Ballkanit.

Interesi kinez në rritje është i lidhur me krizën ekonomike në disa shtete. "Sipërmarrësit kërkojnë mundësi të reja në kërkimin për tregje të sigurtë e afat-gjatë," vitin e kaluar pat deklaruar zëdhënësja e Dhomës së Tregtisë e Industrisë së Tiranës Edlira Prenga  për për SETimes.

Serbia po ecën gjithashtu përpara në forcimin e lidhjeve të saj me Kinën, pasi të dy vendet kanë një qëndrim të ngjashëm politik -- Kina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Great Ëall Motors u bë prodhuesi i parë kinez i makinave që monton makinat në BE kur hapi një fabrikë në Bullgari këtë vit, shkruan  Reuters.

Ministri serb i Arsimit dhe Ambasadori kinez në Serbi vitin e kaluar nënshkruan një memorandum të bashkëpunimit për të futur në shkolla të gjuhës kineze për 2,462 nxënës serbë në shkollat fillore e të mesme. "Qëllimi i këtij projekti është që nxënësit serbë të ndeshin traditën e kulturën kineze. Mësimi i kinezçes është i rëndësishëm për arsye ekonomike gjithashtu," u tha për mediat në Ministrinë e Arsimit të Serbisë, sipas B92, transmeetonte  SETimes. Klasat e gjuhës kineze nisën në 31 shkolla fillore e të mesme në Serbi. 14 mësues nga Kina japin mësim  për nxënësit serbë.[4]

Gjatë një vizite vitin e kaluar qeveritarët e Shqipërisë janë takuar  me ata të Kinës për të diskutuar mbi bashkëpunimin në infrastrukturën e porteve, energjinë, minierat e turizmin. Kryeministri Berisha me këtë rast shprehu gatishmëri për "të mbështetur krijimin e një zone të lirë për investimet kineze, të cilat mund të përdorin këtë pozitë të favorshme (pra në Shqipëri) për hyrje të mëtejshme në tregjet evropiane." Bile Kryeministri shqiptar shkoi aq larg  sa që pati deklaruar gjatë diskutimit të ligjit të ri mbi arsimin para-universitar me qeverinë e tij  se "Eshtë e nevojshme që në sistemin tonë arsimor, në njëfarë përqindje, mësimi i gjuhës kineze të bëhet një gjuhë e dytë (e huaj).

Krejt këto të dhëna tregojnë se Kina po zgjeron ndikimin e vet në Ballkan, Ndonse Kina mbetet në kundërshtim të pavarësisë së Kosovës, bizneset kineze në Kosovë nuk kan të ndalur. Sipas Ministrisë së Tregtisë e Industrisë të Kosovës thuhet se janë  454 biznese kineze që funksionojnë në Kosovë. 

Pra, përtrirjës së Rrugës    mëndafshit po e  ndihmon Serbia, (e deri diku edhe Shqipëria) për t’iu  kundërvu depërtimit të Turqisë, e cila nuk ka të ndalur, kinse nëpërmjet “ Transferzalës së Gjelbërt”  të cilin korridor - rrugë e kishin  çpikur Akademikët serb.




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora