E shtune, 20.04.2024, 11:56 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Artet ma të vjetra ...

E enjte, 18.07.2013, 09:03 PM


ARTET  MA    VJETRA ...  “NË  DORËN  E  JEVKUT”...!

Nga Fritz RADOVANI

Në vitin 1956 isha maturant në shkollën Pedagogjike të Shkodres. Barometri i asaj kohë në Shqipni matej me mardhanjet që kishim me Bashkimin e “lavdishëm” Sovjetik dhe vendet sllave fqinjë. Jugosllavia nuk ishte “kryefjala” e fjalive të Enver Hoxhës, ndërsa Greqia, pothuej ishte harrue gjoja me “gjendjen të luftës” ...Ardhja e Hrushovit në krye të udhëheqjes sovjetike tregonte edhe njëfarë zbutje të klimës stalinjane, nëse do të themi të vërtetën. “Kulti” i Stalinit dhe dënimi i tij u pritën mirë nga të gjitha vendet e quejtuna “demokraci popullore”, sigurisht, as nuk diskutohej reagimi pozitiv i sovjetikëve. Edhe tekstet shkollore të marksizëm-leninizmit pësuen ndryshimet e tyne. Në dukje kishte ndryshime edhe nga ana ekonomike, mbasi disa fabrika me “hekurishta të ndryshkuna” që na “dhuroi” Bashkimi Sovjetik, krijuen disa fronte të reja pune. Këta kombinate dhe fabrika ishin kudo në qendrat e qyteteve ndër harta të mëdha në gjithë RPShqipnisë. Ndonse komitetët e rinisë në shkolla të mesme vazhdonin punën e tyne si gjithmonë “me disa agjentat e vet”, po edhe “lufta e kllasave” pësoi zbutjen e vet bashkë me luftën kundër “kultit” të Stalinit, sidomos kur një ditë me shkronja të forta edhe gazeta “Zëri i Popullit” njoftoi se edhe kufoma e Stalinit u hoq nga qendra e Moskës, prej maozoleut...

Haje dreq askush nuk pyeti ku e çuen atë qelbësinë?!

Edhe Populli Shqiptar me mend e me gojë tha: “Na pastë marrë të keqen..e dreqi ia pastë marrë shpirtin!”. Por nga sheshet qendrore të qytetëve shqiptare ai nuk zhgulej!

Pranë fjalës “zbutje” qendronte përkufizimi i “vigjilencës”...tipari themelor i atij sistemi përbindsh. Edhe organet e diktaturës dukeshin disi ndryshej...nga vetë koha që nuk “dilte drita” në mengjez me të shtimet e automatikëve të Zallit Kirit. Një fakt i njohun nga shkodranët mund të rikujtohet sot që kryetari i degës së mbrendëshme gjeneral Hilmi Seiti, që njihej si kriminel, filloj me u njoh edhe si imoral...mbasi koha ma e madhe i kalonte në teatrin “Migjeni”. Pra, kryente një rrugë e dy punë! E ky imoralitet ishte i pranishëm në të gjitha institucionet shtetnore, ku përfshiheshin edhe sekretarët e parë të komitetëve të partisë, rinisë e deri tek “levat e partisë”, agjentat e sigurimit nder organizatat profesionale... Kishte raste që kapeshin djelmë të rinjë tue u arratisë në kufi, por gjenerali, me “zemergjansinë” e tij, i çonte në degë dhe mbasi i “këshillonte” (tue i detyrue me nënshkrue “deklaratë bashkpunimi me sigurimin e shtetit”)...i “lironte”, dhe ka pasë edhe raste kur iu gjente edhe vend pune me të ardhuna ma shumë, e edhe ata shkonin atje e kryenin “një rrugë e dy ose tri punë”. Ka ndonjë që vazhdon atë detyrë edhe sot!

Nga fundi i vitit 1956, në fund të shtatorit ndryshoi gjithshka shumë shpejtë. Revolucioni  Hungarez në një kohë rekord na rikthej edhe njëherë ku ishim. Arrestimi i grupit të “Liceut Artistik” në Tiranë, me Nik Pavacin, Ndrekë Bazhdarin dhe Karlo Çefën, sillte në familjet e tyne në Shkoder edhe njëherë psikozën që na dukëj se filloi me “u harrue”, por jo!.. Ujku nuk kishte ndrrue as qimen, as vesin...Nik Pavaci e pagoi shtrejtë atë hetuesi, tue humbë shndetin e vet nder zhytjet deri në bel n’ ujë të ftohët nga vetë krimineli Hilmi Seiti. Edhe pse ndonjë klerik plotësonte dënimin dhe lirohej, hynte tjetri mbas një muej, e madje, edhe pushkatohej...si: Don Ejëll Kovaçi (1958), apo Don Dedë Malaj (1959), me datën 10 Maji, pothuej as dy javë para se të vinte Hrushovi në Shqipni. Hetuesit e Tyne ishin dy terroristë: Hilmi Seiti e Xheudet Miloti.

Nuk besoj se ndokush asht marrë me studimin e ngritjeve dhe zbritjeve të ashpërsisë së kësaj “lufte kllasash” që ka pushtue miljona njerëz në kampin komunist të Lindjës. Mbesin të panjohuna zhdukjet e qindra mija njerëzve aso kohe në Gjermani, Hungari, Çekosllovaki, Poloni, që gjatë atyne vitëve, kur Popujt e Tyne të robnueme u ngritën kundër rregjimeve të tyne terroriste komuniste për me fitue Lirinë... dhe pikërisht, mu në zemër të Europës në Berlin, Hrushovi, që dogji Stalinin, ngriti disa kilometër “Murin e Berlinit”, një “turp i vërtetë i komunizmit” dhe i Shekullit XX ...në zemren e Europës dhe në gjithë Botën.

Se mos ishte turpi i parë i komunizmit ky!?

Ndersa Xhon Kenedi kur ishte aty tha: “Unë sot jam qytetar Berlinez!”

Aso kohe në Shqipni ka pasë edhe një lëvizje ma të madhe turistësh...

Mbas vitit 1961, Shqipnia “socialiste” pësoi frakturën e saj nga vendët komuniste të Lindjes Europjane të “demokracive popullore”. Ikëm nga “Traktati i Varshavës” drejt Pekinit.

Nisem udhtimin për Lindjen e Largët...prej nga endé nuk duket se jemi kthye, mbasi për rrugë kemi pasë fat e u ndeshem me “miqtë e vjeter robnues” që na janë vue me forcë, janë “vëllaznit e gjakut” që edhe sot po na luten: “A po na rrini sonte..?”

Asht proverb i yni: “Iriqi në ferr se në ferr!”

***

Një studjues gjerman i kulturës Europjane erdhi në Shqipni nga viti 1956...

Më tregonte perkthyesi i tij që kishte shetitë ndër qytetet kryesore tue perfshi edhe Shkodren bashkë me té. Ai studjues kishte pasion edhe muziken popullore. Kur po vinte tue iu afrue koha e largimit nga Shqipnia, Ai e kishte pyet perkthyesin: “Vrejta një dishka që nuk e kishe pa në asnjë nga vendet tjera komuniste që kam vizitue... Punimin e hekurit dhe muziken që janë artet ma të vjetra ju, ua keni lanë me i trashigue jevgjit... Asht dishka që nuk mujta me e kuptue pse keni veprue kështu me artet ma të vjetra? ... Nuk po të kerkoj përgjegje,.. po edhe “artin” e drejtimit të Shtetit ua keni ‘lanë’ në dorë atyne?...”

Sigurisht, atëherë, biseda e tyne asht mbyllë me këte pyetje...” pa pergjegje!”.

Në fakt atyne u takon me i trashigue, askush para tyne nuk asht kenë “vëlla gjaku” me turq, arabë, libanez...dhe, këte, e ka provue viti 1967, kur “jevku’ i Gjinokastres, pat shkri të gjitha këmbanat e Kishave të Shqipnisë...per me derdhë monumentin e vet...që disa gabelë janë çue peshë me e vue prap ngjitë me xhaminë e re me kater minare që do të ndertohet në Tiranë.

Jevgjit e gabelt e Azisë e kanë mendjen vetem “harrllek e aheng”...

Në kjoftë se sot do të më drejtonte dikush këte pyetje, ai nuk do të largohej prej meje pa marrë pergjegje, e ajo, do t’ ishte:

– “Jo, kam njoh jevgjë që sot do t’u vinte keq me u thanë “qeveritarë demokratë”

Madje, edhe do të fyheshin!!”

Melbourne, 2013.



(Vota: 17 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora