E premte, 19.04.2024, 04:12 AM (GMT+1)

Mendime

Baton Haxhiu: Neoislamistët kosovarë

E merkure, 17.07.2013, 08:20 PM


Një përgjigje

Nuk është vetëm Shefqet Krasniqi model i njeriut që mendohet se proklamon Islamin e keq. Me shumë se Shefqet Krasniqi – Imami i Kosovës është tolerues i të patolerueshmes dhe i paaftë të qenë në krye të besimtarëve islamë të Kosovës

Nga Baton Haxhiu

“Ka kohë që me shqetësim lexojmë kollumnat e zotëri Dr. Shefqet Krasniqit. Ato nuk janë edhe aq problematike saqë është figura dhe lidhjet e tij me rrjete të ndryshme nga skena radikale islame që gjenden në observim e sipër nga shumë shtete demokratike. Tekstet e zotërisë në fjalë shquhen nga një antioksidentalizëm – çka është e natyrshme-  të theksuar, duke minuar sidomos vlerat iluministe dhe ato demokrate-republikane të rendit evropian, kështu siç përpiqemi ta imitojmë – fatkeqësisht pa sukses.

Natyrisht kemi parasysh fjalën e lirë. Pa rezervën edhe më të vogël konsideroj se çdokush ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Kjo mirëpo vlen brenda ca konditave etike, politike, profesionale publicistike dhe shoqërore. Autori Krasniqi shpesh i shkel ca prej këtyre me sugjerimet që i bën nga perspektiva e kornizuar dhe shablloneve në favor të vetëm të religjionit dhe doktrinës së tij panislame”.

Kështu me shkruan miku dhe kolegu im nga Zvicra, Xhemal Ahmeti.

Një sqarim për fillim. Se shqetësimi yt është edhe shqetësim imi, por për dallim nga ti, i dashur Xhemal, unë nuk i marr shumë seriozisht neoislamët. Pse?

Kosova e pasluftës po ballafaqohet me fillet e reja të një gjuhe tjetër të besimit islam. Kryesisht ka të bëjë me paragjykimin dominues që ka Perëndimi dhe kultura perëndimore mbi besimtaret islamë në Kosovë. Por “sunduesit” e së drejtës islame në Kosovë, besimin nuk e shohin mbi vlerat e besimit dhe mbi dëshirën për të besuar. Ata po ndërhyjnë në pikën kryesore të shoqërisë kosovare: islamistët e rinj po ndërtojnë diskursin në një hapësirë perëndimore siç është Kosova duke dashur që gjuha që flasin të përshkruhet si gjuhë e “Rilindjes”, të një Islami antiperëndimor. Ky diskurs e ka bazën e paprekur që nga koha e themeluesit të Islamit – që feja dhe shteti duhet të jenë bashkë. Dhe, kjo gjuhë, edhe nga të rinjtë e ardhur në Kosovë (Islam), pas kaq shekujsh të Islamit nuk kanë ardhur me ide dhe bindje të reja, të reformuara, të ndryshuara. Model ky i gjykimit fashist, që praktikojnë edhe neoislamistët prezentë në Kosovën e pasluftës.

Islamistët e rinj nuk duan besim. Ata duan pushtet sepse për ta Islami është shteti. Për ta identiteti dhe qeverisja janë të bashkuara dhe janë të ngulitura në kokën, kujtesën dhe ndërgjegjen nëpërmjet shkrimeve, bisedave, klandestinizmit, rekrutimit të fëmijëve dhe gjuhës, që përdoret në shumicën e xhamive të Kosovës. Islamistët e rinj pra, sipas kësaj logjike,  ndarjen e shtetit nga feja e shohin të pakuptimtë, sepse i konsiderojnë këto dy entitete të pandara.

Dhe meqë fjalitë dhe storiet televizive janë biznes atëherë, natyrshëm mund të lexoni ndonjë gazetë apo të ktheheni në ndonjë transmetim lajmesh dhe jeni i detyruar të ndesheni me tregimet e radikalëve islamikë shpeshherë duke kërcënuar të tjerë, por edhe duke kërcënuar njëri- tjetrin – dhe gjithmonë vetëm në lidhje me të gjithë të tjerët.

Në Prishtine, “xhihadistë”, me mbështetjen e një grupi hoxhallarësh, janë përleshur me grupet besnike të fesë dhe besimit normal tradicional të vendit të njohur ndërkombëtarisht.

Disa ëahhabi- stë, secili duke pretenduar të përfaqësojnë Islamin e vërtetë, mbajnë nën presion besimtarët.

“Partia e Zotit” të tyre kërkon të shkatërrojë demokracinë duke provokuar për të eliminuar gjithçka që është arritur deri më tani.

Në Kosovë si dhe në Evropë, prodhuesit, romancierë, gazetarë, karikaturistë dhe regjisorë janë gjithnjë e më të kujdesshëm nga frika e kërcënimeve me vdekje nga neoislamistët.

Islami radikal – është i qartë, por pyetja është se pse ky diskurs i dhunshëm edhe në Kosovën tolerante; pse kaq shumë momente tendosjeje dhe intolerante?

Ngjitja e Islamit radikal në Kosove është, ndoshta, kulmi i natyrshëm i jovlerës, nga fakti sepse periferia konsumon gjithmonë një shekull me vonesë sistemet politike. E sistemet politike në të gjitha vendet ku ka Islam janë të dështuara sepse janë shtyrë nga ideologjitë moralisht të falimentuara, e njëkohësisht të udhëhequra nga diktatorë mizorë – ose të dyja bashkë -, despotë autoritarë benzinë-monarkish, që sundojnë mbi shtetet arabe.

Neoislamistët kosovarë, të ardhur me dije brutale, e shohin Islamin radikal si derë të fortë për pushtet. Por harrojnë se ne dimë shumë mirë se sistemet dhe mënyrat e tilla të të menduarit janë totalitare dhe para së gjithash, moralisht të falimentuara.  Ndryshe fashizmit apo komunizmit, që janë shkatërruar nga vetvetja dhe nga ndikimi i jashtëm, Islami radikal po rritet në nivel lokal, dhe vështire po rrënohet nga akuzat e kontaminimit që vijnë nga faqet e gazetave.

Në të vërtetë, islamistët e një bote periferike çfarë është Kosova, pretendojnë të zhvillojnë xhihad kundër modernizmit dhe globalizmit të botës perëndimore. Mesazh ky që bëhet i rezonueshëm rëndom në vendet e varfra myslimane dhe në Kosovën me mercenarë të importuar islamo-fanatikësh.

Akutshëm imponohet pyetja; nga çka financohet “Lëvizja” e këtyre islamistëve të Kosovës së varfër? Kush i kontrollon fitimet e tyre?

Fitime të mëdha vijnë nga burime të panjohura nga e gjithë bota myslimane; për të mbështetur aktivitetin e tyre dhe mbi varfërinë dhe injorancën e ca shtresave kosovare për të mundësuar retorikën përjashtuese dhe linçuese të këtyre islamistëve në Kosovë.

Nuk ka ende ndonjë arsye tjetër për rritjen e islamistëve në Kosove: Ata ndjejnë një hezitim të vazhdueshëm në Perëndim. Në Kosove duhen paralizuar ata. Duhet t’ua bëjmë edhe më kategorikisht qartë se sa te padijshëm, panevojshëm dhe të padobishëm janë.

Duhet çmaskuar propaganda e tyre. Ata zhvillojnë një luftë të “shkëlqyeshme” agjitative gjoja të jenë viktimat e imperializmit, kolonializmit perëndimor dhe racizmit.

Nga ana tjetër, është për të ardhur keq që pjesa më e madhe e njerëzve te Kosovës, ata që dinë të mendojnë, kanë mbyllur veshët dhe tolerojnë mizorinë e tyre në mbytje, duke kërcënuar liritë e grave dhe duke kërcënuar gjithashtu me vrasje jobesimtarët.

Pra, i dashur Xhemal, ne a mund të mbrojmë veten kundër përhapjes se fshehtë të Islamit radikal? Këtu po mundohem të jap disa sugjerime:

Troç duhet thënë, ta identifikojnë islamin radikal si fashizoid – pa u brengosur nëse disa prej nesh kërcënohemi. Ne do të flasim ndershmërisht rreth ekstremistëve në mesin e Islamit të ndershëm në Kosovë, që ka një tradite tolerance me dekada.

Vlerësojmë historinë dhe traditat e një qytetërimi unik perëndimor në Kosovë dhe për t’i kujtuar botës se ne nuk kemi asgjë për të kërkuar falje për këta njerëz, por kemi besimtarë shumë të mirë për t’i ofruar për të tjerët.

Së fundi, të mbajtur të sigurt në një luftë në të cilën vullneti ynë dhe morali janë në çdo hap aq të rëndësishëm dhe duhet t’iu tregojmë atyre se ne nuk jemi të dobët shpirtërisht përballë fashizmit islam, sepse në këto troje kanë dështuar shumë fashizma, siç dështoi ai millosheviqian. Këtë gjuhë dhe këtë veprim ata duan.

Krejt në fund kolegu im, nuk është vetëm Shefqet Krasniqi model i njeriut që pretendon se proklamon Islamin e keq. Më shume se Shefqet Krasniqi – është Imami i Kosovës problem si tolerues i të patolerueshmes dhe i paaftë të jetë në krye të besimtarëve islam të Kosovës.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora