Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: Përkujtohet GjeneralMajor Agim Qelaj

| E hene, 15.07.2013, 07:57 PM |


U mbajtë Akademia Përkujtimore për GjeneralMajor Agim Qelaj

Nga Xhafer LECI

Në Singen të Gjermanisë, më 06.07.2013, në praninë e një numri bukur të madh të mërgimtarëve, SHKSH “ Kosova”, në shenjë respekti për ushtarakun e karrierës, komandant dhe luftëtar i lirisë  Agim Qelaj, organizoi Akademi Përkujtimore. Agim Qelaj para 15 vitesh, si shumë komandant , heronj e dëshmorë të tjerë kombit, ra heroikisht në fushë-betejen e lavdisë. Agim Qelaj për disa vite ka qenë kryetar i Shoqatës “Kosova” në Singen.  Në shenjë nderimi dhe obligimi moral, disa kryetarë e përfaqësues të Shoqatave simotra kishin ardhur për ta nderuar këtë Akademi përkujtimore, si: Kryetari Bashkësisë Shqiptare për B.W, nga Freiburg-u, .Skënderbeg Klaiqi, kryetari i SHKSH-së, “Iliria” në Heidelberg, . Sheremet Pantina, kryetar nderi i SHKSH-së, “Kadri Zeka”, në Nürtingen, Xhafer Leci, ish kryetari i SHKSH-së,”Kosova” në Singen, Hasan Hajdari,  Naser Kiqina etj.

Këtë akademi, si zakonisht, me këndimin e himnit kombëtar, e hapi moderatori, piktor i njohur, .Mal Myrtaj. Të pranishmit  dhe mysafirët e ardhur nga Kosova, në emër të Shoqatës “Kosova”, i përshëndeti  kryetari Avdi Krasnqi. Krasniqi foli  për veprimtarin e komandantin të UÇK-së Agim Qelaj dhe luftën për çlirimin e Kosovës, nga thundra e okupatorit serb...

Për komandant  Agim Qelajn, luftën çlirimtare të Kosovës, luftë kjo shumë e pabarabart, në krahasim me ushtrinë e okupatorit barbar serb. Falë gjakut të derdhur, guximit të vashave dhe djemëve, që u flijuan për lirinë e vendit dhe popullit tonë, falë ndihmës të Zotit, dhe forcave të NATO-s, okupatori serb u mund dhe Kosova sot gëzon lirinë e merituar.

Me këtë rast folën: Kryetari i Shoqatës se Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari, simboli i rezistencës tonë kombëtare Adem Demaçi, në emër të familjes Qelaj, me emocione përshëndeti dhe falënderoj të pranishmit, organizatorët dhe mysafirët e ardhur nga Kosova e bija e Heroit Agim, Syzanë Qelaj, kryetari i OVL të UÇK-së  Muharrem Xhemajli, kryetari i Beslidhjes Demokratike Kombëtare Shqiptare Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, zëvendës-konsulli i Republikës të Kosovës, me seli në Stuttgart,  Ymer Lladrovci.

Ish-ushtari i Armatës Jugosllave nga Maqedonia Faredin Edipi, me emocione evokoi kujtimet e tij se si në një rast më 1984, në njerën nga kazermat e ish Jugosllavisë në Vis të Kroacisë, oficeri Agim Qelaj e kishte parë duke lexuar një libër të ndaluar nga Shqipëria. Me këtë rast Agimi e pyet shqiptar jeni? Po,- ishte përgjigjur Faredini. "Mos u friko, edhe unë jam shqiptar",- i thotë Agimi dhe shton, "nëse dëshironi  të lexoni, ejani në dhomën time". Duke pasur parasysh pasojat, Agim Qelaj e kishte këshilluar ushtarin që të lexojë literaturë tjetër... Pjesëmarrësit i përshëndeti edhe invalidi i luftës së fundit Binak Dinaj. Grupi vallëzues “Scanderbeg” nga Freiburg-u, i udhëhequr nga kryetari i Bashkësisë së Shoqatave, Kulubeve dhe Shoqërive të Republikës së Baden-Württemberg-ut, Skënderbeg Klaiqi, shkëlqyen dhe u mirëpritën me duartrokitje nga pjesëmarrësit, duke vallëzuar valle nga trevat tona shqiptare. Këngëtarja Ajshe Muriqi, kushtuar kësaj akademie, këndoi me lahutë dhe qifteli dy këngë heroike, të cilat u pëlqyen shumë nga masa dhe u përcollën me duartrokitjs frenetike.

Përsëri në skenë u paraqitën me disa valle grupi vallëzues “Scanderbeg”.

Moderatori  Mal Myrtaj, në shenjë mirënjohjeje. i dhuroi  Shoqatës “Kosova” në Singen librin e autorit Ibish Neziri, i cili ishte prezent, kushtuar dëshmorit Xhemajl Fetahaj “Këtu jam për t'i luftuar armiqtë”. Z.Myrtaj me një përshëndetje dhe falënderim për të gjithë pjesëmarrësit, e shpalli të mbyllur këtë Akademi Përkujtimore.

Vizitë në familjen Qelaj, pas përfundimit të Akademisë, të prirë nga bashkëveprimtari e miku i Agim Qelajt, z. Emin Fazlija me bashudhëtarët Xhafer Leci dhe Qaush Krasniqi. Një pritje e ngrohtë e vëllazërore.  Një bisedë e çiltër, me shpalosje kujtimesh për Agimin. Dhimbje e pafundme të familjarëve dhe të miqve.

Referatin e Emin Fazlisë, kushtuar mikut dhe bashkëveprimtarit të tij. Gjeneral Major Agim Qelajt, së shpejti, të kompletuar, do dërgojmë për botim. Ndërsa, këtu po japim vetëm një frasgment:

Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi dhe Kryeministrit në ekzil dr. Bujar Bukoshi, unë, Emin Fazlija me oficerin Agim Qelaj, më 11.03.1998, udhtuam për Sarajevë, ku për detyrë kishim takimin me gjeneralin e Shtabit të Ushtrisë Boshnajke z. Atif Dudakoviq. Gjenerali Boshnjak, Dudakoviq, i cili e njihte mirë Agim Qelajn nga koha kur ata, bashkarisht, kishin mbaruar Akademinë Ushtarake, na njoftoi për armatimin modern, të cilin do na jipte 4 herë me çmim më të lirë se sa që i kishin blerë për vete gjatë luftës në Bosnje.

Fjala ishte për një armatim prej 7 milon DM, për të cilin na premtoi edhe për transportin nga ana e tij, nga Sarajeva në Tiranë...

Nga kjo punë nuk doli asgjë, sepse Bujar Bukoshi nuk na i dha parat e premtuara.

Bile, edhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit  tonë 3 ditor, Stuttgart-Sarajevë. i pagum nga xhepi ynë ne të  dy.

Agim Qelaj, pas vetës, ka  lënë gruan, dy vajza dhe një djalë, Gentianin, i cili kur ishte vra i ati në luftë më 1999, kishte qenë 7 vjeç, ndërsa tash është 22 vjeçar, i martuar.

Si pjesëmarrës i këtij aktiviteti, u përpoqa ta përshkruaj, në pika të shkurtëra, rrjedhën e kësaj Akademie Përkujtimore, vetëm si një ngjarje e shënuar, duke menduar se ndoshta ndokush tjetër do të shkruaj më gjërsisht.

Lavdi të përjtshme punës dhe veprës të heroit Gjeneral Major Agim Qelajt.

Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e vendit dhe të popullit shqiptar.

Pamje nga aktiviteti

Emin Fazlija duke folur-lexuar

Ajshe Muriqi duke kënduar dhe moderatori Mal Myrtaj

Grupi vallëzues “Scanderberg” nga Freiburg-u.