E merkure, 24.04.2024, 04:02 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Dalldisje partizane

E hene, 15.07.2013, 08:04 PM


DALLDISJE PARTIZANE

NGA KALOSH ÇELIKU

Përçudi, pas publikimit të shkrimit tim publicistik: Dy breshkat e Kryeministrit kokë më kokë në kabinet, m’u ndërsye me të gjitha “forcat politike e intelektuale” Kopeja me zgjebe e “patriotëve kuqezi”. Gurë e dru hudhën mbi mua si shkrimtar.  Qysh kisha marrë guximin t’ua “urrej” publikisht Kryeminstrin e shekullit, Edi Ramën. Burrin e botës, që para kamerave televizive i kishte marrë si “këshilltare” dy breshka në kabinet.  Kokë më vete i pagëzoi edhe me emrat e dy paraardhësve të tij (në Parti e Shtet): Sali Berisha dhe Fatos Nano. Haptas e ofendoi më tepër se gjysmën e popullit shqiptar brenda e jashta kufijve politik të Atdheut. Fatkeqësi kombëtare. Burri i botës luajti me iluzionin e tyre që një kohë gjatë ndryshimeve demokratike kishin fituar besimin e popullit shqiptar, udhëhequr me Shqipërinë.

Edhe atë, kush mu turrën me sharje e ofendime?! Partizanët e Nënës Parti, dje si socialistë ose demokratë të Fatos Nanos e Sali Berishës, sot “rilindasë” të Edi Ramës. Pavetëdije, se me pagëzimin e dy breshkave në kabinet me emrat e ish kryeministrave shqiptar, bythekrye u rrokullisën në thesin me arna edhe ata vetë si partizanë partiak në histori. Në vend, që kësaj radhe pas “fitores historike” t’ia “tërheqin veshin” Kryeministrit në pritje për dalldisje politike në pagëzimin e breshkave me emrat e dy ish kryeministrave, ashtu siç ia “tërhoqi” veshin ai një diplomati shqiptar para syve të botës, ata turren të fundosen me gjithë heroin e tyre mbi gomar në fund të hurdhës. Thanë, e çka nuk thanë për mua si shkrimtar: i sëmurë psiqik, pseudoshkrimtar, idiot e spiun serb. Edhe, nëse jam i “sëmurë”, mua më ka hije si shkrimtar, po nuk i ka hije një politikani (Kryeministri në pritje) që duhet të udhëheq me Shqipërinë.

Etiketime rrugaçësh “kuqezi” me gjuhën kërcnuese plotë urrejtje, që mendojnë se më mirë ato më njohin mua si shkrimtar, sesa unë vetveten dhiareve për në Baba Tomor. Thashetheme partizanësh të kotecit pulave, vetëm e vetëm për një shami të kuqe pionierësh përqafe si shpërblim për “flijime artistike” për pushtet. Veprim tërbimi shqiptar, që na e bën me dije se, edhe gjatë kohë na duhet punë me këta rrumaducë melez për Bashkim Kombëtar. Shqipëri Etnike.

Unë, sipas “trurit” të tyre teknefes, isha “antishqiptari” që kisha dalë të pastrojë “oborrin e kojshive” (Shqipërinë). Qesharake, ë? Mentalitet i çuditshëm shqiptar, që të lexon për së prapthi e të komenton në vend të trurit me palarenë në “hava” mes livadheve. Neteditë, duke u thirrur në “demokraci”, përpiqen me çdo kusht të më imponojnë mendimin e Kopesë të një partie politike “Ndryshe”.  Ndryshime politike nuk bëhen vetëm me dy parti politike njëzetë vjet me radhë në pushtet, herë i hip njëra e herë tjetra në shpinë popullit shqiptar. Përmëkeq, edhe gjatë fushatave parazgjedhore pjellin viça të palëpi. Dorën në zemër, jam i vetëdijshëm se kështu nuk mendon dhe gjykon shumica e populli shqiptar. Përndryshe, vaj halli për Shqipërinë e Faik Konicës që edhe sot duhet ta shpëtojmë nga shqiptarët.

Popullin shqiptar sot për sot nuk mund ta përfaqsojë një – dy, ose tri parti politike. Ashtu, siç nuk mund të flasin e t’i dalin zot krye më vete në emër të tij edhe bashkësitë fetare në vend (Xhamia islame, Kisha katolike dhe Kisha ortodokse). Përjashtim këtu, mund të bëjnë Xhamia shqiptare dhe Kisha shqiptare e Fan Nolit në shërbim të kombit dhe Shtetit shqiptar. Kurrsesi, partizanët shkurtpamës me “pushkën në krah” të një partie politike neokomuniste, që janë pakicë në krahasim me një popull mbi dhjetë miljonë shqiptar të shparndarë nëpër botë si Kashta e Kumbarës: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, Serbi e në Diasporë.

Populli shqiptar, sot për sot ka nevojë për bashkim kombëtar e jo për përçarje politike partiake e fetare. Nuk e them këtë unë, historia shqiptare e ka dëshmuar moti me kohë: Ismail Qemali, nuk do ta valonte flamurin kombëtar kuqezi në Vlorë, shpallë Pavarësinë e Shqipërisë, po të mos i vinte në ndihmë Isë Boletini me kosovarët trima. Tjetër punë është ajo se, dy forcat më të mëdha politike në Shqipëri, Njëqindvjetorin e Pavrësisë e festuan njëra në Tiranë e tjetra në Vlorë. Punemadhe, shqiptarët e dinë rrugën qoftë ditën, qoftë natën për në Baba Tomor, Atdheun e perëndive.

Trusakatët partiak, që e kanë gjetur sofrën e shtruar nga Rilindasit shqiptar, mendojnë se ajo dhuratë lufte me penë e pushkë u erdhi nga qielli. Shqipërinë nuk e bëri një parti politike, prandaj edhe nuk mund t’i dalin zot vetëm partizanët e një partie politike, po mbarë populli shqiptar. Përmëkeq, këta partizanë të arratisur me vite nëpër parti politike për interesa personale e familjare, Shqipërisë njëzet vjet me radhë i janë ngatërruar nëpër këmbë. Mendja ende i rren edhe në Ditën e sotshme  se mund ta nxjerrin në Pazar si plaçkë lufte, shesin me pare. Vdiq koha kur për Shqipërinë vendoste vetëm Partia e Punës, populli që jetonte brenda kufijve politik. Tashti, Shqipëria nuk ka kufi me Kosovën. Nesër nuk do të ketë as edhe me Maqedoninë e Malin e Zi. Dhashtë Zoti, ajo ditë të vijë sa ma parë Rrugës së Kombit. Përndryshe, kështu siç e kanë nisur disa kalorës të arratisur shqiptar, Kosova një ditë do ta “pushtojë” Shqipërinë.

Rilindasët tanë nga të gjitha trojet shqiptare të bashkuar mezi e bënë atë copë Shqipëri, që sot disa trusakatë me veprimet e tyre politike qorre, përpiqen t’ia sakatojnë gjymtyrët e trupit. Gabim e keni, o partizanë mejdani të Nënës Parti! Farën që e mbollën dikur Rilindasët tanë anembanë Atdheut, sot ka shpërthyer dhe lëshuar shtat në të gjitha trojet shqiptare.

Shqipëria, sot për sot nuk ka mbetur grua e vejë vetëm në mëshirën e një partie politike, një Kryeministri që ende pa u ulur në shkam, nuk e di se ku e ka kokën e ku bythën, ofendon përgjumshëm më shumë se gjysmën e popullit shqiptar anembanë Atdheut.

Publikisht e them: Partizanët e këtij soji turren brenda stazave politike të shkurtëra partiake vetëm për një shami të kuqe përqafe. Nuk shohin më larg se kabineti i tyre , ku janë fundosur  deri në fyt me korrupsion qafë për qafe me dy breshkat e Kryeministrit. E, unë shoh pak më larg, matanë Lëmës. Bërlloku shqiptar, që ende nuk e di se nga kemi ecur, kemi lënë me vite gjurmë aq të thella rrugës deri në brez, sa që nuk i fshin dot asnjë stuhi, dëborë e madhe. Koha është sot, dudumët t’i hapin rrugë krah më krah gjenaratës së re të politikanëve shqiptar.

E përsëris: Shqipëria në Ditën e sotshme, nuk bëhet me hajni e theshetheme partizanësh të një Kryeministri në pritje, që luan rolin e Arushës me dajre me një shami të kuqe pionierësh përqafe, por me punë dhe vepra madhështore kombëtare...



(Vota: 102 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora