E enjte, 25.04.2024, 03:20 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Shenjat e pikësimit

E hene, 15.07.2013, 07:36 PM


SI DO T’U VEJË HALLI SHENJAVE TË PIKËSIMIT?

NGA NEBI DRAGOTI

Pse tranzicioni ka hapur kaq shumë probleme  sa edhe nuk i numëron dot?Përgjigje,  veç kësaj,  nuk ka tjetër:shteti nuk ka qënë shtet me kuptimin e plotë të fjalës.Këtë shprehje desha ta përsëris me qindra herë, sidomos për ata që stonojnë dhe ligjërojnë mendimin ndryshe, se, gjoja, ky shtet gjithçka e ka si në vaj.Kjo kategori, që mendon kështu, nuk është për shtet, nuk është për rregull shtetëror, ku gjithë gjërat të jenë në harmoni për zbatim rigoroz konformë rregullave të vendosura.Si titull nëpër shkrime gazetareske nuk do të vihej shenja e ? edhe pse kemi të bëjmë me fjali pyetse.Përdorimi i shenjave të pikësimit është katandisur si mos më keq dhe askush nuk kujdeset për drejtpërdorimin e tyre, megjithse ka institucion për këtë problem, që ia këput gjumit në hije të fikut.Në  n jë tekst të gjuhës së klasës katër është fshirë dhe nuk përmendet fare shenja e ; dhe as nuk jepen shembuj duke e përdorur atë si, ku e tek.Mbase kësaj shenje(;) i ka ardhur koha edhe të mos përdoret, sepse ndanë dy fjali, ku secila mund të qëndrojë më vete, pasi secila ka kuptim të plotë.Në mediat televizive, me shkrimet në ekran, ka plot gabime në pasqyrimin e datave, kur drejtshkrimi i tyre, si rregull që duhet zbatuar duhet të bëhet p.sh.27.07.2013 dhe jo ndarje me vijë të pjerrët(/) ose me vijë horizontale(-).Keqpërdoret vija për ndarjen në rrokje në fund të rreshtit sidomos tek gazetat e përditshme.Secili duhet të dijë:rregullat janë rregulla dhe duhen zbatuar nga të gjithë njëlloj.Është e papranueshme, bile, do ta quaja të dënueshme (mirëpo ne s’kemi ligje) përdorimin e lidhëses greke &, kur ne kemi për bukuri lidhësen shqip e ose dhe aq të bukur në përdorim.Gabime të kësaj natyre na shfaqen para syve edhe në tabela nëpër vende publike, emërtime dyqanesh etj.Edhe revistat kanë minuse në problemet që cekim.Nuk duken të përdoren nëpër gazeta dypikat, pikëpresja, pikëçuditja(: ; !).Kjovjen nga mosnjohja sa duhet e gjuhës edhe nga disa gazetarë.Përdoren fjali të gjata në publiçistikë të cilat kërkojnë një përdorim sa më të saktë të pikësimit, sepse ky përdorim ndihmon lexuesin në lehtësi kuptimi.Pra, ky është qëllimi i përdorimit të pikësimit në gjuhën e shkruar, ndryshe nuk do të përdoreshin këto shenja.Ka që në ligjërimet poetike të shkruara në vargje, tek autorë të veçantë , nuk përdoren fare shenja pikësimi dhe kujtohen të venë në fund të krijimit një pikë.Më së shumti, nëpër gazeta përdoret vetëm presja edhe pse, kjo,  përdoret vend e pavend.Shenja e thonjëzave(“) është katandisur në (‘) si theksi i fjalës.Kjo mide e këtyre përdoruesëve bie në kundërshtim me rregullat e vendosura, më 25 nëntor 1972.Të gjithë, kur shkruajnë gjuhën, duhet të jenë rigoroz në përdorimin e pikësimit, ndryshe, kështu, siç vazhdon, është bërë çorap kjo çështje.Ky problem vjen , se gazetat e përditshme nuk kanë redaktorë gjuhësor dhe aq më keq, kur nuk kanë edhe disa shtëpi botuese të librit shkencor apo artistik.Madje edhe tek tekstet shkollore gjen mospërdorim me vend të pikësimit.Eleminimi i këtij fenomeni negativ duhet të fillojë me rigorozitet që në bankat e shkollës, ku, për fat të keq, ka edhe mësues që gabojnë ose nuk i interpretojnë sakt në orën e mësimit njohuritë mbi shenjat e pikësimit.Mospërvetësimi teorik e praktik ka të bëjë edhe me orët e pakta që ka në program lënda e gjuhës për realizimin e këtij qëllimi.Edhe tripikëshi gjen përdorim të rrallë saqë janë edhe të paktë ata që i dinë domethënien.Nuk janë vetëm tri pika heshtje për retiçencë, por i kërkojnë lexuesit që të ndalojë në marrjen e kuptimit të thellë të pashprehur me fjalë të shkruara për arsye të ndryshme.Tri pikat nuk vihen vetëm në fund të fjalisë apo vargut, por edhe në mes.Pra, edhe tripikëshi lexohet dhe merr shumë ngjyra  kuptimore, madje merr edhe shpreh ndjenjë sarkazme ,   humoristike apo satirike.Këto ndjenja i plotëson lexuesi në meditacionin e vet.Sidoqoftë,  unë jam edhe për thjeshtim të përdorimit të shenjave të pikësimit, sigurisht me masë, sepse edhe shtypi i përditshëm e ka diktuar këtë gjë.P.sh., përdorimi i( “ )mund të zëvendësohet dhe me (‘).Po kështu edhe vendosja e dy shenjave të pikësimi njëherësh mund të zëvendësohet me një  ? ose!. Vihet njëra, nga anon pesha më shumë (habi apo pikëpytje).Ma thotë mendja, se këtu nuk ka ndonjë problem që na shqetëson për të drejtkuptuar këto fjali sipas shenjës së përdorur.Këtu unë shpreha vetëm mendim për të lehtësuar gjuhën në pikësim, ku edhe praktika e perditshme mediatike e shfaq këtë kërkesë në heshtje.Kaq.Ka një problem në përdorimin e shenjës ndarëse, si thjesht shenjë theksi, tek kombinimi i përemrit  me trajtën e shkurtër(po të përemrit tjetër) p.sh. m’i, t’i etj.E them këtë, se shpesh konsatatohen gabime,  kur nuk përdoret shenja ndarëse (‘) p.sh tek tu  në vend që të shkruhet t’u etj.Këtu të vjen për të qeshur,  se në disa trajta të kombinuara nuk përdore shenja (‘) si tek ma, ta etj.Jam i mendimit për një ndërhyrje për rrafshim: me këtë shenjë ose pa këtë shenjë, pasi konteksti i gjuhës ta bën të qartë se për ç’trajtë të kombinuar flitet.Megjithatë, për këtë vendosin rregullbërësit e gjuhës…Edhe pëdorimi i kllapave në brendësi të fjalisë bëhet për të sqaruar, saktësuar anën kuptimore të fjalisë. Megjithatë shkrimi ka për qëllim që ato rregulla të vendosura të zbatohen sa më drejt dhe të mos krijohen toleranca në përdorime të tjetërsuara sipas qejfit të njërit apo tjetrit.Ajo që shkruhet të pasqyrohet sipas standarteve të vendosura për drejtpërdorimin e shenjave të pikësimit.Më kryesorja është:këto rregulla të shkruara të mos mbeten jetim, pa përkujdesje, se kështu, duke qëndruar në heshtje,  bëhen tjetërsime e livadhisje, siç shikojmë sot të përdoren gjithandej.Studime, në këtë aspekt që preka, mirë është të bëhen për të vendosur rregulla akoma më të mira që të jenë edhe të qëndrueshme dhe të gjejnë zbatim të kënaqshëm në praktikën e shkruar.

2013.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora