E premte, 29.03.2024, 01:50 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Eduart Zumbuli, shqiptari që i mbeti familja në SHBA

E enjte, 07.06.2007, 06:50 PM


Darla Zumbuli me femijet e saj ne SHBA
Darla Zumbuli me femijet e saj ne SHBA
 
Drama e emigrantit shqiptar që u përzu nga autoritetet amerikane, duke lënë vetëm gruan dhe djalin

Ai ishte një njeri i mirë dhe kjo ishte gjithçka çfarë Darla Zumbuli kishte marrë në konsideratë, kur ajo u martua me burrin e saj, Eduart, në vitin 2001. Një punëtor i palodhur dhe me një ëndërr të qëndrueshme për të krijuar familjen, për të blerë një shtëpi dhe për të patur restorantin e tij.

Sigurisht që ajo u shqetësua, kur kuzhinieri simpatik i tha saj që ai ishte në proces për plotësimin e dokumentacionit nga emigracioni amerikan, që nga momenti i hyrjes në Amerikë në vitin 1996. Por një dekadë më vonë, ajo mendonte që me siguri gjithçka do të jetë OK. Ajo ishte një qytetare amerikane. Ato kishin dy fëmijë të lindur në Amerikë, d.m.th., dy nënshtetas amerikanë: Edi, 4-vjeç dhe Egli, 18-muajsh.

Ndërkohë që ajo priste përjashta zyrës së avokatit të saj, ndërmend i vinte ideja që "Amerika nuk duhet të prishë familjet". Aktualisht kjo po ndodh. Parashikohet që rreth 3 milionë fëmijë të lindur në Amerikë, kanë të paktën një prind që është ilegal në Amerikë. Histori si ajo e Zumbulit, me keqardhje po bëhen të zakonshme.

***

Për mëse një orë, avokati i emigracionit përpiqej t'i thoshte Zumbulit (gruas) të vërtetën. Ai u përpoq me të gjitha mënyrat t'i shpjegonte asaj, që ajo kishte bërë gjithçka që kishte qenë e mundur për të ndaluar deportimin e burrit të saj.

Ajo që mund të bësh tani është të presësh, i tha avokati. Edi u përpoq të bënte atë që ishte e drejtë, shpjegon ajo. Në kohën që ai la Shqipërinë, vendi ishte përfshirë në trazira politike dhe dhunë. E para gjë që bëri ai, ishte aplikimi për azil politik. Dhe sigurisht, në mënyrë legale. Ai duhej të kthehej, mbasi kërkesa për azil i ishte mohuar, por nuk kishte ndonjë gjë për të, që të kthehej mbrapsht.

Ai ishte një i ri që donte vetëm të punonte, i cili kurseu çdo qindarkë të fituar nga dy dhe tri punë që bënte që nga dita që erdhi në Amerikë. Vetëm tre javë përpara se agjentët federalë ta merrnin atë, ëndrra e tij ishte bërë realitet: kishte hapur dyqanin e picerisë në Glastonbury (Connecticut).

Gruaja e tij donte të dinte se si dikush mund t'i mohonte një njeriu si ky një mundësi të tillë, një jetë ku kishte brenda një grua amerikane dhe dy çuna që nuk arrijnë të kuptojnë përse babi u zhduk brenda natës dhe një vajzë (nga gruaja) që kishte nevojë për mbështetje financiare, për të paguar shpenzimet e universitetit.

Debati i tejnxehur rreth emigracionit që përmend vetëm terroristë dhe krime, nuk merr në konsideratë realitete si ky. Avokatët nuk kishin ndonjë përgjigje për Zumbulin, të paktën një përgjigje ose shpjegim që Zumbuli ta pranonte.

***

Dhe e vërteta, siç më shpjegohet ajo më vonë, është që burri i saj nuk kishte thënë ndonjë gjë më shumë sesa ajo kishte dëgjuar nga një numër i pafund avokatësh dhe zyrtarësh publikë.

A kishte ajo shpresë për një përgjigje më të mirë? Jo, tha ajo, prisja një avokate më të zgjuar. Pastaj, nuk ka shumë zgjuarsi në ligjet e emigracionit; në emër të stabilitetit kombëtar, ato po shkëpusin prindërit nga fëmijët e tyre. Rreth 250 mijë agjentë të emigracionit nën kodin "Kthim tek dërguesi " janë hedhur në veprim këtë vit, për të kthyer në vendet e tyre ata që duhet të deportohen.

Ekziston një koncept i përgjithshëm që nëse martohesh me një nënshtetas amerikan, je më i sigurt. Mendo edhe një herë. Ndryshimet në ligjet e emigracionit e kanë bërë këtë gjë edhe më të vështirë, veçanërisht në rastet kur një nga bashkëshortët është ilegal.

Shikoni rastin e atij zyrtarit fetar (prift ortodoks) nga Carolina e Jugut, gruaja e të cilit është deportuar në Honduras dhe i është thënë që ajo nuk ka të drejtë të aplikojë për të hyrë në Amerikë për 10 vjet. Aktualisht, ai la Amerikën dhe shkoi të jetonte me të në Honduras. Shikoni rastin e asaj nëne në Miami, e cila ishte marrë me forcë nga shtrati i saj në mes të natës e dërguar në Haiti, duke lënë mbrapa burrin e saj amerikan, së bashku me djalin e saj 4-vjeç.

Dhe më i fundit, rasti i Zumbulit nga Glastonbery.

***

Darla Zumbuli sapo ishte kthyer nga pushimi i drekës, me 30 janar të këtij viti, kur bosi i saj i thotë që e prisnin dy oficerë të emigracionit të bisedonin me të rreth Edit (burrit të saj).

Darlës i kujtohej që dikush i tha se mund t'i largonin agjentët e emigracionit dhe të evitonin takimin me to. Por në vend të kësaj taktike, Darla i beri një telefonatë burrit të saj, Edit, në restorant. "Oh, si po ja kalon!", iu përgjigj burri nga ana tjetër e receptorit. Asaj nuk i shkoi në mendje të gënjente, pasi e dinte që Edi nuk priste nga ajo që të gënjente. Kur ajo solli agjentët tek restoranti, Edi kishte veshur xhaketën dhe po priste.

"Unë kurrë nuk jam fshehur!", më tha Edi, nga Shqipëria, në një bisedë telefonike. Gjithçka ka qenë nën emrin tim, më tha ai, kredia e shtëpisë, faturat e ndryshme, kontrata për restorantin, deri në momentin që Darla Zumbuli ka vendosur shenjën në derën e restorantit "Mbyllur për rinovim". Me një shpresë në zemër, Darla më thotë që mrekullisht ajo do të lejohej të vazhdonte jetën familjare të ndërprerë në mes.

***

Këto kohë, Edi i vogël 4-vjeçar bie të flejë në divanin e dhomës së ndenjës. Po pres babin të vijë, thotë ai, kur Darla përpiqet ta çojë për të fjetur në dhomën e gjumit. Ajo me kujdes i tregon atij, që babi nuk do të vijë për ca kohë dhe pasi e zë gjumi, e merr në krahë dhe e vendos në krevatin e tij. Dhe, ajo i thotë vetes që po të përpiqet edhe më shumë, ndoshta djali i saj një natë do të zgjohet dhe të shikojë të atin, pranë divanit të dhomës së ndenjës.

Vizita në Shqipëri

Darla: "Ambasada më ndihmoi, por ishte e mrekullueshme të shikoje Edin!"

Dy javë më parë, megjithëse në kushte të vështira financiare, Darla i bëri një vizitë Edit në Shqipëri. Avokatët e kanë këshilluar Darlën, që edhe në qoftë se Edi i kapërcen të gjitha pengesat për t'u rikthyer në Amerikë, ajo (Darla) duhet të paraqesë mbështetje të mjaftueshme financiare për të mbështetur atë. Me atë pagë që ajo merr si agjente në një kompani siguracioni, mbështetja financiare do të jetë mjaft e vështirë për të.

Zumbuli (Darla) shpresonte që zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, mund t'i ofronin më shumë mundësi për të rikthyer sa më shpejt Edin në Amerikë, por, fatkeqësisht ato nuk e bënë këtë gjë. Po ajo më tha mua që ishte një diçka e mrekullueshme të shikoja Edin, të ndjeja më shumë lidhjet më të sesa vonesat në procedura, thirrjet telefonike përtej Oqeanit, të cilat më shumë duket se i bëjnë konfuzë fëmijët.

(Botuar më 3 qershor 2007, në gazetën "Hartford Courant" Volume CLXXI, Nr.154, Connecticut USA)

Përktheu për "Shekullin", Ernest Gocaj, Simsbury, Connecticut, USA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora