Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mërgimtari që ndihmon fëmijët e Kosovës

| E diele, 14.07.2013, 04:22 PM |


Mërgimtari që po Investon, Punëson dhe Ndihmon Fëmijët e Kosovës

Me gjithë këto probleme që ballafaqohet Kosova, zgjedhja e vetme mbeten tërheqja e investimeve nga jashtë dhe punësimi i rinisë. Diaspora shqiptare ka një kapacitet të madh që të ndihmojë në këtë rrafsh me gjithë rrëziqet që paraqiten. Megjithatë, kjo nuk e ndaloj Enis Kamenicën, të riun 31 vjeçarë që mërgoi në Zvicërr para më shumë se 15 vjete. Ai u arsimua atje dhe diplomoi si specialist teknik dentarë dhe për një kohë të shkurtë ishte shumë i suskesshëm dhe hapi dy klinika dentare, fillimisht në Lozanë dhe më pastaj në Gjenevë. Me gjithë kushtet dhe fitimet atje, ai gjithmonë ëndrronte që një ditë të ketë një klinikë të veten edhe në Kosovë. “Gjithmonë kam ëndrruarr të kem një biznes në Kosovë.” “Jemi detyruar të ikim me familje gjatë regjimit mirëpo prindërit na kanë edukuar me një frymë atdhedashëse gjithmonë duke na kujtuar prej nga vijmë.”

Me gjithë vështirësitë, Enisi filloi rrugëtimin e tij me hapjen e klinikës së parë Swiss Dental në qytetin e Ferizajit ku investoi mbi 150,000 Euro dhe punësoi mbi 10 punëtorë. “Sigurisht se ballafaqohemi me vështirësi elementare që as nuk i mendojmë në Zvicërr” tregon Enisi. “ Sidocoftë, me një mund pak më të madh ja dilet edhe këtu por shpresoj që të ketë më shumë lehtësi sepse kjo inkurajon edhe më shumë investitorë.” Sot kjo klinikë dentare gëzon reputacion tek qytetarët dhe suksesi i tij me punën e ndershme bëri që Enisi sot të investoi edhe në hapjen e klinikës së dytë të tij me po të njejtin emër në të njejtin qytet. Sot këto dy klinika, me teknologji dhe shërbime me standarde Evropiane, janë një storie e rrallë e suskesit në Kosovë ku janë të punësuar mbi 25 punëtorë dhe z. Kamenica shpreson që shumë shpejt të zgjëroj aktivitetin e tij edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Rrëfimi i këtij mërgimtari nuk ndalon me kaq. Kreativiteti i tij sot ka zgjuar interesim te shumë qytetar ku, me dëshirën e tij për të ndihmuar fëmijët e këtij qyteti, Enisi ka filluar që të promovoj shërbime kontrolli përmes një klinikë-në-rrota. Pronari në fjalë ka shëndrruar një automjet mini-bus në një klinikë dentare dhe tani do të filloj që të ofroj kontroll falas të dhëmbëve për të gjithë fëmijët në shkollat e Ferizajit. Kjo ju jep mundësinë      ju ofron klinikën më  afër atyre. “Unë jam vet prind i tre fëmijëve dhe duke pas parasysh kushtet dhe rrethanat që gjinden këta fëmijë, mendoj se ja kemi me borxh të ju ndihmojmë që sadopak të përmirsojmë mirëqenien e tyre.”

Z. Kamenica thotë se shpreson se ky projekt do të shtrihet edhe tek institucionet tjera si FSK, dhe OJQ-të që përkujdesen për fëmijët me të meta mendore ku të gjithë do të kenë qasje të kryejnë kontroll falas. Ai thotë se deri më tani ka ofruar shërbime falas për fëmijët me të meta mendore dhe gjithashtu një kujdes të veçantë për veteranët e luftës dhe familjarët e tyre. Qytetarët nuk kanë pasur shërbime si klinika portablë më herët dhe ai thotë se kjo ide gjithashtu ngrit nivelin e vetëdijes te prindërit se kujdesi i hershëm për dhëmbët e fëmijëve është një masë preventive që nuk duhet të neglizhohet dhe gjithashtu ndihmon edhe në shëndetin e përgjithshëm të tyre.

“Unë mendoj se ky është një fillim i mire dhe diaspora ka një potencial të jashtëzakonshëm. Nëse janë mundësitë dhe përkrahja institucionale do të ketë edhe investime” thotë Enisi. Kosova, me gjithë vështirësit ka edhe rrëfime suksesi dhe Enisi është një pjesë inkurajuese e këtij suksesi që është i domosdoshëm për ne.