E premte, 29.03.2024, 01:34 PM (GMT)

Kulturë

Hyqmet Hasko: Qazim Shehu - ''Syri i ditës''

E shtune, 13.07.2013, 04:56 PM


Rreth përmbledhjes poetike “Syri i ditës” të poetit Qazim Shehu

Filozofia jetësore dhe afresku lirik i një poezie

Nga Hyqmet Hasko

Emri i  Qazim Shehut do të dukej në faqet e shtypit letrar të kohës aty nga mesi i viteve 80,kur muret e jashtësisë estetike po rrënoheshin dalëngadalë e me këmbëngulje dhe në horizont po konturohej një letësri e re. Ai do të debutante në këto organe  me botimin e disa cikleve me poezi dhe tregimeve, që gjithësesi tregonin se kishim të bënim me një letrar që kishte hyrë me seriozitet në rrugën e letërsisë.

Me kalimin e kohës, zëri i tij do të shumëfishonte jehonat e vetvetes, do të zgjeronte gamën e këndvështrimit dhe qasjen drejt hapësirave të reja të vektorit estetik, duke u bërë një zë autentik dhe I vetevtishëm.

Poet, prozator, kritik letrar, Qazim Sheu është autori I disa vëllimeve me poezi, i disa përmbledhjeve me tregime, i qindra shkrimeve të natyrës studimore, kritikë letrare, reportazhe, ese, plemika, trajteash kulturologjike kombëtare, që evidentojnë një talent me interesa të shuëmanëshme dhe që rrok gjithçka që përfshin shqetësimin dhe verdiktin e hapësirës mbarëshqiptare.

Në këtë shtrirje kontributive shkrimore lëviz zembreku kombëtar, ora e historisë së kombit, demokracia me problematikat e saj, bota e njeriut në dilemat dhe udhëkryqet ekzistenciale, fati I Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve historike shqiptare, në kapërcyll kohësh dhe epokash. Lëviz bota  enjeriut të thjeshtë, me dritën dhe hijet që e rrethojnë, me galerinë e vyrtyteve, veseve, komplekseve, me shumanshmërinë e shfaqjeve, dukjeve dhe thelbeve njerëzore, aq të larmiushme dhe të padeshifrueshme në synopsin e tyre të vështirë.

“Syri i ditës” është përmbledhja më e fundit poetike e autorit Qazim Shehu, një qasje e fortë meditativo-lirike, me thekse të dallueshme filozofike ekzistecialiste, ku poeti shpërfaq një botë të pasur shpirtërore, që endet midis kujtesave, përjetimit, mbresave dhe emocioneve të çastit, çfarë e bën aktin e tij poetik një akt kërkimi në hapësirën e bukurisë dhe të lirisë së shpirtit.

Filozofia jetësore e të bukurës përballë dukurive frenuese dhe regresive, shmangies nga arkitipi social I traditës dhe nga risitë e shëndetshme të modernitteit, janë fokusi ku ngjyen penën e tij plot sharm dhe figira të gjalla poeti Qazim Shehu në këtë vëllim të ri, që përbën një arritje kualitative në ecurinnë e tij poetike.

Shehu ka një poezi që duket se buron nga një ndjeshmëri e lartë substanciale, nga një lirizëm spontan; kjo poezi, që kultivohet në shtratin e një pathosi dramatiko-lirik sjell me vete mesazhe të befta dhe shumëkuptimëshe, plot dyzime dhe alternime, qoftë ndjesore, qoftë konceptualo-shkrimore. Gjithë këto mund të bluash e të stërbluash me vete, teksa lexon e rilexon për të disatën herë librin me poezi “Syri i ditës” të poetrit Qazim Shehu; është një përmbledhje dinjitoze, ku zotërojnë poezi të shkruara me nerv e temporitëm, poezi të befasimit lirik dhe të mesazheve që burojnë sa nga teksti aq dhe nga nënteksti poetik.

Shehu ka si cilësi të tij ndoshta kryesore këndvështrimin modern të shqyrtimit të objektit poetik, thyerjen e grimcimin e qëllimshëm të këtij objekti, për ta rindërtuar të transfiguruar në aktin e thuajse të shenjtë të krijimit të poezisë. Ky modernitet duket jo vetëm në përdorimin e strukturave formale të zhdërvjellëta dhe të pakornizuara, por dhe në idetë e mesazhet që burojnë nga ky këndvështrim.

Risia e poezisë së Shehut është befasimi poetik, përcjellë me mjete të thjeshta, freskia e figurave dhe kontrapunti që na vjen nga gjetjet e tij origjinale. Siç thamë pak më sipër, poeti e grimcon objektin poetik, kryesisht me anë të enumeracionit, në dhjetëra miniobjekte, të cilat pastaj i bashkon me anë të një figure bazë, duke e rikrijuar të plotë dhe modern aktin e shkrimit poetik.

Në një nga poezitë e tij më të arrira “Kulla” poeti ravijëzon lidhjen e kohëëve dhe epokave, lidhjen e breznive me anë të fjalës, herë si mesazh veprimi, herë si mesazh filozofik kontemaporan, gjithësesi si një urë ku kalon dashuria për njeriun, si përvoijë dhe urtësi sa njerëzore aq dhe hyjnore.

Ajo që e bën krejt të dallueshme e të veçantë poezinë e Shehut është vokcioni shumëgjyrësh mediativ, ritmi i përndezur, figurat e gjalla dhe të shtrira horizontalisht e vertikalisht, vrulli i fjalës dhe thellësia e ndjenjës dhe mendimit. Imazhet që na përfton poezia e tij janë imazhe flu, dehëse e trallisëse, me një kondicionim shpitëror të denjë për kujtesën, përjetimin, emocionin, imazhin, tekstin dhe nëntkestin, që përftohet nga e gjitha.

Shehu e rikrijon objektin poetik me anë të detajeve shumë të holla, të mbështetura në vëzhgime fine dhe figura të zhdërvjellëta, pa lajle lule dhe zbuurime të kota. Ai paralajmëron grackat e kohës me të cilat përballet çdo ditë njeriu bashkëkohor, duke na përcjellë filozofinë e përballjes me të keqen me anë të përsosjes morale, si pjesë e katharsisisit shpirtëror me të cilin ballafaqohet uni I tij poetik dhe lypset që këtë gjë ta bëjë gjithë shoqëria, përgjatë një procesi të pandalshëm.

“Syri i ditës” është syri ku fokusohet përvoja, shmangia, depresioni kolektiv, dyzimet e tranzicionit në ankthin e sëmurë të përditshmërisë, kriza urbane e një shoqërie  që ka humbur konturet e reales në luftë me hijet dhe paragjykimet.

Një poezi dinamike, që rrok hapësira jete në lëvizje dhe zhvillim, një verb atdhetarie që përndizet në vatrat e përflakura të metaforës, ku e dukshmja dhe e padukshmja, e thëna dhe e nënkuptuara rrinë së bashku në të njëjtin vektor dhe shprehin një botë ideo-emocionale sharmante, plot thyerje dhe digresione, siç është vetë jeta njerëzore që ai plazmon në poezinë e tij.

Aventura poetike e Shehut është një aventurë e bukur, në një rrugëtim të natyrshëm drejt vetvetes autentike, vetvetes poetike. Njëherësh është një udhëtim historik, mitologjik, gati profetik, në thelbin e vetë kohës shqiptare. Poeti konfiguron një peisazh të thyer të shpirtit njerëzor, na jep tablo në lëvizje, si vetë jeta e tij dinamike, në kërkim të gjërave të bukura, për të cilat ia vlen të jetosh.

Të rrugëtosh me poezinë, të identifikohesh me të, do të thotë të jeshë i pushtuar nga magjia e fjalës, nga thellësia e figurës dhe imazhit, nga ndjenjat dhe mendimet më të fuqishme, që mbartin botën e gëzimeve, hidhërimeve, dashurive, iluzioneve, duke flakur çdo çast të keqen nga vetja dhe nga të tjerët, në emër të një sistemi vlerash tek të cilat beson dhe të cilat janë kthyer në një kredo të jetës dhe artit tënd. Duket se kjo është në fakt kredoja poetike e Shehut, një dashuri e pamasë për jetën dhe njerëzit, një etje për të rilindur në çdo fije bari dhe në çdo qelizë të gjallë të tokës, për hir të gjërave për të cilat ia vlen të luftosh dhe të ëndërrosh.

Afresku i gjendjeve, imazheve, mbresave, përjetimeve, kujtesave të ridimensionuara në artin e shkrimit poetik, ideve dhe mesazheve, që na sjell ky   poet, përfshin prirjet dhe tendencat më serioze të poetikës bashkëkohore mbarëshqiptare, sharmin dhe elegancën e vargut, freskinë dhe modernitetin e figurës, spontanitetin dhe natyrshmërinë e gjetjeve.

“Syri i ditës” i poetit Qazim Shehu është një përmbledhje dinjitoze, e shkruar me një frymë, me ngarkesa emocionale që duket se poeti e ka pasur të pamundur që t’i mbante brenda vetes. Është  një libër i shkruar me vargje zemre, me art të mirëfilltë poetik, me elegancë dhe modernitet. Është një kurbë ngjitjeje jo vetëm për poetin Shehu, por dhe poezinë bashkëkohore shqipe, që po bën tentativa dinjitoze për t’iu përgjigjur realitetit të ri të botës mbarëshqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora