E enjte, 28.03.2024, 10:19 PM (GMT)

Kulturë

Riza Haziri: Kafka, eshtrat dhe gjaku

E diele, 18.05.2008, 02:54 PM


Riza Haziri
Kafka, eshtrat dhe gjaku

Riza Haziri

Tregim

Papritmas u ndodha në një pyll të dendur e të errtë. Ecja druejtshëm pa ditur se nga po shkoja. Me kot mundohesha të përcaktoja anët e horizontit. Nga dendësia e pyllit askund nuk dukeshin yjet në qiell. As lëmyshqet e drunjve si shenja orientuese nuk shiheshin nga terri. Për një moment mu kujtua pylli i Dantes, po ky dallonte nga ai sepse gjatë futjes në te nuk hetova se dëpërtova nga ndonjë derë. Ç'të bëja, do të dëshiroja të dilja sa më parë nga ky pyll, por nuk dija në ç'drejtim. Mora guxim të lëvizja këmbët pasi që tërë shpresën e mbështeta në vetvete, ndjenjë kjo e kultivuar më kohë. Pra, vendosa të mos qëndroj në një vend, por të shëtis, t'i bie kryq e tërthuar këtij pylli të mallkuar që nuk dija se çfarë mëkati kisha bërë që u gjeta në thellësinë e tij. Dhe ashtu, duke ecur në një qetësi varri, në veshët e mij arriti një shushurimë shurdhonjëse. Ishte shushurimë nëpër gjethe të thata. Diçka r! rokullisej nga lartësia e pyllit. Diçka e bardhë u ndal pranë këmbëve të mija. Nga bardhësia e atij sendi arrita ta dalloj se është një kafkë njeriu. Trupin tim ma përshuan ca të dridhura, dhe derisa e vështroja ashtu, nga kafka doli një zë në një shqipe të dobët "më ndihmo të lutem të dalë nga ky ferr". Frika u shtua edhe më tepër sepse asnjëherë nuk kisha dëgjuar kafkë duke folur. Mu kujtua se kisha parë dhe dëgjuar vetëm në filma fantastik, të cilët nuk i shikoja aq me ëndje.
-Ç'je ti dhe ç'farë kërkon nga unë? -mora guximin dhe e pyeta.
-Jam kafkë e njëriut të vrarë nga ushtarët tuaj -më tha dhe vazhdoi të përplitej. Nuk mund të gjejë qetësi në këtë tokë nga mëkatet që kam bërë, andaj më ndihmo të dalë nga këtu - m'u lut edhe njëherë. Sikur e porositur, nga lart erdhi një tufë drite në formë të një rrethi dhe e ndriçoi kafkën. E diktova bukur se është kafka e ndonjë mercenari, i cili kishte ardhë t'u ndihmojë armiqëve tanë dhe pa ngurruar i thash "nuk kam mëshirë ndaj teje, ti ke ardhë nga Karpatet në cilësi mercenari për të vrarë e masakruar popullin tim. E sheh -i thash, vrimat e plumbave tregojnë se ti je goditur nga prapa. Këto janë goditje të miqve tuaj sepse ushtarët e sojit tim nuk godisin nga prapa. Plumbat e tyre godisin vetëm në ballë. Ti ke ardhë për të djegur fshatrat dhe qytetet tona dhe ngrita shkopin që mbaja me vete për ta goditur edhe unë, edhe pse e dija se nuk është gjest trimërie të goditen eshtrat, por nuk munda ta ! ndalë veten nga se më kishte kapluar urrejtje e madhe dhe m'u duk se para syve të mij doli trupi i kësaj kafke i veshur në rroba ushtarake dhe paisje kriminelësh.
Kafka, kur kuptoi se e kisha zbuluar se kush ishte dhe nga kishte ardhë, bëri një rrotullim dhe u rrokullis drejt humnerës që ndodhej posht meje. Krisma e saj sikur e shqetësoi pyllin, për të cilin edhe pse më solli gjithë këto vuajtje fillova të ndjejë dhembje për shkak se në brendin e tij ndodheshin mbeturina të tilla, të cilat kundërmojnë. Pas kësaj, për ca momente mbeta i shtanguar. Të dilja nga ky pyll nuk kisha mundësi. Edhe fuqia e trupit kishte filluar të më ikte. Megjithatë, vazhdova të ecja shkujdesshëm, ashtu siç ecin njerëzit e dehur. Pa kaluar as një konop samari sytë më shkuan në një grumbull sendesh të bardha. Derisa mendoja të vazhdoj apo të ndërroj drejtimin e lëvizjes urdhëri "ndal!" kumboi në veshët e mij. U ndala dhe vështrova se ç'po ndodh më tutje. "Avitu më afër!" -ishte i njëjti zë, por kësaj here mu duk se vinte nga thellësia e tokës. O zot, ç'po ngjet kështu me mua dhe nga fr! ika kapa kokën me duar. Çfarë mëkatesh paskam bërë që më dënoj kështu përendija për të kaluar nëpër këtë skëterrë. Pasi bëra dy tre hapa përpara përsëri mora guximin dhe pyeta "Ç'jeni ju që më urdhëroni kështu dhe çfarë kërkoni nga unë"?
-Bëre mirë që nuk shkele mbi ne -thanë ato sende të bardha se për ndryshe do të mallkonim dhe tërë jetën do t'ishe i mallkuar. Do t'i mallkonim edhe pasardhësit tuaj.
-O, ju lutem, më tregoni çka jeni ju?
-Si nuk na njeh -ma kthyen ato bardhësi, jemi eshtrat e mbrojtësve të këtij pylli të rënë ballë për ballë me armikun. Ne do t'i mallkojmë të gjithë ata që shkelin mbi ne.
-Po, një gjë të tillë unë nuk e meritoj -u thashë me gjysmëzëri. Edhe unë përpak i kam shpëtuar plumbit e të bëhem kështu si ju. Ju lutem keni mëshirë për mua, më kurseni nga mallkimi i juaj.
-E dimë, e dimë -thanë eshtrat, po të njohim se përndryshe nuk do të kaloje nga ky pyll pa mallkimin tonë.
-U jam mirënjohës ua ktheva. Tërë jetën do t'u nderoj dhe resp…
-Lëri lajkat, ma ndërprenë ato bardhësi, ec, vazhdo rrugën tënde dhe ki kujdes se ku shkel. Unë pa bërë zë vazhdova me rrugën time dhe ashtu i lodhur e i dërmuar u mbështeta për një gëmushë. Derisa qëndroja ashtu mbështetur, nëpër mes të vrimave të pyllit, jo shumë larg, pash në dritë zjarri. Eh -thash më vete, ndoshta kam fat e takohem me ndonjë shtegtar ashtu si unë dhe do të kemi më leht ta gjejmë rrugën e shpëtimit. Pa vonuar fare, u nisa drejtë dritës. Drita sa vinte dhe rritej dhe dallohej se është një zjarr i ndezur. Nja dhjetë ose pesëmbëdhjetë hapa larg u ndala të vështroja mirë. Kot u mundova të gjej me sy ndonjë njëri. Nuk ka askund fare, vetëm zjarri në të cilin digjeshin krënde të thata. Mbi to ishte varur një kazan i bakërtë, dhe me të dalluar kazanin më shkoi mendja tek ushqimi, për çka deri atëherë nuk më kishte rënë ndërmend. Prita dhe ca momente, me shpresë se do të shihen ata që e kan?! ? ndezur atë zjarrë, por kot. Nga kureshtja që pata u afrova dhe zgjata kokën të shihja se çka kishte në atë enë. Akoma pa u afruar mirë një lëngë i nxehtë ma spërkati fytyrën. Që ta shpëtoj lëkurën e fytyrës pa u djegur me të dy duart u mundova ta fshijë atë lëngë sa më parë. Nëpër dritën e zjarrit vërejta se lëngu që më spërkati fytyrën kishte ngjyrë të kuqe.
-O zot -klitha përsëri.Ç'po ndodh kështu me mua dhe pa ndërprerë mundohesha ta fshijë atë lëngë nga fytyra ime.
-Kot mundohesh ta pastrosh fytyrën nga ky lëngë -u dëgjua një zë që vinte nga fundi i kazanit. Është gjaku i mohuar i të vrarëve për lirinë tuaj. Kështu do t'ua lyejmë fytyrat të gjithë mohuesve tanë
-Po unë nuk meritoj një dënim të tillë -thashë me zë të ultë.
-E dijmë -tha zëri nga fundi i kazanit, por e paske pasur fatin e tillë dhe vazhdoi; ngjyra e gjakut tonë në fytyrat e të gjithë mohuesve tanë me kohë do të shndërrohet në të zezë dhe ata do të mesin me fytyra të zeza për jetë të jetëve.
-Unë, unë, unë me fytyrë të zezë, rroka kujen me tërë fuqinë që kisha dhe nuk di se ç'do të bëhej me mua sikur mos të qëllonte gruaja pranë e t'ma nxirte gjumin. E falenderova për kujdesin e saj ndaj meje. Me siguri ishte falenderimi më i madh që i kisha bërë ndonjëherë gruas sime për të mirën që ma bëri e më shpëtoi nga çmendia.
Ishte piku i natës. Nga mundimi që kisha pasur mezi u ngrita në këmbë. Shkova në banjo dhe e shikova fytyrën time në pasqyrë. U gëzova që nuk kisha njolla gjaku, as ngjyrë të kuqe. Me kot u mundova ta vazhdoja gjumin. Para syve të mij qëndronin kafka, eshtrat dhe gjaku. Poashtu, para syve të mij defilonin njerëz me fytyra të kuqe e me fytyra të zeza.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora