Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Tuj ndie Bik Ndojën

| E enjte, 11.07.2013, 08:06 PM |


TUJ NDIE BIK NDOJËN

Nga Zeqir Lushaj

Legjenda e kenges qytetare shkodrane,  Bik Ndoja,… (Biku), tani 90 vjeçar

 

Në Vermosh,

Pezull qëndron bora.

 

Në vargmalet e Krajës,

Psherëtima, sikur ndalet.

 

Dedë Gjo Luli,

Gati, për me i rrudhë!

 

Livorja në dorë,  * 

Pret pak, nuk kallet!

 

Edhe Vranina, e Osos,  **

Në qetësi ka ra…!

 

-Hajr , e baftë Zoti!

Ç’ka u ba, bre vëlla?

 

…!

Ç’do gja n’rregull!

Si me kënë, në dasëm.

 

Po ndiejmë, Bik Ndojën:  ***

“Ooo…, ç’po punojshin tre vëllazën…”

        ./.

  *Shkodranët, rrevoles i thonë “livore”!

 ** Eshtë fjala për luftëtarin legjendar, Oso Kuka.

 ***Bik Ndoja, këngëtar i mirënjohur shkodran, mjeshtër i këngës popullore-   

  qytetare, interpretues (edhe) i kangës së Kalasë së Rozafatit.

-Per ZSh-në, korrik 2013-