E premte, 19.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Ligji për amnesti dhe “Vetëvendosja”

E enjte, 11.07.2013, 08:08 PM


Ligji për amnesti dhe  “Vetëvendosja”

Nga Hilmi Saraçi

Ligji për amnesti  me të drejtë  ka krijuar mjaft paqartësi dhe probleme gjatë  miratimit të tij në Parlamentin e Kosovës. Kjo edhe nuk ka qenë e lehtë të kalohet pa një shqyrëtim më të hollësishëm  dhe  të lodhshëm. Prandaj ai (ligji për amnesti)  në seancën e parë në parlament   nuk ia doli të miratohet me dy të tretat e nevojshme të deputetëve . “Hallakama” që ndodhi  në parlament  si rrjedhojë e protestave dhe  angazhimeve të  deputetëve të “Vetvendosjes” ,  acaroi dhe iritoi të pranishmit, jo vetëm në parlament. por edhe më gjerë. Fatbardhësisht  kësaj radhe (11 korrik 2013) nuk pati “Hallakamë” në parlament,  pasi që tani si duket  deputetët e “Vetëvendosjes” kishin kuptuar se me dhunë nuk zgjidhen problemet, por me maturi dhe pjekuri demokratike. Kjo edhe ishte e pranishme kësaj radhe . Mendoj se vetëm në këtë mënyrë  “Vetëvendosja “ do të përfitojë besimin e qytetarëve si subjekt politik opozitar.

Kërkesa për përmirësim ishte e nevojshme

Deputetët e opozitës por edhe të tjerë nga opozita  kishin kërkuar që   të përmirësohen disa nene  që nuk ishin sa duhet  të favorshme  në pikëpamje të  formulimit , sidomos neni tre i ligjit për amnesti  që parashef amnestimin e shumë personave që kanë ra ndesh me ligjin (kriminelëve), prandaj komisioni legjislativ kishte ndërhyrë në përmirësimin e tyre.Mirëpo kësaj radhe sikur deputetët ishin më të përmbajtur më të përgatitur dhe më të vetëdijshëm për aprovimin  (kundërshtimin) e tij, sidomos deputetët e “Vetëvendosjes”, anipse ata edhe kësaj radhe ishin kundër miratimit të këtij ligji për amnesti. Edhe kësaj radhe Hajredin Kuçi dhe disa deputetë  sqaruan shumë çështje  që kishin të banin me këtë amnesti ligjore,  sepse dukej qartë se kësaj radhe e kishin lexuar (përpunuar me vemendje) këtë draft ligj për amnesti dhe e kishin kuptuar se përveç të këqijave (dëmeve)  kishte edhe të mira edhe në favor të vendit, sidomos kur është fjala për terësinë teritoriale të vendit dhe pajtimit të komunitetit serb me institucionet e vendit.  Për këto Bashkësia Ndërkombëtare (BE-ja) e ka edhe fjalën kryesore në bisedime me Serbinë. Prandaj nuk do të ishte e mençur të kundërshtohet.  Deputetët e “Vetëvendosjes”  kësaj radhe gjatë diskutimit dhe qëndrimit në parlament  ishin më të përmbajtur dhe më konstruktiv gjatë diskutimit (kundërshtimit), megjithse pati disa ferkime dhe etiketime që nuk është dashur të reflektohen në parlament, sidomos para opinionit më të gjerë . Mirëpo tani kjo sikur është bërë praktikë në parlament që të flitet pa maturi dhe pa një mbështetje kushtetuese. Rada Trajkoviq  shpesherë gjatë fjalës së saj  thekson me mburrje “Kosova i  Metohija”. Në këtë rast ajo u përpoq që të bëjë  disa krahasime në Maqedoni dhe në Serbi  duke përmendur  në veçanti,Albin Kurtin dhe Flora Brovinen që “serbia I kishte amnestuar”…

“Vetëvendosja “ka merita pë luftimin e dukurive negative

Ky subjekt politik  (“Vetëvendosja”) duhet  të ndryshojë ecurin e angazhimeve të mëhershme, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përkrahet edhe në të ardhshmen. “Vetëvendosja” si  opozitë ka kontribua shumë gjatë  përpjekjeve  për të  luftuar krimin e organizuar, kontrabandën, nepotizmin dhe pasurimin e paligjshëm. E terë kjo  është e pranishme që 13 vite sidomos në veri të vendit ku Serbia me angazhimin e saj, nëpërmes strukturave paralele  (kriminale) ka dëmtuar dhe ka cenuar tërësinë territoriale të vendit. Në këtë drejtim angazhimi I “Vetëvendosjes” ka qenë mjaft i pranishëm dh konstruktiv,  por pa një përkrahje të duhur. Bashkësia Ndërkombëtare (BE-ja) , por edhe Qeveria e Kosovës në krye me Hashim Thaçin nuk ka marrë hapa të duhur në kohën e duhur, prandaj kemi ardhur të kjo  ku jemi.  Mirëpo pa ndihmen e Bashkësisë Ndërkombetare (BE-së) nuk kemi forcë të zgjidhim  këto probleme. Bashkësia Ndërkombëtare (BE-ja) kështu ka paraparë në dialogun në mes të dy kryeministrave : Kosovës , në krye me Hashim Thaçin dhe Serbisë në krye me  Daçiqin, prandaj nuk ishte e rastit vizita e baroneshës Ashton në Beograd dhe në Kosovë e cila ka ardhur që të ndikojë që sa më parë të miratohet (të pranohet) ky ligj për amnesti. Deputetët  me 90 vota (dy të tretat) kanë   miratuar në seancën e dytë ligjin për amnesti…



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora