E premte, 29.03.2024, 02:52 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Jemi apo s'jemi të pavarur?

E premte, 12.07.2013, 06:15 PM


Jemi apo s'jemi të pavarur?

Nga Florim Zeqa

Askush nuk ka pritur më gjatë dhe sakrifikuar më shumë së shqiptarët e Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e tyre.

Rruga deri të pavarësia ishte gjatë dhe mundimshme. Shqiptarët mbi supet e tyre i provuan të gjitha; rrahje e maltretime, burgosje e helmime, vrasje e dhunime, mbyllje shkollash dhe largim nga puna, djegie shtëpish dhe dëbim nga trojet e veta!

Përkundër gjithë kësaj katrahure, shqiptarët asnjëherë nuk hoqën dorë nga identiteti, traditat, gjuha dhe simbolet kombëtare.

Nocionet liri dhe pavarësi i bashkuan shqiptarët pa dallim ideologjie apo religjioni, rajoni apo territori, fshati apo qyteti, intelektuali apo punëtori.

Akti i shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit është akti më i lehtë i ndodhur ndonjëherë në historinë e shpalljes së shteteve sovrane!

Pavarësia e 17 shkurtit, për më tepër erdhi si rezultat i konsensusit ndërkombëtar në njërën anë dhe kompromisit të dhimbshëm vendor në anën tjetër, por jo si përmbushje e vullnetit të popullatës shumicë shqiptare në vend.

Që nga dita e parë e pavarësisë, politikbërja kosovare rrëshqiti vazhdimisht mbrapa nga pavarësia...

Pas çdo veprimi kriminal të Serbisë, politika kosovare i dhuronte diçka serbëve të Kosovës; serbët vrisnin shqiptarë në veri të Mitrovicës, serbëve në brendi të Kosovës ju ndërtoheshin shtëpi, dhuroheshin traktorë!

Pas çdo ndërmjetësimi ndërkombëtar, serbët shkëputin nga një pjesë të sovranitetit të shtetit tonë...

Të gjitha të arriturat e serbëve në Kosovën e "pavarur", janë dhurata të marrura nga pushtetarët aktual të cilët në dëm të së ardhmes së shtetit mbrojnë në mënyrë të turpshme pushtetin e tyre.

Mirëpo fajtorë jemi të gjithë nga pak, pse po lejojmë të ndodhin këto prapësira politike! Sjellja indiferente e një popullate të tërë para një rrëshqitje drastike të pavarësisë së vendit po ndodhë si pasojë e identifikimit të shtetit më një qeverisje të keqe.

Nuk duhet shikuar atdheun me sy të keq shkaku i maskarenjve, sikurse nuk duhet shikuar shtetin më sy të keq shkaku i një qeverie të keqe.

Sjellja indiferente e popullatës karshi maskarenjve e horrave, hajdutëve e kriminelëve, përfituesve dhe shpërdoruesve të luftës e paqes, ka bërë që pushtetarët aktual shtetin e ri të Kosovës ta katandisin në një situatë të rëndë politike, ekonomike e financiare, por mbi të gjitha në një krizë të rëndë morale; të mungesës së përgjegjësisë së liderit, drejtuesit e nëpunësit ndaj institucionit shtetëror.

Ligji për amnistimin e kriminelëve, i ardhur si produkt i marrëveshjes Thaçi-Daçiq, e dëmton rëndë sistemin juridik të vendit dhe përkeqëson gjendjen e sigurisë në vend.

Ligji për amnistimin e krimineleve, është fyerje ndaj gjakut të dëshmorëve, viktimave të luftës e pasluftës,... është nxitje për hakmarrje, hapje e derës një gjakderdhje të re në Kosovë.

Pse gjaku i qeveritarëve është bërë ujë, gjaku i të vrarëve dhe familjeve të tyre nuk tjetërsohet kurrë.

Liderët politik që në pushtet erdhën duke u thirrur në emër të meritave të të tjerëve, në emër të gjakut të dëshmorëve, sot nuk ua përmendin as emrin (familjes Jashari)..."turpërohen" nga miqësia e tyre më serbët apo i kanë fshirë fare nga kujtesa?!

Atë që e bëri SHBA-ja për nxjerrjen e Kosovës nga kthetrat e Serbisë, është duke e minuar Brukseli (BE-ja) përmes të ashtuquajturit "dialog politik", duke e kthyer pjesë-pjesë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë.

E nisën më trashëgimin kulturore (kishat) serbe, vazhduan më decentralizimin etnik më krijimin e komunave serbe dhe së fundi përmes dialogut politik krijuan Asociacionin e atyre komunave serbe, si organ më kompetenca legjislative dhe juridike, i miratuar së fundi edhe në kuvendin e Republikës së Kosovës!

Asociacioni i komunave serbe, ju mundëson serbëve të sillen si vargonjtë në qafën e Kosovës (veri), për ti ngushtuar frymëmarrjen e lirë të shtetit në brendinë e tij,...i cili nesër do të jetë sfidë e rëndë dhe e papërballueshme për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

Kudo në vendbanimet më shumicë serbe në Kosovë valojnë flamujt bashkë më mbishkrimet e shtetit serb, që janë e kundërta e pavarësisë së Kosovës.

Përderisa Serbia të vendos për emërime kryetarësh e komandantësh policor, cakton data zgjedhjesh dhe imponon ligje në Kosovë,... neve na mbetet iluzioni i pavarësisë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora