E enjte, 29.10.2020, 08:07 PM (GMT)

Aktualitet

Florim Zeqa: Fryma rugoviane në Klinë

E enjte, 11.07.2013, 07:02 PM


Klinasit kremtojnë unifikimin e frymës rugoviane

Nga Florim Zeqa

Klina edhe pse një qytet i vogël, më kapacitet intelektuale rreshtohet në radhën e qyteteve më të medha në vend.

Lidhjes Demokratike dhe shtetit të Kosovës, Klina i dhuroi intelektualët dhe atdhetarët e kalibrit më të lartë si; Anton Kolaj, (nënkryetar i LDK-së), Ismet Rraci ( kryetar historik i Klinës), Hamit Krasniqi, Iliaz Gashi, Hatixhe Berisha e shumë të tjerë, ëmrat e të cilëve janë të skalitur në kujtesën historike të qytetarëve të Klinës.

Kishte dhe ka veprimtar e luftëtar të shumtë që i bëjnë nderë Klinës dhe mbarë Kosovës.

Ndër ta është edhe kryetari aktual i degës së LDK-së, zoti Fadil Gashi, komandant dhe luftëtar i UÇK-së institucionaliste, i cili më sukses dhe denjitet të lartë është duke e drejtuar eletoratin rugovian drejt suksesit dhe fitoreve të reja.

Dita e ënjte e 4 korrikut 2013, e zgjedhur jo rastësisht koincidon më përvjetorin e pavarësisë së SHBA-ve, shënon ditën më të gëzuar të elektortatit rugovian në qytetin e Klinës, njiherit kjo është ngjarja më e shënuar në këto shtat vitet e fundit në komunën e Klinës.

Bashkimi apo më drejtë më thënë rikthimi dhe shkrirja e LDD-së në LDK, shënon aktin madhështor të kthyerjës së të gjitha strukturave drejtuese dhe elektoratit në shtëpin e vjetër, shtëpinë e madhe rugoviane të Kosovës.

Për degën e LDK-së në Klinë, kthimi i Zenun Zeqës, Vezire ELshanit, Arben Limanit dhe të tjerëve përveq së kthim vlerash përbën një bashkim intelektual dhe veprues të frymës rugoviane.

Të pakt janë ata njerëz që në jetën e tyre u krijohet mundësia e shkëputjës nga dy lloj regjimesh antipopullore!

Një fat të tillë kishte Zenun Zeqa, i cili në vitin 1990 shkëput kuvendin komunal nga regjimi okupues i Serbisë, ndërsa sot shkëputet nga një regjim tjetër antipopullor dhe diktatorial i kohës!

Për veprimin e tij të guximshëm dhe atdhetar të viteve të '90-ta, kryetarin e kuvendit paralel shqiptar Zenun Zeqën, qytetarët e quanin Gjurgjeala i Klinës, ndërsa aktivin nga ai vjen, Bokshiqin e identifikonin si Kaçaniku i vogël.

Në të cilin vend, nën patronatin e Zenun Zeqës u mbajtë kuvendi themelues i degës së LDK-së dhe kuvende të shumta të rezistencës kundër pushtuesit serb.

Si në vitet e '90-ta, edhe tani në ditët e sotme Zena i Klinës, (kështu i pëlqente ta quante kryetarit historik Ismet Rraci), nuk pranoj të gjunjëzohet e shantazhohet as tani nga pushtetarët aktual, të cilët ditë më parë i ofruan librezën e PDK-së, në këmbim të mbajtës së postit të nënkryetarit të Klinës!

Shkarkimin e Zeqës nga posti i nënkryetarit të Komunës dhe ëmrimin në vend të tij e një personi më shkollë të mesme, kryetari i degës së LDK-së, Fadil Gashi e cilësoi si një akt të ulët dhe qyqar, ndërsa udhëheqjën aktuale të Klinës e krahasoi më atë të viteve të '40-ta, si klasë të analfabetëve politik.

Unifikimi i elektoratit rugovian, është ngjarja më e shënuar në këto shtat vitet e fundit në komunën e Klinës.

Njiherit mund të llogaritet edhe si veprimi më i duhur në momentin e duhur politik jo vetëm për Klinën, por për tërë Kosovën, ngase specifikat komplekse të saj, e bëjnë Klinën nyje përcaktuese të kahjeve politike në vend.

Akti solemn i bashkimit të elektoratit rugovian, shënon fillimin e shëmbjës së diktaturës dhe prostitucionit politik në Komunën e Klinës, dhe fillimin e një etape të re, që reflekton shpresë e besim tek qytetarët për një jetë të lirë dhe dinjitoze në ketë qytet.

Bashkimi spektakular i frymës rugoviane në Klinë i dha përgjigjën më të mirë shkaktarëve ndarës dhe përqarës të frymës rugoviane, ndërsa përfituesve nga ndarja fatkeqe i dha mesazhin e qartë së LDK-ja nga ky moment është forca politike numër një, unike dhe e pathyeshme.

Përveq qyetetarëve të shumtë, veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së, aktin e unifikimit të vlerave rugoviane në Klinë, madhështore e bëri edhe prezenca e drejtuesve të LDK-së qendrore; Naser Rugova, Besa Gaxherri dhe Haki Rugova (nënkryetar).



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora