E premte, 19.04.2024, 07:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E merkure, 10.07.2013, 07:27 PM


?Neki Lulaj

 

 

AT KORRIK

 

Po cila bushtërr

E mbyli portën

Nuk  lejoi

Të cicërrojnë zogjët

Të ligjërojnë

Mbi kupolën e ëndrrave

Në vatrën e gjyshërve

 

Ai vendim ishte

I mendjeve të ndritura

Këmbëngulësia e zgjoi

Europën nga gjumi i gjatë

Në Prishtin shqiptarët

E mbytën frikën

Para dyerve

Më dy korrik

Shpallën aktin historik

 

Cilët bijë

E plasën djallin

Nën trysninë e çelikut

Të shkretë

Plisat e bardhë

E firmosën Biblën

Kurrë më kurrë

Nën thundrën e barbarit

Mos me mbetë

 

Cilët zogj

I bekoi Perëndia

Fluturuan nga trysnia

E braktisën vatrën e vet

Për t’u kthyer

Në fushën e nderit

Aty ku agoi Liria

E Shtetit të vet

 

Ata të  gjithë

Si një

Me një maje lapsi

E një mendje

Prej diamanti

Thyen kornizën

E territ të vjetër

Me ankthin e frikës

Dardaninë

Përtej  diellit të Lirisë

E shpallën Shtet

 

 

ARKITEKT MËVEHTËSIE

 

Duke kërkuar Bogdanin

Me një krrutë

Ndihmë miqësie

Shallin rreth qafe

Fole engjëjsh

Lëndinë dritëhijesh

 

Ai e fshehu

Me shall

Fytin e enjtur

Damarët  e shtjerrur

Nga britmat

E popullit

Plot një shekull

Skëterrë robërie

 

Ai i hapi

Gjurmat e shekullit

Nga kafshimi

I gjarpërinjve

Që i ekspozoi

Ne një Kontinent tjerër

Ne djepin e botës së vjetër

Gjet përkjahje mirësie

 

Ai i mbylli

Gërrithat e kuqe

Të thonjëve të ndyer

Të barbarëve

Me mehlemin e engjëjve

Dhuratë Perëndie

 

Ai eci

Gjurmmave të Bogdanit

Eshtrat pët t’ia gjetë

Skulpturë mendimi

Eciklopedi e gjallë

Do mbetet përjetë

 

 

MBI PUSIN E LOTËVE

 

Pusin e lotëve

Atë mot

U përpoqa

Ta kaloj not

Nuk më lejuan valët

Uji i turbullt

Sa do doja

Të jem tek ti për darkë

Nanë mori nanë

Dallgët e jetës

Më këputën në damarë

 

Vijës së pyllit

Të ndarjes

Vjedhtas iu ofrova

Aty pashë xhelatë

Të veshur në pancirë

Me uniformë djalli

Gurin e ndarjes

O sa shumë

E mallkova

 

(Prizren, 7 prill 1981)

 

 

NË AVE NY

 

Takimi shkund gjethet e lisit

Pika shiu

Adrenalina shtrydhi aortën

E gacat e zjarrit

I shpurpurishëm nën hi

Duart e ndara në Monako

Sërish u shtërnguan

Në këtë ditë dielli Maji

Me shi

 

Kujtimet e moteve fluturuan

Si pulëbardhat mbi Oqean

Hijet e vendlindjes

Me ngazëllim femijërie

Kujtimet e rrugëve plotë baltë

Puthin mallin e kësaj mesdite

Atje nata tani ka ra

 

Rrezja thanë kristalin në Ave NY

E reja mbi Oqean etjen e largon

Takimet janë të bukura përrallore

E ndarjet si një furtunë Cynami

Mbi dallgët e kujtimit

 

(New York, 17 maj 2013)

 

 

LEQET E KOHËS

 

Mbi samar stamet e jetës

Po ikin me vrap

Zgërbonjave të kohës

E mbi kokë

Një rreze dielli

Rrudhat e ballit hartë

 

Leqeve të kohës po lundroi

Unë pa anie pa timon

Mbi këto shkrepa thatësie

Pa shungullimë valësh

E kjo shakullimë plotë dallgë

Po me mplak

Kah po me çon

 

A thua sonte

Çfarë na ndodhi

Hëna me cilin çarçaf

Ra në shtrat

Kjo shpendmirësie

Në lugun e përroit

Ku zana zuri konak

 

 

TOKA IME

 

Toka ime e praruar

Mall për lakmitarë

Si një nuse e grabitur

Këmishë gjysëm e ndarë

Toka ime e argjendtë

Nuk duron barbari

Do t’i mbysë e do t’i plasë

Gjithë ata grabitqarë

 

S’e duroi kurrë serdarin

Ilirët i ka babë

Qielli shëndrrit netët e vona

As ne kurrë s’e ulim kokën

Të parët tanë i kanë mallkuar

Sundimtarët i këputi në prag

 

Jemi zogj shiponje dy krenare

Brirë capi përkrenare e Skënderbeut

Ne jemi djemtë e Nenës Tereze

Gjithë ushtarët e UÇK-së



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora