E enjte, 25.04.2024, 05:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali Jasiqi: Ajo dhe ai

E merkure, 10.07.2013, 07:24 PM


Prozë poetike

AJO DHE AI

Nga Ali D. Jasiqi

Ajo e lau fytyrën dhe pasi i fshiu me shami u ulën në rrasen e gurit pranë burimit  dhe me një guri të vogël i ra tri herë rasës.

Ai e mori si shenjë për te. E nxori pasqyrën nga xhepi , u shikua njëherë se si po dukej pasta ia ktheu diellit.  Reflektimi  rrezeve të diellin ra mbi fytyrën e vajzës. Drita, që kishte renë në sytë e saj i bënte ato të zeza, të shkëlqyeshme.

Vajza e nxori krehrin,  u  kreh e pastaj i hodhi flokët e gjata  pas shpinë. E ngriti dorën dhe i dha shenjë djaloshit.

Edhe ai ia bëri me dorë që të takoheshin pas bregut dhe u nis.

Vajza eci andej kah shkoi  ai.

Lozët e boronicës u paluan, kurse hermoqi i bredhit shtrëngohej që të mos binte mbi trupat pa  të veshje të poshtme që rrinin  njeri mbi tjetrin.

-Për këso  punësh behën gjaqe – tha vajza.

-Janë bërë dikur – ia kthej djaloshi dhe me gojën e tij ia ndali frymën për një kohë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora