E premte, 26.04.2024, 12:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E marte, 09.07.2013, 07:45 PM


Shahin Ibrahimi

 

 

Mesazhi i rërës

 

Ngadalë po tretem kur ju shoh shikimin

Dje kanë ardhur s`më njohin origjinën,

Thelën mendojnë dhe në ditën e harrimit

Me hipokrizinë e tyre po më zënë frymën.

 

Shikomëni si më kanë bërë nga të ndukurat

Më mposhti, shikimi ugurzi i tyre për të fituar,

Ma hoqën dhe shijen që ndjeja nga të puthurat

Agallarët e rinj, më shijojnë duke më kafshuar.

 

E nesërmja më sakate do të më gjejë

Më kot pluhurosem mos të më coptojnë,

Për të ardhmen e brezave dashuri nuk ndjejnë

Ëmbëlsinë e ujit dhe rërës unë do ju dhurojë.

 

Me hekur e beton shkelin urdhëresat

Këto fytyra neveritin të ardhmen pa cak,

Qielli derdh lotë, s`mban dot dënesat

Ligji s`merr frymë, se e kan lën pa gjak.

 

Një klithje drithëruese e shpirtit të saj

Perlën në kullotë për çdo vit po e kthejnë,

Ti ndalim me forcë, rërën të ruajm në çdo skaj

Nga këta hajdutë veshur si pushtetarë.

 

 

Deti dhe halli

 

E vranë retë se i shtuan mërzitjen

Ishin ulur poshtë për ti qarë hallë,

Fati i keq i afroi skërmitjen

E përkuli malli, si bëri dot ballë.

 

Kohë kishte që se kishte parë

Sëmundja e shkretë i bënte pritë,

Zemra nga mbrënda i shtonte sevdanë

Koha e vrejtur i shtonte mërzinë.

 

Ja mërzitja u kthye mbrapa

Në çast ndjeu gëzim të dy fishtë,

Kur ajri thithej nga zemra të pastra

Tani marazi për jetën ishte i brishtë.

 

Ishte i pa punë,por mundohej

Iu afrua detit të gjërë,

Me një barkë me rrema coptohej

S`shkruhet në letër, vuajtja e mjerë.

 

Në det vendosën për të dalë

Det kishte për madhësinë e varkës,

Por të gjallin ligji se fal

Për tjetrin, bëhej lutja e darkës.

 

Luftoi me detin e inatosur

Dallga e zezë barkën shkatërroi,

Lufta për jetën skishte të sosur

Një dërrasë e vogël, jetën i shpëtoi.

 

Më mirë të kishim vdekur të dy

Se më del në ëndërr për here,

Deti fal, por jo burgu i zi

Për të mendonte nëna e mjerë.

 

Me vështirësi e kishte takuar

Fotografinë e shokut mbante në dorë,

Marazi për shokun e ka dërrmuar

S`gjënte qetësi nëna e gjorë.

 

Mosha dhe halli e la shtrirë

Rënkonte nëna me pahirë,

Shihte njerëzit me zemër të ngrirë

Mendonim se vetmia i bënte mirë.

 

Të lutem merak,mos zërë vënd

Erë, ti mërzitjen largoja,

Dhuroni arësyen, lejani mëndë

Zot, lutjet e saj pranoja.

 

Do i lutem unë gjithësisë

Lutu ti o det veç mu përgjigj,

Nënës ti kthejmë qetësinë

Drejtësi, shihe mirë atë ligj.

 

Ajër, dërgoni nënës vegime

Me to kthejani ju shpresën,

Vdekja ti vi pa mundime

Se djali donte, të hante djersën.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora