E premte, 29.03.2024, 03:09 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Erdhi demokracia

E marte, 09.07.2013, 07:43 PM


Parodi aktuale kosovare :

 

ERDH DEMOKRACIA

Teksti, muzika, aranzhimi dhe interpretimi:

Demir KRASNIQI

 

Erdh demokracia –

Bani mashalla !

Shati e kacia –

Prapë na mbeten n’ krah !

 

Erdh demokracia –

Bani mashalla !

Se  prapë shqiptaria  -

Mbeti me sharrë n’ krah !

 

Në një krah ka sharrën ,

Në një krah sëpatën –

Për t’ kërkuar çarën ,

Për ta gjet  kafshatën !

 

Erdh demokracia ,

Jemi n’ rrugë të mbarë –

Sheshet dhe çarshia ,

Na janë mbushë lypsarë !

 

-O, vëllezër e motra –

Prej jush ndihmë po pres ,

Se fëmijëve në sofra

Nuk kam çka t’  ju qes !

 

Dergjen fëmijët jetima  ,

Që nuk  gjejnë  shpëtim !

Ata kërkojnë ndihma 

Jashtë vendit për shërim !

 

Erdh demokracia ,

Seç na u çel nafaka –

N’ kontejner  t’ mbeturinave ,

Kërkojnë pleq e plaka !...

 

N’ kontejner  t’ mbeturinave –

Pleq e plaka  struken !...

Ata i presin  fëmija –

Që t’ ua çojnë  bukën !

 

Erdh demokracia –

Fëmijët na i mori kurbeti !

Pa punë mbet rinia –

S’ banë punë fakulteti  ?!

 

Erdh demokracia –

Ma nuk kërcet huta ...

Na u ka mbushë nahija

Plot me prostituta !

 

Erdh demokracia –

Po lulëzon vatani ,

Po lulëzon mafia ,

Turli narkomani !...

 

Erdh demokracia –

Jetë interesante !...

Rrënohen fabrika –

Hapen restorante !

 

Erdh demokracia ,

Na u shtua rahmeti –

Të njëjtat gjinia

Martohen mes veti !

 

Erdh demokracia –

Na  solli deregje !...

Na  solli shamia ,

Peçe e ferexhe !...

 

Erdh demokracia –

Me kanune t’ vjetra  ...

Na u ka mbushë çarshia –

Pantollshkurtë me mjekra !...

 

Erdh demokracia

Me këngë për merak ;

N’ vend me çiftelia –

Këndojnë femrat cullak !

 

Erdh demokracia –

Na i solli meselet ...

Shpallet “Amnestia” –

Falen kriminelët !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora