E shtune, 24.10.2020, 03:44 PM (GMT+1)

Aktualitet

Ismet Azizi: Serbët, një komb në zhdukje!?

E hene, 08.07.2013, 07:21 PM


Serbët, një komb në zhdukje!?

Nga Ismet Azizi

Vitin e kaluar  OKB  kishte paralajmëruar se Bota duhet të përgaditet  për t'u përballur me pasojat e plakjes së shpejtë të popullatës, sidomos në vendet në zhvillim. Për dhjetë vjet numri i njerëzve të moshës mbi 60 vjet do të kalojë një miliardë, thuhet në raport Fondit popullativ i OKB-së.

Ky ndryshim  demografik do të jetë një sfidë e madhe për sistemet shtetërore  , sigurimet sociale, sigurimit  pensional  dhe kujdesit shëndetësor. Agjencia e OKB-së gjithashtu  ka informuar se duhet të përballemi  me  "shpërdorimin,  neglizhencën dhe dhunën  ndaj personave të moshuar," kishte  raportuar BBC.

Numri i njerëzve të vjetër po rritet më shpejt se çdo grup tjetër në të gjithë botën. Raporti i titulluar "plakja  në shekullin e 21-të: Sfida  dhe festimi", është llogaritur se çdo  i  nënti njeri në botë është mbi  60 vjet. Pritet që numri i njerëzve të moshuar rritet për 200 milionë gjatë dekadës së ardhshme për të arritur në një miliard, dhe të arrijë  dy milijrd në vitin 2050.

Nga vendet e ish Jugosllavisë, por edhe të gadishullit Ballkanik në gjendje më të rënd sa i përket trendeve demografike është republika e Serbisë. Ndërsa në gjendje më të lakmueshmë janë Shqipëria dhe Kosova, por edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, pikrisht për sshkak të prezencës së shqiptarëve në këto dy shtete.(shih edhe këtu sipas bankës Botrore).

Gjithnjë e  më shumë fshatra dhe qyteza në Srbi janë  të zbrazura, Serbia është në prag të kolapsit demografik, për  dhjetë vjet  do të ketë vetëm gjashtë milionë banorë. Efektet e para nëse nuk ndërmerret menjëherë diqka në këtë drejtim  mund të vërehen qysh në vitin 2050.

Serbia  në vitin  2030 do të ketë  vetëm diq më shum se gjashtë milion banorë, prej të cilëve dy të tretat do të jetojnë në Beograd, Nish, Novi Sad dhe  në disa  qytete të tjera. Shumica e fshatrave jashtë Vojvodinës dhe  luginës së Moravës  do të braktisen. Papunësia për herë të ë parë nuk do të jetë një çështje e nxehtë, sepse Serbia do të humbasë fuqinë punëtore. Prandaj, fondet shëndetësore dhe sociale  do të jenë në  kolaps, sepse  pothuajse dy herë më shum do të ketë  të vjetër (pleq) se të rinjtë të cilët punojnë dhe krijojnë.

  këtë    skenar , bile  edhe    të zymtë në një të ardhme të afërt do të gjendet Serbia  nëse në vitet që vijnë vazhdojnë  këto trende  negative demografike. Situata aktuale është e vështirë, por më e keqja është në prag. Ekspertët vlerësojnë se pas dy dekadave  dy dekadave Serbia do të marrë shuplakën demografike, e cila do të shkaktoj  alarm në shoqëri. Sipas të gjith gjasave  atëherë ajo do të jetë tepër vonë për të ndryshuar diqka, sidomos pasi të gjitha parametrat tregojnë se situata është duke u përkeqësuar.

Regjistyrimi i popullësisë, statistikat, studime demografike dhe vlerësimet pajtohen në një konstatim të vetëm-  për shkak të shtimit  negative të popullësisë, popullësia e   Serbisë  shënon rënje  të përditshme me  më shumë se 80 njerëz. Sot, Serbia  ka 311.139  banorë , më pak se në vitin 2002 . Pra nga këto të dhëna shihet se Serbia në çdo dhjetëvjetësh e humb nga një qytet të madhësisë së Kragujevcit.Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 42.2 vjet,  ndërsa  në disa fshatra në lindje dhe në jug të Serbisë mosha mesatare është mbi 50 vjet. Serbia radhitet në vendin e pestë në Evropë për nga vjetërsia mesatare e popullsisë, para saj janë: Gjermania me moshë mesatare 44 vjet, Italia 43, Finlanda 42, Austria dhe Greqia 41,7.Ndërsa mosha mesatare e popullësisë në Kosovë  sipas publikimeve të fundiut te Entit të Statistiave është 29 vjet. Serbia  radhitet në grupin e popujve të vjetër, shkruante vitin e kaluar  e përditshmja prestigjioze "Politika”. Në hartën e  e Republikës së Serbisë     1458  vendbanime  në këtë vit nuk është lindur asnjë fëmijë. Në dhjetë vitet e fundit kanë shkuar jashtë vendit për të jetuar dhe punuar kryesisht  të arsimuar  më se 146.500 përsona  në kulmin e pjekurisë riprodhuese.

Vitin e kaluar në një shkrim analitik për lëvizjen e popullësisë në Serbi  autori i këtij shkrimi lexuesëve u pat  prezentu edhe këto të dhëna krahasuese : Sisipas vlersimeve të vitit 2010, struktura moshore e popullsisë në Serbi ishte : nga mosha 0-14 vjet : 15,2 % (në Kosovë 27.2%), nga 15-64 vjet : 68,1 % (në Kosovë 66.1%). Ndërsa 65 vjeç e më tepër: 16,6 % (në Kosovë 6.7%).

Të gjitha këto numra dhe shkronja në mënyrë të qartë tregojnë se Serbia është në prag të  rënies demografike e cila pasqyrën e vërtetë do ta tregoj  brenda  njëzet viteve. Edhe pse lufta kundër murtajës së bardhë, duke stimuluar lindjet dhe gjallërimin e fshatrave  janë tema kryesore-kujdestare  në opinion, sidomos para zgjedhjeve, potezat e vërtetë ende  në Serbi mungojnë konstatojnë ekspertët e demografisë. Lufta për të ardhmen  tash për tash bëhet vetëm me paralajmërimet nëpërmjet statistikave dhe shkruarjes së strategjive byrokratike  të pafuqishme, planeve të veprimit dhe  planeve tjera të cilët harrohen qysh  në javën e parë pas miratimit.

Përgjigja e thjeshtë në pyetjen se si të zbutet  shkatrrimi  demografike i Serbisë, sipas ekspertëve, nuk  ka. Politika poopullative  për të ndalur  shkujën  (promajën) që fryn në mesin e popullatës gjithnjë e më të  rralluar duhet të përfshijë angazhime më  serioze për qytetarët për t’iu  siguruar standard  më të lartë dhe kushte më të mira të jetesës. Kjo do të zvogëlonte  migrimin jashtë vendit, por edhe për njerëzit në fshatrat  me toka të shkatrruara  pa  shkolla dhe ambulanca t’ iu mundësohet qëndrim  aty ku janë dhe një  jetë  të mirë.

Profesoresha e Historisë në Univerzitein e Novi Sadit, Latinka Peroviq vitin e kaluar , kur edhe iu pat bashkuar kërkesë për pavarësimin e Vojvodinës nga Serbia , pat vlerësuar  se Serbia "rrezikoi" shansen e sajë evropiane dhe shtoi se ky komb është i kërcënuar me zhdukje

Mandej pat shtuar : "Ne nuk duhet të jemi  naiv. Në histori vlerësohet të jetë normale   që disa popuj të  zhduken. Nuk mund të gjejnë vendin e tyre në një botë të caktuar, shkojnë në vetëmbyllje dhe zhduken ", dhe pat përfunduar me konstatimin se se Serbia, përveç anëtarësimit  në Bashkimin Evropian, nuk ka asnjë alternativë tjetër.

Vendet më të zhvilluara të Evropës problemin e rënies së numrit të popullsisë mund ta zvoglojnë me migrime, por se si do të përfiton shteti serb nga migrimet koha do ta tregojë. Në të ardhmën prioritet i shumë vendeve ballkanike me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë problem i zvogëlimi të numrit të popullsisë sepse pa njerëz, nuk ka mundësi të zhvillimit rajonal.

 

Dikurë vendet me numër më të madh të popullësisë  të ish-Jugosllavisë - Kroacia dhe Serbia po ballafaqohen me rënje të lartë të natalitetit . Statistikat kombëtare të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, vendet me numër më të madh të popullsisë të dala nga e ish-Jugosllavia, nga aspekti nacional edhe më homoxhene, tregojnë se të dy vendet po përballen me shkallë shumë serioze negative të rritjes natyrore të popullsisë , lajmëroi vitin e kaluar agjencia e lajmeve Anadolia (AA).

Rritja negative e shtimit natyror prej 4.8 për qind, i cili trend ka vazhduar nga viti i kaluar edhe në këtë vit, në ekpozenë , me rastin e emërimit të qeverisë së re serbe, kryeministri serb Ivica Daçiq kishte paralajmëruar  se një nga detyrat e para të administratës së tij do të jetë lufta me "murtajën e bardhë".

 

Ngjarjet e fundit na bëjnë të kuptojmë se vrejtjet e profesoreshës Peroviq, Drejtorit të Departamentit për demografi Gordana Bjelobrk, Vladimir Nikitoviq të  Qendrës për Hulumtime Demografike, dhe ekspertëve të tjerë, qeveria e Serbisë i ka marrë në konsideratë, për dallim nga qeveritarët tanë , që javën e kaluar e akuzuan Entin e Statistikës për shtrembërim të të dhënave.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora