E shtune, 20.04.2024, 03:40 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Dështimi i opozitës

E diele, 07.07.2013, 06:46 PM


DËSHTIMI I OPOZITËS PËRBALLË POZITËS

Shkruan Faton MEHMETI

Roli i opozitës në shoqëri është mjaft i rëndësishëm,ajo shërben si mbikqyrës i qeverisjës së vendit nga pozita mazhoritare.Fuqia e ndikimit të opozitës është i rëndësishëm,pavarësisht kufizimeve të theksuara që ja jap roli opozitare,megjithatë përparësitë që ja jep të qenit në opozitë janë po ashtu mjaf të theksuara.Përparësia e saj qëndron në mos vënien në provë  për të vepruar,pasi ajo si atu të saj ka të kritikuarit allas verbus.Në shoqëritë evropiane,ku ka një shkallë të lart të demokracisë,një gabim i vogël i poezitës mund t’i kushtoj asaj me dorëheqjen,dhe në këso rast  opozita  vjen në pushtet.Duke marr shembull Kosovën,respektivisht opozitën në Kosovë, mund të konkludojmë se problemi më i madh  në shqoqërinë shqiptare të Kosovës nuk është pozita pra ata që qeverisin por opozita,andaj së pari duhet rrëzuar opozitën, që të ndërtojmë një opozitë të shëndosh e gatshme   që në të ardhmën të kemi nje pozitë qeverisje të shëndosh e të fuqishme.Opozita në Kosovë gjendet në letargji të panevojshme,duke përjashtuar këtu VETËVENDOSJE.LDK nën udhëheqjën e Isa  Mustafës nuk ka arritur të gjejë ringjalljën e pritur për t’i bërë ballë PDK-së.LDK në zgjedhjet e fundit nacionale nën udhëheqjën e Isës, përsëri humbi zgjedhjet,dhe është pak e besueshme se LDK-ja do të mund të fitoj në zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit.Pasi për të fituar zgjedhjet duhet të demonstrosh se je më i mirë se kundërshatri,e LDK nuk ka arritu këtë ta dëshmoj, për më keq ka humbur edhe adresën e kritikave.LDK më tepër është marrur me VETËVENDOSJE se sa me PDK,për më tepër nuk ka arritur të që partisë në pushtet të ja qet në shesh të gjitha dëmët që po ja bën këti populli.Nuk mjafton vetëm me deklarata të varfëra të mundohesh të rikthesh elektoratin rugovian.Sa për VETËVENDOSJEN,mendoj se është për tu çmuar zelli i tyre si oponocë karshi partisë në pushtet ,por  këtë lëvizje e kanë penalizuar  aktet e dhunës të cilat nuk janë pritur mirë nga qytetarët si dhe SHBA.Andaj VETËVENDOSJE duhet të sulmoj qeverisjën e keqe jo me akte te dhunes por me forcën e gjuhes ne Kuvend,sigurisht se do këtë impakt më të madh tek votuesit.Ndërsa AAK,që shihet si xhol për cilëndo parti që fiton zgjedhjet ,bëri hapin e gabuar .Lirimi i Haradinajt nga Haga do te duhej të përdorej si poentë e fuqishme që të rikthej fuqishëm ne zërin  opozitar te Kosovës.Por opozitë e fuqishme mund tëjesh në ngrit fuqishëm zërin kundër pozitës qeverisëse.Dhe kete AAK-ja nuk e beri ,për më tepër ju perul PDK-së që ta merrte si partner në Qeveri.Kartën e entuziazmit ja dogji Thaçi ende pa e përdorur.

Opozita në Kosovë duke mos qenë e bashkuar kundër PDK-së ne pushte, ja kane zgjatur jetën asaj.Në këtë sens është e kuptueshme që  premisat  të qojnë edhe ne disfatë që do të pësojnë  ne zgjedhjet e ardhshme .Jo pse PDK-ja ka punuar mirë dhe e meriton, por se tjerët nuk janë dëshmnuar se e meritojnë pushtetin,për me tepër nuk kanë treguar se e meritojnë as rolin e  opozitës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora