E enjte, 25.04.2024, 08:31 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Qeveria e Rilindjes, përgjegjësia

E diele, 07.07.2013, 06:56 PM


QEVERIA E RILINDJES,  PËRGJEGJËSIA,  INVENTARIZIM I GJENDJES.

NGA NEBI DRAGOTI

Është sa i nevojshëm, aq dhe i domosdoshëm qëndrimi dhe veprimi kryekëput realist për të ndryshuar gjendjen social-ekonomike të vendit nga mazhoranca e re e dalur nga vota plebishitare e zgjedhjeve të 23 qershorit të 2013.Në këtë kontekst del kërkesa e shumicës votuese për të majtën që, demokracia, tashmë, e rrezikuar nga e djathta, të vihet në binarët e vet.Kjo nuk duhet mohuar, sepse është dhënë verdikti popullor, pavarësisht nga komentet apo debatet televizive, ku të djathtët ballafaqohen duke nxjerrë në pah e duke këmbëngulur se kanë arritur suksese apo lidershipi i tyre ka merita të padiskutueshme se paska bërë  një rrugë apo tunel dhe se ky qënka kyçi i suksesit;pra , duke bërë vetëm kaq dhe duke harruar më primaren, më njerëzoren, plagën e papunësisë, rënien ekonomike, shkatërrimin e bujqësisë, thellimin e krizës, çuarjen e buxhetit në kuotën zero, kredhjen e vendit në borxhe.Të gjitha këto janë evidente.Ky qëndrim i tillë, në këtë natyrë, gjykuar edhe në aspektin politik, duke mos qënë aspak  vizionar, me një drejtim lëvizje kuturru, ku me shprehjet: bëjmë, por nuk dimë çfarë bëjmë dhe pse e bëjmë,  dhe sa efiçente është në prizmin e gjendjes shoqërore kjo që bëjmë;ja, kjo na solli këtu . Duhet të dish se  kjo që bëhet a është në radhën e vet apo duhen bërë gjëra të tjera pra saj.Është si ajo puna e shprehjes që nuk bëhet çatia e shtëpisë para mureve.Semantika politike e këtij qëndrimi qe e gabuar, prandaj kemi arritur këtu ku jemi, prandaj i erdhi edhe humbja në zgjedhje PD-ës.Më gjërë , edhe në prizmin ekonomik qëndrimi i mbajtur mund të cilësohet qeveri e përgjumur “në gjumë letargjik” dhe në këtë qëndrim është dëmtuar rënd vendi, i cili për rimëkëmbje do kohë e përkushtim që të marrë veten dhe , thënë më troç,  mos ta përjetojë atë që po përjeton sot shteti grek.Qeveria e Rilindjes, veç madhështisë të misionit që ka, duhet të përballojë e të mbylli të çarat që ka lënë qeverisja e Berishës.Dhe këto të çara nuk janë të pakta dhe të cekta, por më kryesorja është se duhen evidentuar sa më saktë duke bërë inventarizim total faktik.Ky inventarizim ka rëndësinë e vet:të jetë sa më transparent, sa më bindës dhe të publikohet përpara elektoratit, sepse elektorati do të dijë se mbi ç’bazë nis qeverisja e Rilindjes.Rrotacionet e mëparshme të këtij tranzicioni kanë qënë formal dhe inventarizim i tillë ka munguar.Pra, ka munguar mbajtja e përgjegjesisë së gjendjes qoftë pozitive a qoftë negative ajo.Ky qëndrim i mbajtur ka qënë amulli, dëmsjellës dhe nuk i ka tutur qeverimbajtësit të përgjigjen përpara ligjit, që kësaj çështje të madhe, në sensin dhe interesin kombëtar, t’i vihet njëherë e mirë ‘’kufiri tek thana”.Abuzuesit me paret e taksapaguesëve shqiptarë,  me abuzimet që kanë bërë(kjo është lakuar hera-herës nga e majta) të viheshin përpara drejtësisë me qëllim që çdo  pasadhës në qeveri t’i vinte gishtin kokës, se nuk duhet lozur me djersën e popullit.Po kështu nuk duhet të lozej e nëpërkëmbej çështja e Gërdecit, e 21 janarit, e policëve të vrarë, vetëflijimi i të përndjekurve, vrasja e deputetit Xhindi etj.etj. të kryera këto në kohën e qeverisjes së PD-ës.Ka munguar kultura demokratike e politikanëve të qeverisjes, sepse po të ishte kjo, vetë Berisha duhej të vetëdorëhiqej që në tragjedinë e Gërdecit e të tjera  prapësi e tragjedi që e kanë ndjekur këtë qeverisje me thonjë korrupsioni.Ja pse Qeveria Rilindja duhet të ndryshojë lëvizjen për së mbari të rrotës së kësaj historie trishtuese për histori të re, për demokraci sa  më të shëndosh dhe sa më reale për popullin e vet.Ja pse kërkohet Rilindja nga e majta shqiptare dhe në kuptimin më të drejtë filozofik, kjo nuk duhet mohuar as  edhe nga elektorati i  djathtë.Populli do vlera në sistemin shoqëror.Shpesh konsatatohet në analiza mediatike zhurmuese e mediokre nga opinionistë djathtistë, militantë tepër të sëmurë,  xhepaplot, të cilët kanë  qëllimpërçarjen dhe tregohen flamurtarë denigrues të filozofisë së Rilindjes, gjoja si utopike. Shfaqen me gjithë arsenalin kamuflues që përdorin, ku të zezën duan ta bëjnë të bardhë e të bardhën e Rilindjes duan ta bëjnë të zezë.Këtij “soji” duhet thënë shqip:”Nuk zihet dielli me shoshë!”. Në kësi debate televizive është një diell që shikon(populli)që gjykon psikollogjikisht dhe në mënyrën më të pagabueshme dhe me dritën e mendjes ua zbulon të gjitha skutat e errëta dhe qëllimet dashakeqëse që mbajnë në mendje dhe në shpirt.Kjo është Rilindja e dytë që do të njohi Atdheu ynë.Edhe Rilindja e paraçlirimit pati dashakeqës dhe gjer,  armiq të vendit të vet; por, them, se kohët kanë ndryshuar, ka ndryshuar edhe mentaliteti i shqiptarit, i cili punon për Shqipërinë.Pa ekuivok:Rilindja kërkon mbështetje mbarëpopullore.Kjo është në interes të të gjithë shqiptarëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora