E shtune, 20.04.2024, 04:23 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Azizi: Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqiperi

E diele, 07.07.2013, 06:59 PM


Si e shohin analistët serb bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Shqiperi !?

 

Ekspertët ushtarak serb në Beograd nuk rrinë duarkryq. Sipas tyre Marrëveshja ushtarake te nënshkruar në Prizren, ndërmjet Agim Çekut dhe Ministrit shqiptar të Mbrojtjes Arben Imami, ekspertët serb thonë se është një hap drejt krijimit të një “Shqipërie të Madhe”  dhe rrezik potencial  për rajonin.

Nga Ismet Azizi

Marrveshjen në fjalë  e kan analizu dhe shtjellu në detale. Kësaj pune I hyne  si ekspert të drejtë[përdrëjt nga Universiteti I beogradit por edhe ish Gjeneral serb në pesion të cilët nuk pushojnë ti kthejnë sytë në drejtime tjera përveq kah Kosova  Për Radomir Milashinoviq, dekan i Fakultetit të Sigurisë,  në Universitetin  e Beogradit, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës është vetëm një fazë  e “projektit perëndimor për  krijimin e  një Shqipërie të Madhe" shkruan Vecernje novosti.

Veprimi i përbashkët i forcave të armatosura të Kosovë dhe Shqipërisë  mund ta minojnë rajonin, është vletrësim i përbashkët i shumicës së ekspertëve serb  të sigurisë. Një nga argumentet është  forca e këtyre dy ushtrive, të cilat mund të arrijnë deri në 20.000 trupa  të armatosur. Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka  kufizuar numrin e ushtarëve aktiv    Kosovës  në 2500  dhe 800 trupave  reservë. Vlerësimet e forcës së ushtrisë së Republikës së Shqipërisë  janë të ndryshme, por më së shpeshti përmendët  një shifër prej 13,000 ushtarësh (me status të ndryshëm).

Për hapat e fundit të Ministrave  Çeku dhe Imami , ekspertët serb akuzojnë SHBA dhe Gjermaninë. Në lidhje më këtë thonë se: Marrëveshja është vetëm një punë e vogël, të cilën  e bëjnë  mentorët e shqiptarëve  nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, me qëllim të futjës së Turqisë në Ballkan - ështe eksplicit Milashinoviq.

Mandej agjensitë e ndryshme të lajmeve në Serbi tërheqin vrejtjen se ; “Bashkimi  i ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës është forcë për tu rrespektuar. Serbia, duke mos  braktisë parimin e neutralitetit, por edhe  parimin e mbrojtjes së  sovranitetit, patjetër duhet të jetë e vetëdijshme  se në anën tjetër të linjës  janë fqinjët me qëndrim më të madh se sa armiqësor”.

Gjenerali në pension Radovan Radinoviq, ish njeriu  i  parë i Departamentit  për  Strategji në qendrën e Shkollave të larta ushtarake situatën  e sigurisë pas lidhjes së  marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Tiranës e vlerëson si  shum alarmante,.

Ata shum irë e kan vrejtë se gjithnji sipas tyre: Kosova pothuajse nuk ka  kufi jugor, dhe bashkimin e territoreve  në të cilën jetojnë shqiptarët   është qëllim i shqiptarëve  të cilin  politikanët në Tiranë dhe Prishtinë pothuajse fare nuk e fshehin  - tha Radinoviq.

Ekspertët serb nuk kënaqën  me faktin se  Marrëveshja e Brukselit  garanton se veriu i Kosovës do të jetë zona në të cilat forcat e armatosura të Kosovës nuk mund  të hyjnë, Radinoviq  posaqërisht e shqetëson e indiferenca e Serbisë. Shteti , sipas tij, duhet të paktën verbalisht  t’i kundërshtojë këto akte.

Ish-krye shefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë  së Jugoslavisë  Branko Krga thotë se marrëveshja mes Prishtinës dhe Tiranës  për Kosovën  ka  rëndësië propagandistike, për të treguar se Kosova mund të arrijë  marrëveshje të tilla.

Ata shpresojnë , se Marrveshja në mes të dy ministrave në Prizren,   për Serbinë nuk paraqet  një kërcënim serioz. Ata shpresojnë se shkalla e rrezikut të mundshëm  do të varet mes tjerash nga e ardhmja e implementimit  të Marrveshjes  së Brukselit, të cilën do të mundohen, si zakonisht ta shtrembërojnë.. Sidoqoftë, nuk duhet  të harrojnë se veprimi i  përbashkët ushtarak i Shqipërisë dhe Kosovës   në aspektin ushtarak për Serbinë paraqet   një kërcënim serioz, perfundon Vecernje novosti, të cilin  shkrim e transmetojnë mediat në Serbi.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora