E marte, 23.04.2024, 03:24 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Intervistë me Rudin, luftëtarin e FARK

E diele, 07.07.2013, 06:30 PM


INTERVISTË ME FETAH RUDIN LUFTËTARIN E FARK-ut DHE AKTIVISTIN E LDK-së

BS: -Z Rudi si është gjendja e juaj tani më 13 vite nga atentati që kishit pësuar pas luftës?

F. Rudi:- Gjendja ime nga atentati i 15 dhjetorit është të them e mirë edhe pse në karroc, mirëpo nuk ndalem nga aktiviteti ngase jeta vazhdon. 

BS:- Z Rudi a mundë te na thoni diç më konkretisht rrerh atij atentati, që mjerishtë si shumë atentate të tjera ndaj veprimtarëve të LDK-së ende mbetet I pazbuluar nga organet e drejtësisë?

F. Rudi:- Po atentati ka ndodhur me 15 dhjetor të vitit 2000 në ora 14:35 minuta, te ura Bytyqve ,duke ardhur nga Prishtina ku isha në takim të rregullt te Presidenti Rugova me kryetarët e Degëve të LDK . Atentati është kryer nga një auto në lëvizje ngjyrë e kuqe me gjama të errët, tipi opel astra ,vetura dihet e kujt është , por edhe atentatoret dihen nuk jan persona të pa njohur të cilët thuhet se  kanë pasur aksident... po edhe atentatet e tjera, dhe vrasjet që kanë ndodhur e që janë të shumta duhet te zbulohen nga kjo "drejtesi".  Vrasjet e pas luftës qe kanë ndodhur kanë prekur thellë shpirtërat e familjeve dhe qytetarisë kosovare.. A vriten njerëzit e luftës dhe të politikës si Ahmet Krasniqi , Ekrem Rexha,Tahir Zemaj , Qazim Jakupi , Xhemajl Mustafa , Enver Maloku , Smajl Hajdaraj , Ismet Raci , Shaban Manaj , Sebahate Tolaj , Isuf Haklaj , Bekim Kastrati e Besim Dajaku, Bardhyl Ajeti ,Uke Bytyqi , si dhe plagosjet e Gani Gecit e imja , Ejup Visoka , Agim Veliu e Sabri Hamiti ?!

BS:-  Ju ishit edhe luftëtar I njohur në luftën për çlirimin e Kosovës, a mundë të na thoni diç për atë periudhë, ku ishit, dhe kur u kyqët në radhët e Ushtrisë?

F. Rudi:- Para se te kyqesha në UCK, une isha anëtar i kryesisë së LDK-së Dega në Malishevë , dhe kryetar i Nëndegës (Panorc ,Rud , Llapqev). Ne ishim në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Me të filluar lufta ne formuam njësitin në fshatin Panorc, njësiti me emrin “Qeliku 5 “ ku dham një kontribut të madh si në furnizm me ushqim, ashtu edhe furnizime me armatim.

BS:-  Po si LDK-ist edhe asaj kohe, a ishte e vështire të ishe në radhët e UCK-së, apo ishit nënë komandën e Institucioneve në fillim deri sa u bashkuan FARK dhe UCK -ja?

F. Rudi:- Po në radhët e UCK po thuaj të gjithë ishim anëtarë të LDK-së  . Nuk ishte edhe e lehtë në ato situata ti përkrahëshe Instutucionet e shtetit, kjo vërehej edhe në fillimet e para, por pas ofenzivës së shtatorit 1998, u vërejt më shumë deri në fund të luftës  përqarja e madhe. Une isha i arrestuar me 6 qërshor 1999, deri me 16 qërshor 1999 nga  disa “Komadanta”  të UCK-së,  e ata ishin;  Komandant i Brigades 122 Vllazmin Kryeziu dhe Habib Paqarizi shef i ZKZ, si dhe Selim Krasniqi  Zv Komandant i Brigadës 122, ku për dy net  radhazi më rrahën në fshatin Bubel të Malishevës, pastaj më dërguan në Gjykatën ushtarake në Kasterrc, ku edhe atje më malltretuan tepër shumë . Aty me gjykuan 3 muaj burg nga gjykatësit Nuredin Abazi , Ilaz Kadolli dhe Imri Gashi, por me ndërhyrjen e trupave te NATO-s ,ata më liruan me 16 qërshor 1999 . Këto janë fakte dhe deshmi të kohës që i kam përjetue në trupin tim.

BS:- Z. Rudi, që pas luftës u luajtë me veteran, dhe me ish luftëtarë, shkurt shumë para nga buxheti janë nda, dhe deri me sot për shumë njerez e shpesh edhe për të atillë që ndoshta asnjihere se kanë kapur pushken me dorë, si shpjegohet kjo kur edhe sot e kësaj dite lajmërohen ma se 66 mij kinse veteran të luftës, a mos është e gjitha kjo një dallavere me vlerat e luftës apo edhe për vota nga PDK ja?

F. Rudi:- Po është luajtur edhe me veteranët , dëshmoret dhe invalidët e luftës, e çka jo tjetër . Dihet se buxheti që është ndarë, për këto kategori është  keqëpërdorur, ngase kanë marrë  edhe ata që s`kan qenë fare ushtar, dhe që realishtë e kanë penguar luftën e mirefilltë. Nuk eshtë çudi që kanë marrur libreza edhe ata që jetojnë në Zvicer , Gjermani e vende të tjera, e nuk kanë përfitue ata që kanë qenë vërtet luftëtarë dhe që kanë qenë furnizues  të pandalshëm me armatim . E tani nuk është çudi që kanë marrur libreza edhe tipat si Azem Vllasi e Mahmut Bakalli, ngase libreza kanë  fitue pa nderë edhe njerëz më të këqinjë se këta... Natyrisht se e gjitha kjo bëhet per votat e PDK-së, e në tjetrën anë atyre su intereson që po i humbët vlera luftës së drejtë të asaj kohe.

B.S:-Po këta muaj kishte edhe deklarata të disa shoqatave që percillnin ndasi duke thënë se luftëtarët e FARK-ut nuk meritojne statusin e veteranit, çka thuani ju për këtë marrëzi?

F. Rudi:-  Po ka pasur deklarata të do shoqatave mjerane, që pjesëtarët e FARKUT te mos marrin libreza të veteranëve, kjo është poshtërsia e radhës nga këta injorantë. Në realitet librezat e para duhet ti marrin mu luftëtarët e FARK-ut, dhe do mbetet gjithmonë e shënuar se ka ekzistuar FARKU gjerë në fund të luftës, dhe FARK ka luftuar per Shtet e jo për Pushtet, ne ishim luftëtar Institucioni me Komandant  suprem të njohur -Presidentin Ibrahim Rugova.

B.S:- Kohëve të fundit ka disa akuza, dhe aktakuza kundër disa Komandanteve të UCK së, të cilat vertet janë të pabaza nese kanë të bejnë me vrasje të serbeve, andaj dhe ne si shoqeri jemi  në perkrahje të luftëtareve dhe komandanteve të UCK-se, por nëse kanë te bejnë me ndonji maltretim cenim lirie kundër shqiptarëve gjatë luftës a duhet të dënohen të tillët?

F. Rudi:-  Po edhe une do ti perkrahësha nëse kanë vrar serb, por fatkeqësishtë është e kundërta, dhe po duhen të dënohen ngase kanë maltretuar, rrahur, burgosur , dhunuar vetëm shqiptarë që nuk janë pajtuar me ta, dhe çka jo tjetër, andaj e vërteta po dihet dita ditës.

BS:-  Z. Rudi ka disa shoqata të luftës që ende përqajnë popullin se kinse LDK-ja nuk ishte për luftën aso kohe, dhe se kinse LDKj-a ishte kundër UCK së, a mundë të na thoni se, ju si luftëtar a keni pasur në radhet e juaja ushtar të bindjeve rugoviane kur dihet se krejte Kosova ishte me Presidentin Rugova?

F. Rudi:- Po dihet dhe duhet të thuhet haptas se LDK e ka udhëhequr luftën, e ka bërë luftën duke filluar me Presidentin Rugova , Ahmet Krasniqin , Adem Jasharin , Sali Qekun , Agim Ramadanin, Tahir Zemajn e shumë të tjerë.

BS:- A ka gjasa që LDK ja ndonjihere të fitoi edhe në Malishevë, komuna e juaj?

F. Rudi:-  Po, shpresoi se po, une jam në LDK nënkryetar i Degës në Malishevë , dhe po shifet se LDK-ja dita ditës po kthehet në forcë kryesore . Ne duhet të punojmë më shumë për LDK-në që të kthehemi në pushtet për të mirën e komunave, dhe vet Kosovës,une ndihem shumë krenar që jam në LDK, dhe punoi për te.LDK ka vërtet gjasa të fitoi në Malishevë po që se rrespektohet vullneti i elektoratit, dhe zgjidhen ata që me t `vërtet janë në LDK, dhe e duan LDK-në.

BS:- Z. Rudi a keni diç për të thënë për lexuesit e gazettes kombetare Bota Sot në mergatë?

F. Rudi:- Une e përshendes stafin e gazetës Bota Sot, dhe jetoi me Botën Sot  si dhe do të vazhdoi me të . Te gjithë lexuesëve mërgimtar ju deshiroi që të jenë mirë,dh e te lexojnë gjithnji gazeten  Bota Sot sepse vetëm aty thuhet  dhe shkruhet e vërteta.



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora