E merkure, 24.04.2024, 06:17 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Poezi nga Tahir Bezhani

E shtune, 06.07.2013, 05:54 PM


Tahir Bezhani

 

DERA E MBYLLUR

 

Eci  ngadalë

Me hapa të lehtë

Ofrohem derës sate

Me trokitje gishtash

Si të djegur malli

E din ti

Ashtu si jemi akorduar

Në heshtje,pa zhurmë

Pres hapjen e derës

E përqafimet e zjarrta

Si përherë.....

 

Asnjë zë

Asnjë lëvizje

Heshtje,

Asnjë përgjigje!

 

Ku ke vajtur- u fola

Mëdyshjeve të mia

Pa asnjë lajmërim

Pa asnjë përqafim

Pa djegien e lotëve në shikime

Ku ke vajtur lumturia ime?..

 

Dera nuk hapet

E unë, në pritje

Skelet i pushkatuar

Në përkundjen e dallgëve të zemrës

Prapë gishtërinjtë trokasin lehtë

Siç jemi akorduar

Asgjë! Heshtje që djeg thellësive

 

Para vetës

Hije e zezë

Kujtime të ngjyera gjakimeve tona

Hapësirë e bërë lëmsh

Vegimeve të shkretuara

 

Dera rri e mbyllur

Unë zhytem lojërave të zjarrishtës

Fluturoj pas lotit në galaktikë

Shtegtimeve të kohës

Kërcitje dhëmbësh

Pa pritur,

Lamtumirë përmalluese....

 

Gjakovë,

mars,2013

 

 

MOS E SHËMTO BUKURINË

 

Nëse ledhatohesh në pasqyrë

E  shëmton bukurinë

Mashtrimet digjen vijave pëlcitëse

Floku nuk e frenon zjarrminë

Buzëve dalldisjet djegin ofshamën

Lotët thyhen rrugëve gungaçe

Kur te puthë zhgënjimi etshëm...

Mos e vrit bukurinë në ekstazë

Yjet lartë vallëzojnë

Ti thyhesh pasqyrave,

Etja e shkrumbuar

Tretet erërave.....

 

Gjakovë,

Prill,2013

 

 

PERMALLIM

 

Dallgët nuk pushojnë

Kujtimet shprushin  zjarrin

Hija jote valëvitet

Në qepallat e mija varur

Kapur në përqafim

Si anija para fundosjes

Kur jeta të jep shpresë

Në dritën e zbehte te hënës

Jeta pa Ty shkretinë.

 

Iki nata,

Aurora të shpalos gjoksin e bardhë

Flokët e gjata,të gështenjta

Mbulojnë fytyrën e përlotur

Plot mall.

 

E rëndë hija jote

Mbi shpirtin e trazuar

E ke vështirë të ikësh

Si i patëm fjalët?

Të vish te varri

T’i thuash dy-tre fjale

Si Rrushja e Rexhës!....

 

 

 

 

 

 

 

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora