Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Profetësia e Nanë Terezës

| E shtune, 06.07.2013, 06:05 PM |


PROFETËSIA  E  NANË  TEREZËS

Nga Fritz RADOVANI

Para çastit të largimit të fundit nga Atdheu Nanë Tereza, u tha gazetarëve në Rinas:

“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”…

Nuk na pelqente me e besue se Shqipnia e Gjergj Kastriotit, siç paralajmonin edhe të tjerë Profetë maparë: “Do të paguente shtrenjtë moskthimin në besimin e të Parëve të vet!” ...

Porsa në horizontin e Saj duket një rreze drite që shndritë aty ku errësina nuk na ndahet per sa e sa kohë dhe shpresat fillojnë e ringjallen per një ditë ma të mirë, në qiellin tonë edhe sikur një rê e vetme të duket dikund larg, pa u errë nata fillon vransina, nxihet qielli, veton e bumbullon e nuk të sheh syni tjeter gja veç errsinen shekullore, që e ndjekë Shqipninë tash 545 vjet pa iu nda një çast.

Edhe kur dikush që e ka njoh me kohë një perpjekje të Shqiptarëve, mos me i ra mohit se të jenë jeta identitetit të vet Europjan, do të dalin një tradhëtar me prishë e rrenue gjithshka tue fillue nga gjurmët e para që t’ huejtë dashamirës mundohen me zbulue nder temelet e Tokës sonë.

Mbas ma shumë se 40 vjetësh kur në rruzullin toksor një rrufé kishte goditë një shtet nder ma të vegjlit per vdekje në vitin 1967, dhe Shqipnia “u shpall shteti i parë ateist në Botë”, çka nuk ishte pa e ndigjue nder 20 shekuj mbas Krishtit, një dorë u shtri me na nxjerrë nga balta; ishte dora e një gjermani që shihte ma larg se mund të shohin mjetet ma moderne të teknikës... Ishte Shtrausi! Edhe pse syni i Tij dallonte mirë mjegullen që sillej nder kybet e Kremlinit, me aq kjartësi dallonte në Shqipninë “ateiste” minaren shekullore të Tiranës anadollake, që “nuk ishte shembë” asnjëherë që nga viti 1468, kur Shqipnisë i kishte “vdekë” edhe Ora e Lirisë.

Kush mund t’ ishte perveç “mallkimit”, që ishte kaperthye mbrenda një kenjes së mbrapshtë që me hipokrizinë djallzore të një vrasësi kriminel e gjaksor të vllazenëve të vet, rrefuzoi një të mirë aq të madhe që një personalitet gjerman po i ofronte Shqipnisë së njohun prej shekujsh: “Mbrojtëse e qytetnimit Europjan per 25 vjet nen udhëheqjen e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut” ?

– Vetem një perbindsh i quejtun Ramiz Alia, që mbas sa vitësh KGB sovjetike e dekoroi!

Ishte pikrisht ai terrorist që i mbështetun vetem tek krimi, lau me gjakun e Rinisë pafaj të gjitha piramidat e kufinit, të cilat, që në vitin 1944 bashkë me miqtë e tij, shovenistët sllavë nuk i kanë lanë me u tha asnjëherë. Ishte premtimi që Tito i dha Enver Hoxhës, me mbajtë kolltukun që në 1941 dhe me ushtrue atë të mnershmin Gjenocid që nuk asht pa asnjëherë kunder Atdhetarëve pa dallim feje, dhe kryesisht kunder Klerit Katolik Shqiptar dhe Popullsisë së Veriut.

E Populli Shqiptar vazhdonte Kalvarin... Muri i Berlinit ra! Po, na, vazhdonim rrugen tonë.

Me 14 Janari 1990 në Shkoder, demostrata per heqjen e bustit të diktatorit Stalin, shoqnue me disa qinda vetësh të arrestuem, ku kishte edhe shumë vajza të reja, u harrue! U vra dhe u harrue edhe djoloshi Trim Rin Monajka! E pa kalue as shtatë muej në vazhden e vrasjeve nder piramida, u vra një 17 vjeçar Pllumb Pllumbaj, që arkivoli i Tij solli një tjeter revoltë...Po, edhe Ajo u harrue!Anë e kand Shqipnisë, shetiteshin kufomat e të vramëve në kufi të lidhun me tela me ferra dhe, u harruen vrasjet e krimet e njenit prej terroristëve ma të mëdhaj të sunduesëve anadollakë të 47 vjetëve komunizem, tue vorrosë me një ceremoni ushtarake shtetnore gjaksorin perbindsh Ramiz Alia!

Me 14 korrik 1990 asht ky Ramiz Ali që porositë komunistët që po strukeshin si qejtë: “Nuk ka qytet tjetër ku vepron më tepër agjentura e armikut se sa Shkodra. Në Shkodër agjentura vepron shumë e organizuar, e ndërthurur. Atje ka agjenturë serbe, italiane, gjermano-perëndimore dhe franceze. Vatikani ka hedhur agjenturën e vet, prandaj, duhet ndenjur gjithmonë në tension dhe të rritet vigjilenca.”

Shumë interesant! Asnjë agjenturë turke, arabe as sovjetike, agjent i së cilës ishte ai vetë.

Në Shtator 1990 deklaron po anadollaku R. Alia: “Ndodhën ambasadat.  Aty hynë ca debilë.. kush ishin ata që ikën, ç’janë ata në Shkodër që çohen në demonstratë? Po këta nuk dolën tani, ata ishin, se baballarët e tyre nuk ua vramë tani, por ua kemi vrarë për 40 vjet.”

E me paturpësi ky kriminel u quejt “presidenti i parë demokrat”... dhe u vorros me ceremoni të organizueme nga shteti “islamik”, të cilit, i perkiste kufoma e qelbun e tij që me 2 Dhjetor 1992, atëherë, kur Shqipnia u kuadrue nga presidenti Sali Berisha në “Konferencen Islamike”...

Shqipnia e gjysëm miljoni viktima të komunizmit vazhdoi persëri sundimin nga sigurimi i shtetit që per 47 vjet e gjakosi dhe dhunoi me një Gjenocid të panjohun në Europen Lindore!

Po, u harruen edhe krimet e sigurimit të shtetit me bustin e terroristit Sabri Godo!..

Ishte 11 Nandori 1990 që i Madhi Don Simon Jubani, shpartalloi me Ungjillin e Krishtit, perfundimisht prangat e diktaturës në Vorret e Rrëmajit të Shkodres, tue Ringjallë Fenë dhe tue e hapë pa pikë frike Rrugen e Demokracisë në Shqipni, po edhe Ai Hero, vdiq... dhe u harrue!

Erdhi në Shqipni Nanë Tereza, dhe persëriti thanjen e Krishtit: “Dueni armiqët tuej!”, dhe Ajo vetë e para ndezi një qiri tek vorri i luciferrit... “Jo, vllavrasje!” persëriti, sa herë vinte këtu!

Erdhi Papa Gjon Pali II, dhe u ul perballë monumentit Skenderbeut... plot 20 vjet perpara,

Erdhi Ai Burrë, që tha: “Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tem Vëllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashkjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilëve, u sjellë një përshëndetje të përzemërt...Kam ardhë për me i shfaqë çdo shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore...

Të dashtun Vëllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen u asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuaj... Ju keni vuajtë për Kombin Tuaj. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë. Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...Drama e Juaj Shqiptarë të dashtun zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian e asht  e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë.

Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë...Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vëllazën. Kështu, që Feja asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vëllaznim human. Liria  e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës dhe të sektarizmit dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv...

E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun  të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të varfërit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruan mbrenda Saj hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës shqiptare...

Në emnin tand Popull Shqiptar,

po i drejtohëm këtu edhe Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vëllavrasëse të ulta e të pakuptim...” (25 Prill 1993, në Sheshin “Skenderbeu”, Tiranë.)

Nenvizova ata rreshta që Shqiptarët Atdhetarë duhet të mos i harrojnë kurrë!

Ata janë çelsat e “Dyerëve të Europës Demokratike!”që na dhuroi Papa Gjon Pali II.

***

Me daten 23 Qershor 2013...Kryeministri S.Berisha ua dorzoi prap pushtetin komunistëve... me masken “socialiste”...

A nuk asht aktuale prap sot lutja e Nanë Terezës:

“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”..?

Melbourne, 2013.