E premte, 19.04.2024, 01:10 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Rexhep Abazi: Takimi i Tyxhecit 2013

E enjte, 04.07.2013, 07:24 PM


Takimi i Tyxhecit 2013

Edhe kete vit Tyxheci tuboi Gollakun per tu pare me njeri tjetrin se paku nje here ne vit

Shkruan: Prof. Rexhep Abazi, Medvegje

Tubimi i Tyxhecit tani me tradicional dhe sipas nje marreveshjeje te organizueseve ky mbahet te dielen e fundit te mujit qershor. Nuk ka ftese te vecante, por  te gjithe e dine se kete dite kush don mund te shkoj ne kete tubim madheshtor. Duhet cekur se ne kete tubim merr pjese edhe nje numer i madh i shqiptareve te komunes se Medvegjes, te cilet gadi se e llogarisin edhe si te vetin, sidomos ata nga Sfirca e ndare qe nga viti 1878.

E diela e fundit e qershorit te ketij viti ishte nje dite e vreret, me qiell te mbuluar me re te dendura dhe ne mengjes vetem se nuk ia kishte filluar shiu. Kjo ndikoi qe vizitoret ta mesyjne Tyxhecin me hamendje dhe me nje cike vonese. Mirepo, dashti Zoti, qe kjo kohe me fllad beri qe ne oret e pasdites te sjell ketu nje numer shume te madh te njerezve te fshatrave te ketij rajoni.

Ajo qe e madheshtoi kete tubim te ketij viti dhe e beri edhe me interesant ishte prezenca e nje njeriu te ketij vendi, i cili qe ne rinine e hershme i moshes njezete e dy vjecare, ishte detyruar ta leshoj vendlindjen dhe te shkoj ne mergimin e larget e te mundimshem, per tu kthyer ne kete dite me nje ekspozite sa ekstravagante aq edhe te dhimbshme e prekese gje qe edhe me motivoi te shkruaj per kete ngjarje.

Ishte ky z.Asllan Krasniqi, te cilin e lindi nena shqiptare e kesaj treve, e rriti ky vend i bukur dhe pitoresk dhe madheshtor e krenar, por qe nuk pati mundesi ti ofroj siguri dhe hapesire veprimi, andaj ky u detyrua qe ne rirnine e hershme te migroj ne Belgjiken e larget dhe te shijoj shume heret jeten e rende te mergimtarit. Duke qene ne lufte te perhershme me kete jete te rende te mergimtarit, ai kurre nuk e harroi vendlindjen dhe kombin por kudo dhe kahdo qe shkoi i barti ne shpirtin dhe zemren e tij bujare, duke u mundua qe edhe ky te bej dicka te mire per kombin e atdheun. Mbase, kujtoj se beri me shume se qe i kishte mundesite.

 

Nga ky aktivitet ai beri me shume se pesqind mije foto, sidomos nga momentet e vuajtjes se popullit shqiptar, qe nga ditet e shpernguljes per ne Turqi e deri tek egzodi i popullit shqiptar te Kosoves me 1999, qendrimi  neper kampet e refugjateve, kthimi i tyre pas perfundimit te luftes, shpallja e Pavaresise, Njeqindvjetori  i  Shtetit te pare shqiptar e deri ne ditet e sotme.

 

Ekspoziten e tij ai e kishte shpalosur mu ne livadhin e Tyxhecit, nen qiellin e hapur ne nje gjatesi prej njezet metrash ne nje pelhure te mbushur me foto nga momente te ndryshme te vujatjeve te popullit shqiptar te egzodit te viteve 1999, debimin dhe kthyerjen e tyre triumfale ne atdhe.

Ne bisede me te ai  tha se kishte ardhur enkas per ta shpalosur kete ekspozite mu ketu ne vendlindjen e tij te cilen e barti ne shpirtin dhe ne jeten e tij te rende mergimtare.

Ca fjale per jeten dhe vepren e z.Asllan Krasniqit:

"50-vjetori i fotografisë" 1963 – 2013, Asllan Krasniqi,  Fotograf

U lind me 10.10.1945 në fshatin Tyxhec, Kosovë.

Veprimtarinë e tij si fotograf autodidakt, e ka filluar në vitin 1963 duke fotografuar refugjatët e parë kosovarë të cilët, në atë kohë, strehoheshin provizorisht në Maqedoni, për të ikur me pas në Turqi. Në vitin 1966 është diplomuar në kursin për fotografi (gjatë shërbimit ushtarak në Ajdovçina të Sllovenisë). Në vitin 1967 ka emigruar në Belgjikë dhe menjëherë ka vazhduar veprimtarinë me emigracionin e parë shqiptar. Në vitin1969 ka vazhduar me korrespondencë kursin e Artit Fotografik në Paris.

Qysh në vitet 1970, ai vazhdoi aktivitetin e tij si fotograf i pavarur, duke vizituar shumë vende të botës. Vendi i parë ku shkrepi aparati i Krasniqit, ishte Turqia, ku ka fotografuar kryesisht mjediset e refugjatëve shqiptarë. si në Stamboll, Bursë, Inegöl etj., Në vitet 1979, 1985 dhe 1992 ai bën një cikël fotografishe në SHBA: Në New–York, Uashington, (Shtëpinë e Bardhë), Los Anxhelos, Holiwood, Beverli Hils, Santa Monika, Universal Studio, World Disneyland etj, ku ka synuar të trajtoj gjithmonë tema dokumentare, sidomos evenimente historike, artistike dhe kulturore. Më pas ka fotografuar në Paris, Kanë, Monako, Londër, Vjenë, Barcelonë, Bukuresht, Budapest, Varshavë, Venecie, Vatikan etj. Prej vitesh, si fotoreporter i pavarur, ka ndjekur dhe po ndjek nga afër të gjitha veprimtaritë dhe ngjarjet që kanë të bëjnë me Kosovën. "Sa herë që dëgjoja emrin Kosovë, ndodhesha atje"thot ai,: (NATO, në Parlamentin Evropian, në Bruksel, në Luksemburg, në Paris, në Bon, në Londër, në Rambuje, në Hagë, në demonstratat, manifestimet, grevat e urisë, të gjitha i ka fokusuar në objektivin e aparatit të tij; ashtu si edhe shumë personalitete bashkëkohëse qe kanë dhënë kontributin për pavarësinë e Kosovës: (William Walker, Bil Clinton, Kofi Anan, Haviar Solana, Jimi Chee, Olbrait, Toni Bler, Bernard Cuchner, etj). Shqetësimi i përhershëm i Krasniqit ka qenë dhe mbetet pasqyrimi fotografik i çdo gjurme të asaj që ndodh me popullin e tij. Është ndoshta i vetmi fotoreporter shqiptar nga diaspora, i pranishëm ne ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit shqiptar të Kosovës, qe ka shoqëruar rrugën e vuajtjeve dhe të dhimbjes së atyre njerëzve që, me lot e me gjak, po i dëbonin nga trojet e tyre. Nëpërmjet objektivit të aparatit të tij, gjatë periudhës prill – maj – qershor të vitit 1999, e deri në kthimin e tyre në vendlindje, Krasniqi ka fiksuar çaste nga jeta në kampet e refugjatëve në Belgjikë (Morlawelz), në Turqi (Kirklareli), në Shqipëri (Kukës, Durrës, Tiranë), dhe Maqedoni (çegran, Stankovec). Arkivi i tij për eksodin prej më shumë se 15000 fotografish, vazhdoi të pasurohet edhe në muajt gusht e shtator të vitit ‘99, duke pasqyruar të gjitha shkatërrimet e bëra nga okupatori serb, anembanë Kosovës. Me të njëjtin pasion, ka ndjekur edhe fillimin e periudhës së rindërtimit. Në këtë vazhdë, evenimentet e tjera historike, që pasuan njëra tjetrën si ceremonia e funeralit të të paharruarit Ibrahim Rugova, për të ardhur tek dita e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008, ditë të cilën fotografi Krasniqi ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë e përjetoi me shumë emocion duke fiksuar me qindra fotografi të cilat do të mbeten të përjetshme në historinë e popullit shqiptar. Ngjarja e fundit ishte përkujtimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Asllan Krasniqi ka besim të plotë se i gjithë ky reportazh prej mbi 500.000 fotografish i realizuar vullnetarisht, do të mbetet si një dëshmi e gjallë, që askush të mos e harrojë atë që ka ndodhur me popullin shqiptar. Ai ka hapur mbi 30 ekspozita në qytete të ndryshme të Belgjikës, Kosovës, Shqipërisë dhe të Francës  me tema të ndryshme: (Eksodi99, Trojet e shqiponjave, pëllumbi i paqes,Trojet shqiptare pa kufi etj). Asllan Krasniqi është anëtar i Organizatës Botërore te Shtypit Periodik, i Shoqatës se Gazetarëve në Shqipëri, i Shoqatës së Fotografëve “Gjon Mili”, si dhe i Akademisë Evropiane të Arteve

E pergezoj edhe nje here per punen e bere per komb e atdhe. Zoti e shperblefte dhe i dhashte shendet te mire per suksese edhe me te medhaja.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora