E shtune, 20.04.2024, 09:25 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Ismet Azizi: Rinia e Kosovës

E enjte, 04.07.2013, 07:44 PM


Rinia e Kosovës - Me sytë nga e ardhmja, me këmbë në tradita

Shkruan: Ismet Azizi

Rinia e Kosovës - Me sytë nga e ardhmja, me këmbë në tradita është një hulumtim i realizuar në vitin 2012 nga fondacioni Friedrich Ebert dhe nji kompani profesionale  hulumtimesh, IDRA&Consulting.

Fondacioni Fridrich Ebert, duke ndjekur  shembullin e studimeve mbi të rinjët të kryer në Gjermani, po bënë studime  të njejta mbi të rinjtë  edhe në vendet e tjera të Evropës Jug-Lindore.

Nga hulumtimi i kryer nga ky fondacion  mësojmë se për dallim nga shoqëritë tjera evropiane, në rininë Kosovare familja ende ka ndikim të madh në jetën e përditshme të rinisë .

Poashtu për dallim nga rinia evropiane , rinia jonë e shikojnë të ardhmëren e tyre të martuar me familje relativisht të madhe., mandje rreth 60% të tyre dëshirojnë të kenë  tre ose më shum fëmijë dhe të martohen në mes 24 dhe 26 vjeç.

 Të rinjtë në Kosovë  kan besim të plotë tek familja dhe e konsiderojnë institucionin më të besuar, ku njiherit  tregojnë besushmëri të madhe  në drejtuesit fetarë.

Edhe pse , pavarësisht prej problemeve , të rinjtë Kosovarë janë optimist për të ardhmëren e tyre, dhe gati 90% e tyre shpresojnë  se gjërat do të përmirësohen në 10 vitet e arsdhme.  Por, megjithate gati 30% e tyre dëshirojnë të zhvendosen nga vendbanimi i tyre, dhe  55%  e të rinjëve nëse i’u ipet mundësia do të emigronin jasht vendit. Arsyet  për të emigruar përfshijnë : dëshirën për jetë më të mirë, aspiratë për t’u shkolluar dhe mundësi më të madhe  punësimi.

Arsimimi  është vlerë e rëndësishme për të rinjtë Kosovarë. Pjesa dërmuese  mbi 90%  e nxënësëve  të shkollës së mesme planifikojnë  të vazhdojnë shkollimin universitar , tregojnë rezultatet e hulumtimit. Edhe pse  të rinjtë  kan aspirata të mëdha  për arsim, niveli i kënaqësisë  me sistemin aktual të arsimit është relativisht i ulët, dhe rezultatet tregojnë se vetëm 24% janë të knaqur me te, mandje mbi 60 % nëse do t’iu ipet rasti do të studionin jasht vendit. Ata janë shum të vetëdijshëm se fenomeni i blerjes së notave dhe provimeve është shum i përhapur dhe nuk i qon askund.  Kjo është edhe arsyeja  që të rinjtë e intersuar  për të fituar njohuri të duhura , pothuajse gati gjysma e të anketuarëve pohojnë se ndjekin kurse private.

Punësimi është brenga më e madhe e të rinjëve. Shkalla e punësimit është e ulët. Vetëm 32% e të rinjëve  që nuk janë aktualisht në shkollë janë deklaruar se janë të punësuar me kohë të plotë apo të pjesëshme. Hulumtimi ka treguar se të rinjtë  preferojnë administratën publike – 45% e tyre. Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në punësimin e tyre 50% e tyre deklarojnë se  janë  Njohjet/Lidhjet, qoftë ato përsonale apo politike.

Edhe pse nji pjesë e konsiderushme e të rinjëve (56%) shfaqin interesim për  çështje politike, 51% e tyre nuk besojnë se vota e tyre ndikon në mënyrën se si drejtohen institucionet nga qeveria lokale apo qendrore.

Nga hulumtimet e bëra shihet se të rinjtë janë relativisht të hutuar sa i përket bindjeve të tyre politike.Pavarësisht se sa dinë për ( 22% nuk dinë)  apo çfar dinë për se anaojnë nga e Majta apo e Djathta  36% e tyre  zgjedhin pozicionin neutral. Një e keqe edhe më e madhe është se një pjesë e mirë e të rinjëve (64%) nuk ndihen të përfaqësuar në politikë. Dhe në përgjithësi krejt kjo ka ndiku që  besimi tek institucionet të jetë i ulët. Për të rinjtë Kosovarë  institucionet më të besuara janë  Policia, Drejtuesit fetarë dhe deri diku Mediat. Ndërsa më së paku besim kan shfaqur për UNMIK-un, Partitë politike dhe EULEX-in.

Rinia Kosovare edhe pse  shprehet se ndjehet e shqetësuar për Papunësinë dhe Rritjen e Varfërisë, mandej shprehin shqetësim për mundësinë e “Ndarjes së territorit të  Kosovës” , “Ndotjes  së Mjedisit” , megjithate, pavarësisht problemeve të përceptuara janë në përgjithsi optimist për të ardhmëren ekonomike të vendit. Por , kjo ndryshon për të rinjtë serbë  të Kosovës, të cilët shfaqin parashikime të zymta, thuhet në këtë hulumtim. Rinia Kosovare, përkumdër problemeve që po kalon Bashkimi Evropian, e mbështet fuqishëm bashkimin me të. Pjesa dërmuese , 88% mendojnë që Kosova duhet të integrohet në BE, dhe rreth 50% të tyre  shpresojnë se kjo do të ndodhë brenda pesë viteve të ardhshme. Për shumicën e të rinjëve integrimi në BE kuptohet si “ lëvizje e lirë dhe liberalizim i vizave”.

Televizioni, muzika dhe vizita e rrjeteve sociale janë ato të cilat të rinjëve Kosovarë ua merr një pjesë të mirë të kohës. Veqanarisht të rinjtë Kosovar dallohen  me qasje të gjerë në internet dhe  janë përdorues të mëdhenj të rrjeteve sociale po aq sa pran TV-së.

Të rinjtë Kosvarë “ Pamjen e Jashtme”, “Ushqimin e Shëndetshëm” e konsiderojnë si më në modë, duke treguar një qëndrim modern të tyre, konstaton ky hulumtim.

 Të rinjtë  Kosovarë janë të vetëdijshëm  të faktit që gjendja e vendit është akoma e pasigurtë. Për të rinjtë , të gjejnë një punë të sigurtë dhe të kenë një  jetë të siguruar në Kosovë është  shum larg të qenit një mundësi e garantuar. Shum të rinjë joshen nga ideja që ta lënë përkohësisht vendin për një edukim më të mirë dhe një karrierë profesionale në një nga vendet më të zhvilluara Evropiane apo SHBA. Por gjithsesi është e dukshme  që ata janë të lidhur  me vendin e tyre dhe që i përceptojnë rrënjët e tyre familjare si thelbësore Ata  gjithashtu ndihen shum borxhlinj ndaj prindërve të tyre gjë që i bënë të karakterizohen nga të rinjtë tjerë të Evropës. Hulumtimi  vjenë në përfundim se  nga përgjegjjet e tyre  , krijohet përshtypja se sa të paduruar mund të bëhen, nëse zhvillimet  ekonomike dhe politike në Kosovë nuk ecin në mënyrën e shpresuar. Dhashtë zoti që këtë hulumtim ta marrin në duart e tyre përgjegjsit e politikës së sotme dhe ta analizojnë  me vemendje, ndërsa neve  na mbetet  të i faleminderohemi këtij fondacioni për punën e bërë.

Po e përfundoj këtë shkrim me përshkrimin e  një debati të para disa ditëve  të organizuar  nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me temën “Stop Eksodit” i cili u përkrah nga  nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë    ku me këtë rast u tha se dukuria e ikjes së të rinjëve kohëve të fundit sidomos  nga Anamorava, është tepër shqetësuese dhe kërkon hapa praktikë nga institucionet Kosovare për të parandaluar këtë dukuri negative.

Me këtë rast drejtori i fondacionit “Friedrich Erbert”, dr. Ëulf Lapius, tha se liberalizimi i vizave nuk e përmirëson ekonominë. Shumë vende nuk i kanë punët mirë, por nuk kishin ikje të njerëzve. “Ju keni autoudhë e nuk keni sigurim shëndetësor, autoudhat tuaja janë më të shtrenjtat në Evropë. Në Kosovë mund të bëhen politika të drejta ekonomike e sociale. Kosovës i duhen fusha ku mund njerëzit të specializohen e shembuj të mirë për këtë janë vendet baltike”, ka thënë Lapius.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora