E premte, 19.04.2024, 09:20 AM (GMT+1)

Mendime

Lush Palokaj: Thaçit një shpërblim

E enjte, 04.07.2013, 09:05 PM


THACIT NJE SHPERBLIM, NDOSHTA EDHE AI I NOBELIT

Nga Lush Palokaj

Dy kryeministrat ai i Kosoves Hashim Thaci dhe ai i Serbise Ivica Daciq mund te jene fitues,"Karlli i Madh" njeri prej shpeblimeve me te vjetra dhe me te njohura te Evropes perendimore. Kete ide shperblimesh e ka menduar pjesmarresi i dikurshem i partise naciste te Hitlerit. Per kete shperblim do te propozohen nga zavendes kancelari dhe shefi i diplomacise austriake Mihail Shpindelger theksohet ne burime te dhenash austriake e serbe.

Shume aspekte te ketij shperblimi te themeluar ne vitin 1950 jane te kontestueshme. I pari qe ka inicuar kete propozim ka qene tregtari i tekstilit nga Aheni Kurt Fajferi, anetar  i Partise Puntore Nacional-socialiste Hitleriane dhe shef i pese keshillave ideologjike  naciste pergjegjes per "spatrimin racor". Sikurse shume naciste te tjere edhe Fajferi, sipas te gjitha gjasave, shpejte eshte gjendur mire me dredhite e tij ne kohra paqesore dhe me ardhjen e aleateve ka arrite te behet anetar i kuvedit te qytetit te Ahenit. Qytet, ku sipas burimeve historike, ka sunduar dhe eshte vorrosur mbreti fancez Karlli i Madh. Ndoshta per shkak te biografise kompromituese te Fajferit ne faqet elekronike zyrtare te kesaj dekorate shkruan se propozuesi i shperblimit eshte qeverija e qytetit te Ahenit, qytetit me perendimor ne Gjermani.

Sipas gazetes serbe aspekti i prejardhjes morale te fituesve te deritashem te cmimit po ashtu ka disa qe jane problematik. Ne mesin e fituesve te kesaj medalje me figuren e Karllit te Madh jane edhe Bill Klinton, Toni Bler e Havier Sollana te cilet kane qene akteret kryesor te bombardimit te Serbise me 1999. Me kete shperblim eshte stolisur edhe ish sekretari amerikan Henri Kisinxher, perkrahes i luftes ne Vietnam, permbyses dhe likuidues brutal i presidentit cilean Salvador Alende mu ne kohen kur kam qene ne shebim ushtarak Jugosllav, per fat ne Republiken e Sllovenise ne vitin 1973-74. Te gjithe personat e lartepermendur jane problematik sipas gazetes serbe. Ne vitin 2008 kete shperblim e ka fituar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Edhe vet emri i shperblimit eshte i kontestueshem. Historianet thone se masakrimin i 4500 saksoneve ne Verden e ka urdheruar vet Karlli i Madh, ndaj te cilit me vone historia ishte shume mirekuptuese, duke e shpall meritor per bashkimin dhe ngritjen kulturore te Evropes perendimore dhe nje pjese te Evropes lindore qe me pare e pat nenshtruar me shpate.

Javen e kaluar, sic ka lajmruar shefi i diplomacise austriake Shpindeleger, kryeministri serb dhe Kosovar per kete shperblim do te propozohen "per shkak te mareveshjes se suksesshme per normalizimin e maredhenjeve Beograd-Prishtine dhe per arsye te vendimeve te guximshme te ndermarra".

-Daciqi dhe Thaci e meritojne shperblimin e Karllit te Madh - ka porositur Shpindeleger ne forumin Evropian Vahau duke shtuar se "shpirti evropian shpaguhet".

Me paralajmrimin qe e beri funkcionari austriak, qysh tani u vertetuan te dhenat jo zyrtare se Evropa duhet te gjej rastin e pershtatshem per ta shperblyer bashkepunimin e dy kryeministrave te cilet me ndermjetsimin e Brukselit kane arritur mareveshjen, qe veriu i shkeputur nga krahina ku shumica jane serb "tu leshohet ne duar te secesionisteve te Prishtines me aminin e Beogradit" thekson nje gazete serbe.

Madje mediat kane permend edhe mundesine qe Thaci e Daciqi te nominohen per qmimin nobel per paqe. Keto te dhena nuk i kane mohuar as burimet e aferta diplomatike te  sekretarit gjeneral te Keshillit te Evropes Tarbjorn Janglandit i cili kete vit eshte President i Komitetit per ndarjen e cmimeve te Nobelit per paqe.

Veriu nuk ka humbur sot por mu atehere kur kjo parti erdhi dhunshem ne pushtet per ta qeverisur vendin menjehere pas hyrjes se NATO-s. Si "patriot te medhenje", te semuar per pushtet, askuajt s'i ka ra ndermend as per veri as per jug as per lindje, as per perendim te Kosoves. Tregojne njerezit se serbet kan pas marre aq frige te madhe sa qe  nje hu gardhi ka mjaftuar per ta ruajtur veriun e Kosoves. Per ardhjen e nje numri te madh serbesh dhe rebelimin e tyre ne veri fajin duhet hedhur edhe Kushnerit me qendrimin e tij pro serb por fati qe Sarkozi erdhi ne pushtet dhe Kushneri u zbut si krishti i shkive gjeja se tani eshte perkrahes i shqiptareve. Mu gjate asaj kohe, ndonese NATO-ja aty, Ramush Haradinaj vend s'u ka lane shkive nga ana e Pejes.

Jo qe veriu ka mbetur ne duar te seperatisteve te Prishtines sic shkruan nje gazete serbe por sipas kesaj marveshje eshte arritur qellimi serb dhe askush prej shqiptareve as te ndertoj as te shkel ne ate troll pa lejen e serbeve. Veriu, fati qe nuk i ka plotesuar standardet per nje republike si ne Bosnje perndryshe sot da ta kishte ate status sa i perket kembnguljes se partise ne pushtet e cila i ka gjunizuar te gjitha partite opozitare kurse Vetvendosjen ne gracke. Fati, Gjermania nguli kembe perndryshe sot problemi nuk do te ishte i zgjidhur. Kurre nuk ka pasur rast me te arsyeshem per ta futur ne rend dite Presheven me rrethine per te njejtat te drejta me serbet e Kosoves e per kete me se shumti duhet fajsuar opoziten e cila nuk ekziston fare ne Kosove.

Servile opozita ndaj Thacit por me servil Thaqi ndaj Brukselit, e mjere populli qe i ka keta njerez te ardhur ne pushtet me vota te vjedhura. Daciqi dhe diplomacija serbe me merite e ka shperblimin por sic po shifet me te gjitha ato te zeza ndaj popujve tjere ne ish Jugasllavi edhe Evropa gjunjezohet para saj duke e shperblyer bashkpuntorin numer nje te Millosheviqit. Sic po shifet shqiptaret e Kosoves nuk jane viktime por fajsohen sikur serbet. Njefar Xhozefi qe eshte takuar ne Amerike me Vetvendosjen me shume brengoset per shkatrrimin e varrezave serbe se sa per tere shqiptaret qe jane vra nga ana e tyre dhe askush deri sod nuk beri pyetje se pse i done shkiet me shume  se shqiptaret.

Hashim Thaci ka gjasa te medha per ta fituar jo vetem ate te Evropes por edhe shperblimin Nobel duhet ta ndaj me opoziten, por s'e kam te kjarte se pse rrijne ne opozite kur me mire per ta eshte qe ti bashkangjiten partise se Thaqit. Vlera e atij shperblimi eshte: serbet ne veri vendosin vet per fatin e tyre dhe mund ta kene edhe nenshtetesine serbe nese deshirojne, dhe marrin rrogen ne gjysmeshtetin e Kosoves dhe fondin e zhvillimit e kane te vetin. Asnje vendim te asociacionit te tyre nuk mund ta hedh poshte as Kuvendi i Kosoves. Jane keto dy shperblime te ndryshme. E Daciqit per te drejtat serbe qe i ka kaluar caqet e Ahtisarit - fitore e madhe. Dhe ajo e Hashimit per nje humbje te teritorit dhe shpernguljes se popullates nga ajo pjese e per kete Hashimi shperblehet ndoshta per ta ndertuar nje shtepi luksoze ne ate pjese te Kosoves si meritore per at marveshje.

Qysh nga viti 1950 shperblimi nderkombetare "Karlli i Madh" u ipet personave ose institucioneve te cilat kane treguar shpirt evropian dhe kane sjellur mirekuptim ne mes popujve e shteteve ne Kontinentin e vjeter. Shperblimi eshte i vleftes, cek 5000 euro, diploma dhe medalja me stemen e qytetit te Ahenit dhe figuren e Karllit te Madh. Sundimi i Karllit te Madh (742 - 814)kur serbet ende ishin andej Karpateve - lisave, ka te beje me ringjalljen e artit, religjionit e kultures nen ambrellen e Kishes Katolike dhe merret si pararendese e kahmotshme e definicionit te sotem te Evropes Perendimore.



(Vota: 4 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora