E premte, 29.03.2024, 01:34 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Ambasadore, ankoje fajtorin

E merkure, 03.07.2013, 08:02 PM


ZONJA  AMBASADORE,  ANKOJE  FAJTORIN  MANDEJ  DËMTORIN

Nga Dedë Preqi

Kuvendi i Kosovës e ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi, pasi që Lëvizja Vetëvendosje përmes forcave të rendit largohet prej sallës së Kuvendit, e cila e kundërshton këtë marrëveshje me gjitha mjetët e saj, madje edhe duke e tepruar…

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, zonja Jacobson, gjatë hyrjes  në Kuvendin e Kosovës, si e ftuar ajo pengohet nga protestuesit  e Lëvizjes  Vetëvendosje, e cila më vonë ka publikuar lëndimet e marra dhe krahun e saj të mavijosur, duke akuzuar keqbërësit e tillë.

Një ditë pas protestave të Vetëvendosjes, e cila tenton ta pengojë ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Departamenti amerikan i Shtetit reagoj, duke e thirrur në një takim rasti ambasadorin e Kosovës në Uashington, për t’a  sqaruar ngjarjen, e cila ishte e padëshirueshme për të dyja palët

Pothuaj se gjitha mediumet e Kosovës dhe të huaja shkruajnë për një veprim të tillë, apo sjellje që nuk jep shembëll të mirë dhe kulturë të civilizimit  në një vend demokratik, e cila sjellje nuk duhet të lejohet,  apo drejtohet jo vetëm ambasadorës amerikane, por ndaj asnjë përfaqësuesi diplomatik që gjindet në Kosovë.

Kjo ngjarje ka nxitur një debat të thellë në gjitha mediumet dhe në qeverinë e Kosovës, e cila është kritikuar pa rezerva edhe nga partitë tjera, duke ditur se këto veprime nuk janë veprime demokratike në një shoqëri civilizuese dhe një sjellje e tillë ndaj shtetit amerikan është e pa tolerueshme, duke ditur se çka ka bërë Amerika për ta sjellë Kosovën deri këtu ku është sot, prandaj nuk kemi arsye t’ia  kthejmë të mirat në këtë mënyrë…

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë protesta të shumta, duke kundërshtuar çdo marrëveshje që propozohet me shtetin e Serbisë, mirëpo gjestet dhe veprimët e fundit nuk ishin të mënyrës demokratike, ato e kaluan limitin e tyre, të cilat nuk e arsytojnë idenë  me veprimët e tilla  dhe në sallën e Kuvendit, ku pas skandalit me ambasadoren amerikane, mbrenda deputetët e saj në Kuvend uzurpojnë  ulësën e kryekuvendarit, duke penguar proqesin e punës dhe rendin në Kuvend, duke pasë parasysh se Parlamenti, si Institucioni më i lartë i shtetit nuk duron në një mënyrë të shpehët në të, elementi i dhunës, apo sjelljeve jo parlamentare.

Nëse, sipas ligjit të protestave do ti quanim të gjitha protestat legjitime dhe demokratike, atëherë duhet ta njohim edhe ligjin e tyre, që liria mos të shfrytëzohet në mënyrë të ç’thurur të ç‘frenuar, sepse mund të ketë dëmtime dhe shkatërrime të ndryshme, të riparueshme dhe të pa riparueshme, të cilat ndikojnë mbi kurrizin e popullit dhe shtetit.

Gjatë protestës kishte lëndime nga të dyja palët, nga protestuesit dhe nga organet e rendit, dhe shkatërrime të ndryshme të objekteve dhe automjetëve, të cilat e kanë koston koxho të madhe, dhe një praktikë e tillë, më shumë është për një keqardhje, sepse pëveq dëmëve njerëzore dhe materiale, flitët për shtetin e Kosovës dhe të ardhmën e tij.

Lëndimi i zonjës ambasadore nuk ka arsye që të jetë i qëllimshëm, sepse relacionet e popullit të Kosovës dhe shtetit amerikan, gjithmonë janë të konsiderueshme dhe jetike, me një miqësi të qëndrueshme dhe të përhershme, prandaj kërkimfalja e Vetëvendosjes ndaj ambasadorës amerikane, jep një shembëll që duhet respektuar, që flet haptas se një pjesë të qortimit duhet ta bartë edhe qeveria e vendit, e cila duhej të përkujdesej  më herët për sigurimin e njerëzve të tillë dhe çdo qytetari në vend.

Në këtë rast shumë delikat, ka vende të cilat janë zhgënjye me një sjellje të tillë ndaj ambasadorës amerikane, por ka të tilla vende armiq të Kosovës dhe Amerikës, të cilët iu kanë gëzuar këtij rasti, apo një veprimi të tillë.

Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, mund ti ketë prapavijat e veta pozitive, por nuk duhet përjashtuar edhe ato negative, të cilat po rezultojnë edhe sot në pjesën e veriut me sjelljet e vandalëve serb ndaj popullatës shqiptare,  por projektet e kësaj marrëveshje pasi që  janë harmonizuar dhe mbështetë nga BE-ja, dhe SHBA-të, prandaj vendi jonë u beson këtyre partnerëve ndërkombëtar dhe mbështetjes së tyre, edhe pse populli i këtij vendi i ka ende plagët  freskëta dhe të pa shëruara nga „marrëveshjet e mëhershme“ me Serbinë.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora