E shtune, 20.04.2024, 12:24 PM (GMT+1)

Mendime

Qazim Shehu: Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar

E merkure, 03.07.2013, 09:04 PM


KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR SI AKT MADHOR PAJTUES PËR SHQIPTARËT

NGA QAZIM SHEHU

Realiteti socpolitik që përjetoi Shqipëria ,ishte një realitet i një atmosfere të pasigurtë, ku në të shumtën e rasteve dominoi krimi dhe hutia e njerëzve dhe e mekanizmave shtetërore në përballjen e tij.

Jo vetëm kaq,po, në të vërtetë, kjo huti u justifikua me një propagandë në fshehjen e të vërtetave tronditëse të cilat sado  që mbuloheshin dhe zbrisnin në shifrra dhe analiza policie ato mbeteshin të njenjta dhe shqetësuese.Krimi në Shqipëri ka natyra të ndryshme dhe identifikohet në kohëhapësirë në trajta të llojllojshme të shfaqjes së tij.Ai vjen për shkaqe pronësie, sherre banale, indiferencë dhe lënie spontane të tij në vegjetimin dhe shtrirjen që ka në kohë, etj.Komiteti i Pajtimit të Gjaqeve, si një organizëm vullnetar dhe me qëllime fisnike, ka punuar gjithnjë në dobi të paqtimit dhe sjelljes së paqes sociale, në dobi të afrimit të njerëzve dhe sheshimit të kontradiktave me një mision dhe vetëm një të tillë, i cili e zgjeron mundësinë gjithnjë, sa herë që afrohet ndihmë dhe vullnet nga njerëzit.Kuptohet, kjo nuk ka qenë e lehtë, as mbetet e tillë, po të kemi parasysh konfigurimin e relieveve  të krimit, vrasjeve, mundësitë potnciale të ndodhjes së ngjarjeve të rënda ,etj.

Si një organizatë e fuqishme, ky Komite shtrihet në dy mijë e ca fshatra, me misionarë dhe njerëz të përkushtuar, me njerëz që zotërojnë emër dhe kredibilitet në zona ku jetojnë, të zgjedhur nga fusha e kulturës dhe e dijes dhe njëkohësisht me një begraund në rritje.

Gjin Marku, kryetar i këtij Komiteti, thotë se gjatë punës së tij në terren , në ndjekjen e rrugëve të afrimit dhe bisedimit me njerëz , ka vënë re se njerëzit kuptojnë shumë mirë, veçmas kur shfrytëzohet me mjeshtëri sedra, logjika, marrja e fjalës, metoda e bindjes dhhe kur gjendet një gjuhë të arsyetuari përshtat traditave dhe dokeve të vjetra, larg çdo keqkuptimi me këtë rast.Dhe janë pikërisht këta njerëz të cilët, duke qenë mësues nëpër fshatra, intelektualë dhe njerëz të fushës së dijes e zotërojnë këtë gjë më së miri dhe na e afrojnë besueshmërinë e kryerjes së punës.

Po shpesh herë , në rastin e ndodhjes së krimit, vrasjes, policia e harron këtë, madje nga mekanizma të ndryshme të administratës nuk harrohet të bëhët presion dhe të etiketohen njerëz të tillë në forma e mënyra të ndryshme.Ky etiketim, nganjëherë e kalon cakun e sjelljes dhe bëhet i tillë sa të vendosë një barrierë për të mos vepruar më tej.Megallomania që shfaqet në raste të tilla ka dëshmuar se nuk është veçse një ndjenjë e tepërt e panevojshme që nuk i konvenon realitetit dhe nuk përfaqëson një realizëm dhe syçelësi.Një shoqëri varet shumë sa është e shëndetshme dhe si u reziston të këqijave sociale dhe psikologjike, nga organizmat e shoqërisë civile si antitrupa në forcimin e imunitetit shoqëror.

Shoqëria civile e di fort mirë se ku i dhemb shoqërisë,ajo ka kontakte më të afërta me aktorët socialë dhe njëkohësisht di më mirë të gjejë gjuhën me njerëz të cakuar, këto organizma performojnë një sjellje të përditshme që kërkon gjuhën e zbutjes dhe dialogut në mënyrë që krimi të shuhet dhe të mos merren jetë të tjera pas tij.Edhe dikur kanë ekzistuar  Kuvendarët e Maleve, njerëz të urtë e me një barrë mend , të cilët kanë arritur të paqtojnë fise e krahina të ndryshme , sepse i thirrte instikti i vetëmbrojtjes përballë të huajve.Sot jetojmë në kohë të reja moderne, po çuditërisht krimi ka marrë fytyrë të shëmtuar, për shkaqe që dihen, dhe aspak nuk duhet lejuar që kjo fytyrë e tij të bëhet si pikënisje për të kaluar në etiketime dhe përgjithësime të cilat asesi nuk na nderojnë.Nuk na nderojnë vrasjet me pabesi, vrasjet dhe dhunimet e gruas, të çilat janë shfaqje të një veprimi monstruoz, ose vrasjet zinxhir jashtë çdo rregulli, morali dhe kanuni, pavarësisht si kemi dëshirë ne apo media t`i intrepetojë këto.Në këtë hulli, Komiteti i Pajtimit të Gjaqeve ka bërë një punë të madhe dhe të dobishme, me misionarët e tij, punë e cila është vënë në prova të vështira për shkak të një mosdëshire të pajustifikuar të policisë, po njëkohësisht të ngritjes së një tymnaje propagandistike kundër misionarëve të këtij Komiteti.

Ujku, ujku,çakalli bën kërdinë, dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një justifikim, alibi, një farë dekori për tu ndjerë komod brenda parametrave të tua, aty ku ti mendon se je mirë dhe ndihesh rehat me një statuskuo të cilën mendon se të mbron nga e keqja dhe syri i lig.Një nga detyrat profesionale të policisë është bashkëpunimi, skedimi i rrethanave të mundshme për parandalimin e krimit, vrasjeve, përdhunimeve, vjedhjeve,etj.

Dhe kjo nuk mund të bëhet si një fshehje e sekretit profesional, nëse nuk bashkëpunohet me organizma të shoqërisë dhe nuk merret informacioni i duhur, nuk studiohet situata dhe nuk njihet gjendja si në pëllëmbë të dorës.Natyrisht,aty ku është zbatuar kjo është arritur edhe sukses,nuk duhet parë realiteti bardhë e zi, kërkohet një vështrim ndryshe në këtë gjë, po e përgjithshmja është se zakonisht misionarët e pajtimit shihen me indiferencë sikur ata nuk bëjnë asgjë, etj.

Krijimi i urave komunikuese siç u cek edhe më lart, nuk është një çështje rastësore po një domosdoshmëri dhe nevojë që shoqëria shqiptare të bëhet më e qetë, njerëzit të jenë të lirë dhe të pakërcënuar.Para se të jetë dënim ,krimi,duhet të jetë mundësi për ndalim.Dhe kjo nuk duhet t`u faturohet vetëm organeve të policisë, të cilët natyrisht janë të parët dhe e kanë këtë detyrë ligjore përderisa paguhen nga taksapaguesit shqiptarë,por çdo njeriu që lufton në emër të një shoqërie të emancipuar dhe moderne.

Puna e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, ka konsistuar pikërisht në këtë gjë, edhe pse shumëherë e ka ndjerë një pengesë dhe etiketim fyes nga persona të veshur me pushtet dhe një farë droje të tyre për bashkëpunim.Kjo punë u është ofruar gjithnjë si bashkëpunim efiçent strukturave të pushtetit lokal, strukturave të policisë, gjihnjë duke e ofruar ndihmën me qëllimin fisnik në mbrojtje të jetëve njerëzore.Atëhere pse u dashka të kalohet në etiketime politike, fyese dhe në një farë tymnaje dizinformuese kundër Komitetit?Faktorët politikë harrojnë se jeta shoqërore, civile, është shumë më gjërë se sfera e interesave të tyre që përcaktohet nga rrymat dhe klanet mafioze, aq sa, herë herë të shkon ndërmend se politikës i intereson një situatë e tillë, po kjo nuk është veçse një hamendësim , veçse këtu të çon shpesh kjo mënyrë e vlerësimit të krimit dhe grafikët e tij të rritjes në shifra alarmante.

Kjo trysni shfaqet në format që përmendëm më lart, po njëkohësisht edhe në heshtjen çaktivizuese ,apo denigrimin e padrejtë të faktorëve që bëjnë të mundur dhe mundohen të gjallërojnë një mendim se në shoqërinë tonë mund të sundojë siguria dhe paqja, nëse gjenden urat e kominikimit, nëse mësohet mirë gjuha e depërtimit me arsye drejt mendjes njerëzore, nëse shkohet drejt dijes kulturës dhe organizmat e shoqërisë,shtetërorë dhe civilë, nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, përkundrazi marrin dhe japin me njëra tjetrën ,sidomos kur punohet për një qëllim të caktur mbrojtjen e çdo jete njerëzore.Mbështetja tek puna me njerëzit, funksionimi i traditës së vjetër jo si nostalgji,po në treguesit e saj më të mirë siç është burrëra dhe besa, respektimi i fjalës, jo si kusht po si vlerë shpirtërore dhe mundësi për tu mbajtur rreth vlerës së saj dhe detyrimisht pastaj për tu respektuar për shkak të dhënies së saj,janë disa pika orientues të këtij Komiteti, thotë Gjin Marku,kjo mundësi nuk është gjithçka, por po bën të mundur sjelljen e një eksperience dhe grumbullimn e një përvoje pozitive prej nga nxirren mësime të mira dhe po punohet për evidentimin e këtyre vlerave, jo si arsye për të marrë merita as për vetëvlerësime euforike, por më tepër për të parë vazhdimin e punës në të ardhmen, në mënyrë që të shkohet drejt objektivave të arritshëm, aq të nevojshme për një shoqëri që synon të kapë standartet e BE-së.Natyrisht, çdo organizëm i shqoqërisë civile do bëjë punën e tij, ashtu siç është detyrë e çdo instance shtetërore ta përkrahë atë në maksimumin e mundshëm, dhe jo t`i fusë ferra nëpër këmbë, siç ndodhi me ekipin që po ikën për shkak të diferencave elektorale.

Stërkëmbshat administrative, të dukshme dhe të padukshme, u përkasin më tepër atyre ekipeve me një mentalitet të vjetër që kërkojnë të kufizohen brenda gardheve të ngushta të egoizmit dhe mungesës së dëshirës.Prandaj dhe populli të ndëshkon.Situata e qetësisë në vend nuk ishte dhe as mbetet e qetë.Edhe sot, pas njëzet e ca viteve demokraci, kur njeriu duhet të provojë hapjen e vlerave dhe sendërtimin real të yre në kufij të prekshëm,po ndodh ende që ka shumë njerëz që i tremben gjakmarrjes,hakmarrjes dhe hijes së krimit.

Prandaj, është e arsyeshme që tremijë misionarë të pajtimit, përkrahin një frymë të ,re frymën e ndërtimit të urave të komunikimit dhe bashkërendimit të punëve në dobi të prosperitetit social, mirëqenies, lirisë së individit dhe statusit social të mirëpërcaktuar.Sepse,si është e mundur që ende sot , njerëz të ngujuar ngurrojnë të votojnë , apo krimi ende shetit i lirë dhe gjuan momente të favorshme për t`u realizuar?Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, si një organizëm i fuqishëm me ide dhe programe të përcaktuara e ka të qartë se gjërat s`mund të rrijnë në vend, as duhet të ndodhë kështu,por njëkohësisht ai shpreson dhe pret hapjen e një epoke të re, ku instancat shtetërore jo vetëm të mos pengojnë organizmat e shoqërisë civile, por të kërkojnë ndihmë prej tyre dhe t`i falenderojnë ato. Sepse, tek e fundit, qëllimi mbetet një dhe vetëm një i tillë:forcimi i klimës së besimit dhe reduktimi i krimit.Komiteti I Pajtimit Mbarëkombëtar, përbën në vetvete një traditë të vyer, trashëguar nga shekujt dhe e sjellë në ditët e sotme me platform të reja, të cilat synojnë çuarjen para të këtyre traditave , fleksibilitetin dhe pranimin e ideve dhe përvojave,evidentimin e halleve dhe problemin e njerëzve, ndërhyrjen me maturi në to, gjithnjë duke ofruar ndihmë dhe duke kordinuar një veprimtari që synon shërimin e plagëve, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse njolla të një turpi mesjetar.Në këtë pikëpamje ky Komitet është një Akt i Madh Pajtimi,i cili ka si domethënie harmoninë dhe shuarjen e mërive dhe shembjen e kufijve të frikës.Ky akt,është kundër çdo ndarje krahinore, kundër çdo etiketimi,ai mbetet madhor vetëm duke sendërtuar një ëndërr:liritë vëllazërore mes shqiptarëve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora