E premte, 19.04.2024, 06:46 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Rama, kujdes per kthimin e pronave

E merkure, 03.07.2013, 07:44 PM


Rama, kujdes dhe vemendje per kthimin e pronave

Nga Zenel Çeliku

Kthimi dhe kompensimi i pronave,është kusht dhe kërkesë parësore nga faktori ndërkombëtar për Qeverinë Rama,që do të thotë se,qeveria e ardhshme duhet të jetë shumë e vëmëndshme për cështjen e pronave.Më 23 Qershor,Rama dhe Meta janë votuar në mirbesim në shumicë dërmuese,dhe kjo mund të përkthehet se populli pret që maxhorancë e re në Shtator,të jetë shumë e kujdesshme dhe e vëmëndshme ndaj problemeve madhore që ka sot shoqëria.Një problem I madh I cili është kthyer në kancer për shoqërinë tonë,është prona e cila është grabitur,vjedhur dhe pushtuar nga provincialët të cilët kanë ardhur në mënyrë fare të pa studjuar në Tiranë.Një nga gabimet e ndjeshme të Qeverisë Berisha e cila u dënua me votë kundër,është zvarritja dhe MOSKTHIMI I pronës tek I zoti,gjë që ka penguar shumë investitoët e huaj.Paradoksi I MOSKTHIMIT të pronës qëndron tek administrata injorante dhe provincial që është punësuar në Agjencinë e Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave (AKKP),të cilët me koshiencë shkelin Ligjin dhe nuk kanë dëshirë të kthejnë pronën tek I zoti,sepse atyre ju duket se po kthejnë dhe po japin dicka nga xhemi I tyre.Ata,që shumica e tyre janë të ardhur,me qëlllim e pengojnë kthimin e pronave që kumunizmi ua grabiti njerëzve të ndershëm.Ata me qëllim  dërgojnë qytetarët nëpër gjykata që kthimi I pronave të jetë një proces shumë I vështirë.Ata si dashakeqash me vetëdije të plotë për të zvaritur pa fundësisht procesin e kthimit të pronave,i dergojnë cështjet e pronave tek Avukatura e Shtetit,e cila ka detyrimin ligjor të padisë pronarët e vërtetë nëpër gjykata,kjo vetëm e vetëm për të mërzitur dhe zvaritur procesin në fjalë.Po ti referohemi Qeverise Berisha,shumë herë është thënë se do të kthejmë pronat tek I zoti,a thua se qeveria po fal dhe po bën bamirësi me pronat e pronarëve të vërtetë.Ne fakt,Qeveria ka falur dhe ka bërë bamiësi për të ardhurit ne Tiranë,të cilëve u dha të drejtën e pronësisë edhe pse kanë grabitur dhe pushtuar mijëra hektar toka të ish pronarëve.Duke mos dashur të zgjatemi për cështjen e MOSKTHIMIT të pronava në këto vite,tashme duhet ti bëjmë një apel Kryeministrit të ardhshëm-Edi Rama,që të bëjë shumë kujdes dhe shumë vëmëndje për të mbajtur premtimin e kthimit të pronës tek I zoti,dhe të mos zvarritet ky proces në pafundësi,duke u dhënë mundësi njerëzve me pushtet që të abuzojnë me pronat e pronarëve të vërtetë,ashtu sic është bërë deri më tani.

Z.Rama,Ju në programin tuaj keni theksuar se do të marrë fund kalvari I vështirësive,I zvaritjeve dhe I abuzimve për kthimin e pronave tek pronari I vërtetë.Jemi koshient se ndërtimet pa leje duhet të legalizohen,sepse tashmë janë një numër I madh familjesh që kanë ardhur nga zonat rurale që janë përqëndruar në Tiranë,por një gjë duhet të kenë të qartë grabitqarët e tokave,se prona domosdo do të shkojë tek I zoti.Në këtë mënyrë ju mundet të fitoni kurorën e mirënjohjes dhe të respektit,I cili do te konvertohet me votë pas 4 vitesh.Ju Z.Rama,duhet të spastroni AKKP nga administrata provincial.Cfar do ti kërkojmë Drejtorit të AKKP për shpjetimin e procesit të kthimit të pronave,kur Z.Peka në administratën e trashëguar nga paraardhësi,e ka të mbushur me njerez apsolutisht të paaftë.Sado kërkues të jetë Drejtori I AKKP,nuk mundet të hecë me hapin e kërkesave,sepse pjesa më e madhe e administratës së tij,është fare e pa aftë dhe shkelës të ligjit me koshiencë.Z.Rama,Ju jeni I angazhuar personalisht për legalizimin e ndërtimeve paleje,por do të jetë në nderin dhe autoritetin tuaj që të merreni personalisht edhe për kthimin e pronave tek I zoti.Z.Rama,duke bashkëbiseduar me specialist të mirfilltë të kësaj fushe të cilët prej vitesh janë flakur nga administrata e AKKP,do të jetë shumë me interes,që të shikoni  mundësinë e një referome shumë efikase në AKKP.Specialistët thone se do të jetë shumë më mirë,shumë më productiv procesi I kthimit dhe komensimit të pronave,nëse ky proces do të organizohet ose në rrang Qarku,ose në cdo komunë dhe në cdo qytet të ketë Komision për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.Kështu,përgjegjësia do të jetë shumë më e madhe,dhe abuzimet do të eliminohet pothuajse fare.Po kështu duhet të veprohet edhe me hipotekat,gjë të cilën Berisha e programoi  nëse do të vijonte qeverisjen e tij.Në këtë mënyrë,nuk do të ketë kalvar zvaritjesh të qëllimta për MOSKTHIMIN e pronave tek I zoti.Duke mendua se ky shqeësim I madh shoqeror do të dëgjohet dhe do të trokase fort në vëmëndjen tuaj-Z.Rama,le të besojmë se  kjo maskaradë,kjo histori e hidhur do të marrë fund një herë e mirë,gjithnjë në mirbesimin e votës që Ju keni marrëmë 23 Qershor.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora